Connect with Us

Si e arrestoi Ilir Meta, Sali Berishën dhe Jozefina Topallin në nëntor të vitit 2000

Politikë

Si e arrestoi Ilir Meta, Sali Berishën dhe Jozefina Topallin në nëntor të vitit 2000

Publikuar

-

Gati 20 vite më parë, pas shumë protestash të Partisë Demokratike, pas vrasjes së liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, Sali Berishës iu hodhën prangat dhe u shoqërua së bashku me Jozefina Topallin dhe Edi Palokën, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

       Arrestimi i Sali Berishës

Ata që e mbajnë mend atë natë janë të shumtë. Disa prej tyre janë ende të PD-ja, kanë pasur edhe poste. Kush dilte nga selia e Partisë Demokratike arrestohej dhe dhunohej nga policia, forca të shumta speciale, forcat RENEA. Kudo kishte snajpera, forca policie, civilë që godisnin, dhunonin e masakronin këdo që dilte nga selia e Partisë Demokratike. Gra dhe burra të arrestuar. Me qindra. Kushdo që shkonte tek klubet përballë, atje ku sot ndodhet Toptani Shopping Center, në momentin që largohej mund ta pësonte keqazi.

Në mesnatë Sali Berisha vendos të dalë nga selia e PD-së, bashkë me eskortën e tij zyrtare dhe sapo merr kthesën përpara kinema Partizanit, ai ndalohet nga policia dhe forcat e saj speciale. Ishte i shoqëruar nga Jozefina Topalli dhe Edi Paloka. Të gjithë përfunduan në polici. Po ashtu edhe Eda Hyka ka qënë në makinën shoqëruese, e cila edhe ajo përfundoi në komisariat. Ndërsa Lulzim Basha, në atë kohë nuk “ekzistonte”, ishte thjeshtë një kamarier.

Me urdhër të policisë, me një grup snajperistësh dhe me maska, Sali Berisha shoqërohet në Policinë e Tiranës, pas një urdhëri të dhënë nga Ilir Meta për ngjarjet që kishin ndodhur në Tropojë.

      Protesta kundër Metës në Tropojë, viti 2000

Në 28 nëntor të vitit 2000 një person ishte vrarë. Pak ditë më parë Ilir Meta kishte qënë vetë në Tropojë, ku i kishin prishur mitingun dhe e kishin rrethuar. Kishin tentuar ta merrnin peng, por më pas kishte pasur ndërhyrje dhe ishte liruar. Ka qënë një nga momentet më të vështira politike të Ilir Metës vizita në Tropojë, e cila u kthye në hakmarrjen e tij sapo zbriti në Tiranë. Ilir Meta urdhëroi arrestimin e Sali Berishës.

LEXO EDHE:  Denoncimi i qytetarit/ Video e policisë, aksion i sajuar si në filma

E bëri këtë, por nuk mundi të zgjidhte asgjë. Pas disa orësh në polici, Topalli dhe Berisha lihen të lirë. Ndërsa Edi Paloka u mbajt për disa javë në polici.

Të nesërmen, Berisha shpërthen në akuza ndaj kryeministrit në detyrë.

          Ilir Meta në Tropojë, viti 2000

Ky është rasti për t’u kujtuar sot, kur ish-kryeministri i djeshëm, Sali Berisha arrestohej nga paraardhësi i tij dhe njeriu që sot kërkon Kushtetutën e vendit dhe të drejtat.

Në fakt Ilir Meta është personi që e prangosi Sali Berishën. Ndoshta dhe këtu ka filluar “dashuria” e tyre, e cila u “kurorëzua” shumë vite më pas me një marëveshje politike dhe bashkëqeverisje.

Ndoshta “Sindroma e Stokholmit” ka ndodhur. Filloi në Tropojë apo në Tiranë, këtë nuk e di askush. Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk e kanë rrëfyer kurrë. Koha ka treguar se ata kanë qënë edhe bashkë, por edhe kundër njëri-tjetrit. Por, gjithmonë Berisha ka shpresuar se me Ilir Metën, Berisha mund të përçajë të majtën dhe të jetë më i fortë në pushtetin e tij. Gjë që ka rezultuar e tillë për shumë kohë. Ashtu siç po tenton të bëjë edhe sot, gjoja në emër të moralit kushtetues, kur në fakt është imoraliteti kushtetues.

Arrestimi i Berishës në atë kohë ngjalli panik tek demokratët. Ishte një ngjarje që i tronditi të gjithë dhe la jo pak pasoja, edhe pse duket se vitet svenitin gjithçka.

Por, fakti është fakt. Ilir Meta arestoi Sali Berishën. Ndërsa sot Berisha do të qëndrojë në tribunë poshtë, përballë tij dhe ai të flasë. Këto janë çudira politike shqiptare që ndodhin pas shumë e shumë vitesh./ CNA.al

Në dy kohë/ Ilir Meta vrasës apo mik i Tropojës?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Niku

    2 Mars, 2020 at 10:33 pm

    Po skeni lajme te tjera juve? Me histori te vjetra mos u merrni kur shtepia eshte ne flake sot.
    Merruni me Edin, ti shtrojme rrugen e ikjes se edhe ju mediat do jeni shume me te qete pas ikjes se tij.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tubimi nuk mund të mbarojë me një dekret ç’duhet bërë”/ Manjani tregon që duhen ndërmarrë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar tubimin e djeshëm të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Sipas Manjanit, tubimi nuk mund të mbarojë me një dekret, as me një premtim përt dekret tjetër

Manjani thekson se ai tubim kërkon mendim të pjekur se si do të vendoset sundimi i Kushtetutës dhe ligjit në vend.

