Connect with Us

Si t’i mbrojmë institucionet tona demokratike nga sulmet e Rusisë dhe Kinës?

Blog

Si t’i mbrojmë institucionet tona demokratike nga sulmet e Rusisë dhe Kinës?

Publikuar

-

Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”

* Në fillim e pamë si një problem të vogël. Tani e shohim si shumë të madh. Ky vlerësim, është në thelbin e shumë analizave perëndimore, mbi kërcënimin që na vjen nga Rusia. Në vitet 1990, marrëdhëniet e vështira me Rusinë u konsideruan si raste të izoluara, me gjasë si rezultat i keqkuptimeve apo i gabimeve jo dashakeqe.

Në këtë prizëm mund të shpjegohet konflikti mbi Jugosllavinë, apo sjellja e keqe në Krime dhe shtetet balltike. Nganjëherë problemi ishte propaganda, dhe ndonjëherë shantazhi përmes furnizimit me energji, dhe në raste të tjera sherret e ndryshme diplomatike.

Askush nuk donte ta pranonte që Rusia – edhe pse nën udhëheqjen gjoja demokratike dhe miqësore të Boris Jelcinit – po bëhej një problem serioz dhe sistematik. Tashmë gjërat kanë ndryshuar. Termi në modë “luftë hibride” dhe “doktrina Gerasimov”, u kanë dhënë shumë vendimarrësve perëndimorë një kuptim më të gjerë të asaj çfarë po bën realisht Kremlini.

Synimi i tij është përçarja dhe sundimi, nxitja e polarizimit brenda vendeve perëndimore dhe dobësimi i aleancave dhe strukturave shumëpalëshe. Arsenali i mjeteve të përdorura, është kompleks dhe i fuqishëm, duke nisur nga përdorimi i parave të pista dhe frikësimi, deri tek ndikuesit e fuqisë së butë, sikurse është Kisha Ortodokse Ruse.

Nëse fokusohemi tek dezinformimi (ose “lajmet e rreme”), rrezikojmë që të merreni vetëm me pjesën më të dukshme të problemit, por jo me pjesën më të rëndësishme të tij. Çfarë kuptimi ka të hedhim poshtë “fake neës” dhe të verifikojmë faktet, kur platformat e teknologjisë vazhdojnë t’i lejojnë armiqtë tanë që ta furnizojnë publikun me thashetheme dhe gënjeshtra?

Çdo përpjekje për t’iu kundërvënë kësaj dukurie në një nivel kombëtar, do të jetë e vështirë. Sigurisht, përgjigja është bashkëpunimi ndërkombëtar. Kjo është e vërtetë. Por kjo të çon me lehtësi tek disfatizmi. Zgjidhjet janë të shumta, dhe aq të largëta, sa ne na duket sikur ndjehemi të pafuqishëm.

Ndërkohë, Rusia dhe Kina vazhdojnë të shkatërrojnë shoqëritë, institucionet dhe aleancat tona.

E hasa këtë gjë edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih në mesin e këtij muaji, kur prezantova raportin mbi përballimin e sulmeve të “fuqisë së ashpër” ndaj demokracisë.

LEXO EDHE:  A duhet "mini-Shengen Ballkanik", kur ekziston Procesi i Berlinit apo CEFTA?

Unë kisha disa ide specifike praktike, se si ta mbrojmë sistemin tonë të informacionit. Por shumë njerëz në audience, menduan se po synoja shumë pak. A është vërtet çështja thelbësore vetëm disiplinimi i Facebook? Përgjigja ime është se duhet t’i bëjmë që të dyja.

Natyrisht, ne kemi nevojë për një reagim të një niveli të lartë. Dhe kjo ndodh ngadalë, madje edhe kur flasim për një efekt parandalues. Ndërkohë, duhet të ndërmarrim hapa specifikë kudo që të kemi mundësi, madje edhe në nivelin më mikro.

Për shembull, nxjerrja në pah e sulmeve të informacionit sa herë që ato ndodhin, paralajmërojnë njerëzit e tjerë dhe ndihmojnë që sulme të tilla të jenë më pak efektive herën tjetër. Vendosja e standardeve për praktikën e mirë, u jep të tjerëve shembuj që mund të kopjohen.

Shihni për shembull Finlandën. Pesë milionë finlandezë, nuk mund të përballojnë dot të vetëm Rusisë (edhe pse bënë mjaft mirë në vitet 1939-1940). Por përsosmëria e tyre në fushën e mbrojtës dhe sigurisë, meriton të kopjohet. Ata mbrojnë gjithçka – nga gazetarët, akademikët dhe të tjerët jashtë qeverisë, që mund të jenë viktima të veprimtarisë armiqësore.

Ata ndërtojnë kohezion në elitën e tyre me Kurset e Mbrojtjes Kombëtare, të cilat bëjnë bashkë njerëz nga qeveria, sektori privat dhe shoqëria civile. Aftësia e tyre ushtarake, përfshin raketat me rreze të gjatë, artilerinë e rëndë, dhe mobilizimin më të shpejtë në Evropë:një parandalues ​​i madh për çdo agresor.

Ata mësojnë në shkolla, sesi të orientohen me mediat dhe lajmin. Këto masa nuk janë veçanërisht të kushtueshme apo të diskutueshme. Ato pasqyrojnë vullnetin politik, dhe një kulturë të mirë-zhvilluar të sigurisë.

Finlandezët e vlerësojnë problemin e madh (fqinji i tyre i madh), por ndërkohë e zbërthejnë atë në probleme më të vogla, dhe më pas gjejnë zgjidhje për to. Kur është fjala për mbrojtjen, ata preferojnë me zgjuarsi të mbajnë një profil të ulët. Por kjo nuk është arsye, që të tjerët të mos i kopjojnë./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Çfarë është “viti i brishtë”, dhe nga se shkaktohet ai

Publikuar

-

Nga

29 shkurti, që qëllon këtë vit ditën e shtunë, njihet si Dita e Kapërcimit (Leap Day). Por ai nuk ndodh çdo 4 vjet siç mendojnë shumica, dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme në ruajtjen e kalendarit tonë. Pa një ditë të tillë, fizika e planetit Tokë, do të bënte që stinët të zhvendoseshin jashtë fazës së kalendarin tonë vjetor, dhe ekuinokset dhe solsticet të zhvendosshin në kohë me nëpër ditë, muaj dhe stinë.

Dita nuk është tamam 24- orëshe

Lëvizja e Tokës ka dy pjesë themelore:lëvizjen rrotulluese rreth boshtit të vet, dhe atë rreth Diellit. Ne mendojmë se rrotulli i Tokës rreth vetes zgjat 24 orë. Në fakt, nuk është saktëssiht kështu. Nëse Toka do të ishte plotësisht e palëvizshme, duke mbetur në të njëjtin pozicion, atëherë një rrotullim i plotë 360° do të barazohej me 1 ditë.
Por ai rotullim nuk është një ditë, por disi më pak. Tokës i duhen vetëm 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda për t’u rotulluar rreth vetes 360°. Por për shkak se Toka lëviz nëpër hapësirë në orbitën e saj përreth Diellit, duhet të rrotullohet pak më shumë për ta pozicionuar Diellin në të njëjtin vendndodhje si një ditë më parë. Kjo lëvizje shtesë, është ajo që bën ditën mesatarisht 24 orë.

Disa ditë, janë në fakt më të gjata se të tjerat

A keni menduar ndonjëherë përse lindja e hershme e diellit dhe perëndimi i tij, nuk ndodhin në solsticin e verës, dhe pse agimi dhe perëndimi i hershëm i diellit, nuk përputhen me solsticin e dimrit? Kjo është për shkak se Toka rrotullohet nga Dielli në formën e një elipsi, që do të thotë se kur Toka është më pranë Diellit (perihelion) ajo lëviz me shpejtësinë e saj normale, dhe kur është më larg Diellit (apelion), lëviz më ngadalë.
Rrotullimi i Tokës rreth Diellit, nuk është saktësisht një vit kalendarik. Në astronomi, kjo është ajo që ne e quajmë një vit anësor, pra sasinë e kohës që i duhet Tokës për t’u rikthyer në të njëjtin pozicion relative, që kishte më herët në raport me Diellin. Por një vit i brishtë, nuk është i njëjtë me vit kalendar (i njohur edhe si një vit tropikal).
Dallimi midis një viti anësor dhe një viti tropikal është i vogël, vetëm rreth 20 minuta. Por kjo do të thotë që një vit kalendarik, është në fakt 20 minuta më i shkurtër se një rrotullim i plotë rreth Diellit.