“Tubimi tregoi se sa nevojë ulëritëse kanë njerëzit për lëvizje politike përbashkuese. Përballë është vetëm një individ që bën si cub dhe, që ua shpifi njerëzve me ato që bën e flet.
Nëse ai tubim nuk pasohet nga lëvizje politike të mirfillta, sipas një plani të mirkoordinuar dhe që bashkon politikën dhe shqiptarët, nuk kemi që në terezi.
Është e qartë, tashmë edhe analistët e qeverisë e pranojnë, që Kushtetuta është shkelur e përdhosur”, shkruan Manjani.
Ai thotë se detyra e politikës është që të rikthejë normalitetin kushtetues.

LEXO EDHE:  Prokuroria i përgjigjet Berishës: Emrat janë bërë publike në njoftimin zyrtar

LEXO EDHE:  Ambasadori maltez apel politikës/ Mblidhuni dhe gjeni një zgjidhje!

“Populli në rrugë nuk kthen normalitet. Maksimumi bën revolucion. Është politika që duhet ta bëjë.
Që politika të fillojë të funksionojë, duhet si fillim dialogu, në vijim rivendosja e pluralizmit politik në përfaqësim, pra duhen lejuar zgjedhjet e lira e të ndershme.
Pa parlament pluralist nuk ka as institucione të besueshme e as garanci që sundon Kushtetuta.
Sigurisht, ka shuuuuumë gjëra të tjera për t’u bërë, por këto janë vetëm fillimi i zgjidhjes së problemit.
Pa dyshim është edhe opsioni që populli bën revolucion, por personalisht nuk e uroj! Askush ska pa hajër nga lëvizjet revolucionare. Maksimumi që bëjnë revolucionet është:heqin një rregjim dhe sjellin një tjetër të ngjashëm ose më të egër se ai që hiqet.
Prandaj është koha për politikë, ky kryefjala është dialogu dhe zgjedhjet”, shkruan Manjani në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Duhet t’i jepni fund korrupsionit!”/ Ambasadorja e SHBA: Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në Konferencën
mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”.

Ambasadorja e SHBA u shpreh se 2020 është një vit i madh për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Sipas saj, reformat që po bën Shqipëria janë shumë të rëndësishme, por edhe shumë të vështira dhe në kohë të tilla është nevojë për miqtë që të jenë më prezentë.

Ambasadorja Kim theksoi se “Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit, kjo nuk është zgjedhje, por kërkesë, duhet t’i jepet fund korrupsionit, kjo po e ndalon Shqipërinë të jetë magnet për investimet.

“Është një kënaqësi të jem këtu, i vlerësoj shumë komentet. Dua të them se Luigi ka të drejtë, 2020 është një vit i madh për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, jemi të emocionuar dhe është nder për ne që qëndrojmë pranë Shqipërisë. Reforma që po bën Shqipëria janë shumë të rëndësishme, por edhe shumë të vështira dhe në kohë të tilla është nevojë për miqtë që të jenë më prezentë. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime dhe është koha të fitohet besimi i publikut, duhet të sigurojmë suksesin. Muajt e kaluar kanë treguar se ka disa individë që kanë qenë gati ti bashkohen punës në funksion të sistemit të drejtësisë. Jemi mirënjohës për dedikimin dhe kurajon që keni marrë për këto detyra. Zyra e prokurorisë do të përmend SPAK-un që do të ketë një rol të rëndësishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit, kjo nuk është zgjedhje, por kërkesë, duhet ti jepet fund korrupsionit, kjo po e ndalon Shqipërinë të jetë magnet për investimet. Në 2019 zyra e prokurorit të përgjithshëm punësoi një numër koordinatorësh, fakti që shumë individë kanë pranuar që të bëhen pjesë e kësaj është vërtetim i reformës në drejtësi. Kjo do të sjellë ndryshim në Shqipëri. Dua të vendos në dukje edhe rëndësinë e koordinimit, është i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Drejtësia duhet të cohet përpara nga kjo skuadër, që është e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë për të ecur përpara për të luftuar krimin. Dua tu them dicka, prokurori është shërbëtor i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi nuk duhet të vuajë. Përdorni cdo metodë të ligjshme për të sjellë drejtësi. Duhet të përmbushen nevojat e popullit që i shërbeni, mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë” tha ambasadorja Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E quajti politikan tinëzar/ Isa Mustafa i “nxjerr bojën” Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti politikan tinëzar.

Në një postim në rrjetet sociale, Isa Mustafa shkruan se nuk dëshiron ta cilësojë Ramën ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë.

Më tej, shton se në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha Kryeministër.

“Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzar. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”,-shkruan Mustafa.

LEXO TE PLOTE