Numër i pabarabartë ditësh në një vit

Me një llogaritje të thjeshtë do të arrini në përfundimin se një 1 vit ka 365.2 ditë. Por kjo shifër nuk është e njëjtë çdo vit. Por të kishte çdo vit 365 ditë, do të duhej vetën një shekull që kalendari ynë të shfazohej me 1 muaj plotë.
Nëse vendosim një Ditë të Kapërcimit çdo katër vjet, do të llogarisim vitin me 365.25 ditë, çka i afrohet shumë realitetit. Dhe kjo është ajo që bënte edhe Kalendari i vjetër Julian, që ne ndoqëm për 1.600 vjet. Nga fundi i viteve 1500, ky ndryshim ishte aq i dukshëm (kalendari ynë ishte i kapërcyer me rreth 10 ditë shumë), sa që kalendari duhej që të rishikohej.
Në Itali, Poloni, Spanjë dhe Portugali, datat 5-14 tetor në vitin 1582, nuk kanë ekzistuar kurrë. Vende të tjera i kaluan ato 10 ditë në një datë të mëvonshme. Isak Njutoni që lindi në ditën e Krishtëlindjes në Angli, vetëm sepse anglezët nuk i kishin kapërcyer ato data deri në vitin 1642 . Diku tjetër në botë, Njutoni konsiderohet se ka lindur më 4 Janar 1643.

LEXO EDHE:  “Numri magjik” i Danbar/ Ja pse një njeri mund të ketë realisht vetëm 150 miq të afërt

LEXO EDHE:  Estoni/Mbahen zgjedhjet parlamentare nën hijen e Rusisë

Pse kalendari gregorian është më i saktë

Kalendari Gregorian i përcakton shumë mirë Ditët e Kërcimit. Çdo vit që përmban datën 29 shkurt, quhet një vit i brishtë. Çdo vit që është i pjestueshëm me 100 por jo me 400, nuk mund quhet një vit i brishtë. Pra vitet 2004, 2008, 2012, 2016, 2020, etj, që të gjitha janë vite të brishta, pasi pjesëtoheb me 4.
Por nëse viti shënon fillimin e një shekulli rë ri, është vetëm një vit i brishtë, nëse është i pjesëtueshëm me 400. Viti 2000 ishte vit i brishtë, por viti 1900 nuk ishte, dhe as 2100 nuk do të jetë. Thënë këto, miratimi i kalendarit Gregorian na jep 365.2 ditë në vit, çka do të thotë se ne nuk do të kemi asnjë ditë të vetme më shumë deri sa të kalojnë më shumë se 3.200 vjet, kur mund të na duhet t’i shtojmë një ditë tjetër shkurtit.

Pse duhet të ndryshojmë në të ardhmen kalendarin

Nëse gjithçka do të ishte konstante – shkalla e rrotullimit të Tokës rreth Diellit, kalendari gregorian do të ishte praktikisht i përsosur, por vetëm tani. Sa herë që ndodh një tërmet i fuqishëm, shkalla e rrotullimit të Tokës rreth vetes dhe Diellit përshpejtohet.
Por ky efekt, bie ndesh me efektet gravitacionale të Diellit dhe Hënës ndaj Tokë, të cilat na ngadalësojnë. Efekti i ngadalësimit njihet si frenim i baticës, dhe të orës mesatarisht 14 mikrosekondave në vit. Kjo mund të duket e papërfillshme, por me kalimin e kohës është e konsiderueshme.
620 milion vjet më parë, dita në Tokë ishte më pak 22 orë, çka do të thotë se kur u formua Toka për herë të parë, dita ishte e gjatë vetëm 6-8 orë. Me kalimin e kohës, do të na duhen më pak ditë për të përfunduar një vit tropikal. Ndërkohë është llogaritur që pas 4 milionë vjetsh, Ditët e Kërcimit do të jenë të panevojshme./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Në Perëndim, Rusia mbështet kaosin, dhe jo kandidatët

Publikuar

-

Nga

Nga Genadi Rudkevich “The Moscow Times”

Një ditë para se votuesit demokratë të merrnin pjesë në garën brendapartiake në Nevada, media publikoi raporte mbi një përpjekje të bashkërenduar të Rusisë, për të ndihmuar si Berni Sanders ashtu edhe Donald Trumpin në fushatat e tyre presidenciale.

Kundërshtarët demokratë të Sanders, e morën këtë si një shenjë të interesit të përbashkët midis Rusisë dhe socialistit radikal. Vetë Sanders denoncoi me shpejtësi veprimet e Rusisë, duke ia atribuar atyre një përpjekjeje ruse për të përçarë publikun amerikan.

Ndërsa historia e fundit e fushatave dezinformuese ruse në Perëndim, e mbështet kundërshtimin e senatorit, pikëpamjet e tij anti-establishment ka të ngjarë të kenë luajtur një rol në vendimin e Rusisë për të mbështetur fushatën e Sanders. Mashtruesit rusë dhe udhëheqësit e mendimit pro-rus, e përkrahën Trumpin në fushatën e tij presidenciale për vitin 2016.

Ata ndihmuan ndërkohë edhe fushatën e Brexit; mbështetën pavarësinë e Katalonjës në Spanjë; lëvizjen Pesë Yjet dhe Lega në Itali, AfD në Gjermani dhe Lë Penin në Francë. Në fillim ata mbështetën Tulsi Gabard në garën midis demokratëve. Ajo që kanë të përbashkët të gjitha lëvizjet që ndihmohen nga mediat sociale ruse, nuk janë pozicionet e tyre pro-ruse, por kundërshtimi i tyre ndaj establishmentit.

Rusia përkrah politikanët perëndimore anti-establishment për 3 arsye kryesore. Së pari, Perëndimi është ende kundërshtari kryesor për shumicën e elitës ruse, ndonëse nuk është më

një kërcënim ekzistencial. Është kjo arsyeja, pse ndërhyrja ruse mbetet me kosto të ulët, dhe e mohueshme.

Elitat ruse, e kanë bindur veten se establishmenti perëndimor është në thelb rusofob. Ndaj çdo lëvizje anti-establishment, shihet automatikisht si e preferueshme ndaj ruajtjes së statuskuosë. Si Trump ashtu edhe Sanders e përmbushin këtë kriter. Trump ka përsëritur rregullisht akuzat kundër ‘shtetit të thellë” (deep state), ndërsa Sanders ka bërë dhe bën të njëjtën gjë kundër establishmentit të Partisë Demokratike.

Së dyti, dobësimi i establishmentit perëndimor, ofron një bonus në dobësimin e Perëndimit në përgjithësi, dhe kësisoj të gatishmërisë së tij për t’u përballur me Rusinë. Shumë grupime perëndimore anti-establishmentit, janë kundër institucioneve kryesore perëndimore, veçanërisht NATO -s dhe BE-së.

Modeli i vendimmarrjes me bazë konsensusin brenda këtyre institucioneve, nënkupton që edhe një pjesë e vogël e qeverive anti-establishment, mund të dëmtojnë qasjen e përbashkët kundër Rusisë. Në këtë drejtim, Sanders nuk ka dëshmuar të njëjtën prirje për të sulmuar institucionet perëndimore, sikurse ka bërë Trump gjatë 3 viteve të fundit.

LEXO EDHE:  A duhet “mini-Shengen Ballkanik”, kur ekziston Procesi i Berlinit apo CEFTA?

LEXO EDHE:  Estoni/Mbahen zgjedhjet parlamentare nën hijen e Rusisë

Gjithsesi, nuk ka pse të jetë në fuqi një lëvizje anti-establishment, që Rusia të mund të përfitojë. Sherret e brendshme, e bëjnë të pamundur që politikanët perëndimorë të përqendrohen tek kërcënimi rus. Elitat politike në Amerikë po përplasen kundër Trump, ato në Britani po debatojnë mbi Brexit, ndërsa në Spanjë mbi pavarësinë e Katalonjës.

Kaosi shihet si pozitiv në vetvete, pasi i jep Rusisë dorë më të lirë në politikën e saj të jashtme. Një presidencë e Berni Sanders, apo edhe një nominim demokratik, garanton se SHBA-ja do të mbetet e zënë me konfliktet e brendshme.

Së treti, spektakli i politikanëve perëndimorë, që e kritikojnë cilësinë e zgjedhjeve në vendet e tyre dhe institucionet politike, e ndihmon regjimin e Putinit ta pikturojë demokracinë si një sistem qeverisjeje thellësisht të gabuar, të paqëndrueshëm dhe të padëshirueshëm.

Mediat ruse, raportojnë me gëzim mbi çdo shkelje të pretenduar nga institucionet perëndimore, çdo pretendim mbi manipulimin e zgjedhjeve, dhe çdo pretendim sipas së cilës elitat janë duke komplotuar kundër njeriut të zakonshëm. Për sa kohë që populli rus e sheh demokracinë në Perëndim si një dështim, ai do të ketë pritshmëri më të ulëta ndaj qeverinë ruse, dhe do ta shohë me dyshim ekstrem demokracinë që premtohet në vend.

Një fushatë e suksesshme Sanders, është në interesin e Rusinë dhe mbështetësve të saj. Sanders kundërshton dhe kundërshtohet nga establishmenti politik amerikan, përfshirë edhe atë të partisë së tij. Socializmi demokratik i vetëshpallur i Sandersit, është në krye të axhendës politike në SHBA, duke e zhvendosur debatin mbi nevojën e Amerikës për t’u rikthyer rolin e saj si udhëheqës globale, ose për të sfiduar Rusinë në Lindjen e Mesme, Afrikë ose afër kufijve të saj.

Edhe një humbje e Sandersit, do të portretizohej një lëvizje anti-establishment, si një aktakuzë ndaj demokracisë. Se sa do të përfitonte nga një presidencë e Sandersit Rusia, kjo është një çështje që ha debat. Sanders do që të luftojë kleptokracinë globale – një sfidë kryesore për politikën e jashtme të Rusisë. Për më tepër, ai gëzon mbështetjen e rivalit politik të Putinit, Aleksei Navalni. Por aftësia për të promovuar kaos, ka të ngjarë që t’i tejkalojë këto shqetësime./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse 2020-ta, është vendimtare për Perëndimin dhe rendin e tij liberal

Publikuar

-

Nga

Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”

* Viti 2020 sapo ka hyrë, por rëndësia e tij historike është tashmë mëse e qartë. Të paktën për sa i përket Perëndimit, ngjarjet e parashikueshme muajt e ardhshëm do të kenë një ndikim dhe vendimtar për të ardhmen. Momenti i së vërtetës do jetë më 3 nëntor 2020, kur votuesit në Shtetet e Bashkuara do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit.

Sigurisht, zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë qenë gjithmonë të rëndësishme për botën, pasi ato përcaktojnë se kush do ta udhëheqë vendin më të fuqishëm në botë për 4 vitet e ardhshme. Por këtë here, në lojë janë shumë gjëra. Rizgjedhja e Presidentit Donald Trump, mund të parathotë fundin e rendit botëror liberal, dhe sistemit të aleancave që Amerika ka mbështetur që nga vitet 1940.

Duke u distancuar nga tradita e udhëheqjes globale të Amerikës, Trump favorizon një nacionalizëm dritëshkurtër, teksa ka treguar pak vetëpërmbajtje në dëmtimin e demokracisë amerikane, jo vetëm duke sfiduar ndarjen e pushteteve, por dhe institucionet e tjera thelbësore. Nëse Trump do të fitojë në nëntor, ai do të ketë një mandat për të vazhduar në këtë rrugë edhe për 4 vjet të tjerë.

Mos harroni:ka një ndryshim të madh nëse Trump është në detyrë për 8 vjet, dhe jo vetëm për 4 vjet. Përveç amerikanëve, evropianët do të ishin të parët që do të ndienin pasojat e një mandati të dytë të Trumpit. Fakt është që Evropa mbetet e varur nga SHBA-ja, si ekonomikisht ashtu edhe për sigurinë e saj.

Kjo varësi është një trashëgimi e shekullit XX-të, me 2 luftërat e tij botërore dhe Luftën e Ftohtë. Kur Trump u zgjodh president në vitin 2016, gati të gjithë brenda dhe jashtë SHBA, u kapën në befasi. Në vitin 2020, askush nuk do të bëjë sërish të njëjtin gabim.

Por, askush nuk mund të pretendojë se nuk e di se çfarë vjen me Trumpin. Nëse Trump rizgjidhet në detyrë, ka shumë të ngjarë që ai të sillet edhe më radikalisht. Por pavarësisht pasojave të saj katastrofike, ideja e një “mandati të dytë të Trump”, nuk e ka tronditur Bashkimin Evropian nga zakoni i tij për t’u marrë si zakonisht me punët e veta.

Zyrtarët e BE-së, janë duke negociuar termat e buxhetit të ardhshëm 7-vjeçar prej 1 trilionë eurosh. Një pjesë e debateve, sillen rreth një beteje të re mbi ndarjen e fondeve rajonale dhe të politikës bujqësore të përbashkët (CAP) pas Brexit. Presidenca e Trump, ka qenë një faktor i papërfillshëm në proces.

Dhe megjithëse një strategji për të arritur sovranitetin e Evropës nga SHBA, do të kërkonte domosdoshmërisht angazhime të reja financiare, kjo çështje nuk është prekur ende. Në vend të kësaj, brenda Këshillit Evropian, kanë dominuar interesat kombëtare afatshkurtra. Duket sikur bota nuk ka ndryshuar në thelb gjatë 3 viteve të fundit.

LEXO EDHE:  “Farage dhe Johnson do të ishin një forcë e pandalshme”/ Kryeministri britanik refuzon propozimin e Trump    

LEXO EDHE:  U shpall “non grata” nga SHBA-të/ Reagon Tom Doshi

Dikush mund të mendojë se përparësitë e liderëve evropianë, do të përshtateshin me presidencën e Trumpit, shfaqjen e Kinës si një fuqi globale, riarmatimin e Rusisë, dhe rritjen e ekonomisë dixhitale. Por jo:interesat vetjake po e dominojnë axhendën në Bruksel dhe në kryeqytetet kombëtare të Evropës (të cilat kanë luajtur gjithnjë një rol themelor në qeverisjen e BE).

Të menduarit strategjik, dhe një ndjenjë e përgjegjësisë historike janë në rastin më të mirë, një lloj pasqyre. Ç’është më e keqja, kjo gjendje mbizotëron pavarësisht nga fakti se nuk ka çështje më të rëndësishme për Evropën, se sa zgjedhjet presidenciale amerikane.

Evropianët duhet të përgatiten për më të keqen. Çështja kryesore, si për Evropën ashtu edhe për Perëndimin më gjerësisht, është nëse NATO mund t’i mbijetojë një mandati të dytë të Trump.

Nëse NATO do të shpërbëhej, Evropa dhe rajoni i Atlantikut të Veriut, do të përballeshin befas me një krizë të madhe sigurie. Në fakt, pa lidhjen transatlantike që garanton Aleanca, vështirë se mund të flitet fare për “Perëndimin”. Dhe Evropa me siguri që s’do të jetë në gjendje ta menaxhojë sigurinë e vet.

Në Bruksel, por sidomos në Këshillin Evropian, axhenda kryesore duhet të pasqyrojë faktin se bazat strategjike për shekullin XXI po hidhen pikërisht tani. Siguria dhe sovraniteti i Evropës tani janë në rrezik.

Bashkimi Evropian, duhet ta pyesë veten nëse është i gatshëm që të bëjë atë që është e nevojshme për të mbetur një lojtar i pavarur, i bashkuar në interesin e përbashkët të të gjithë evropianëve. Në të kundërt, qëndrueshmëria e Evropës si një entitet demokratik, sovran për të kontrolluar fatin e vet, do të vihet në dyshim si kurrë më parë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE