Connect with Us

“Shpërndaje, shpërndaje!”/ Qytetarët kërkojnë njëzëri shpërndarjen e Parlamentit

Politikë

“Shpërndaje, shpërndaje!”/ Qytetarët kërkojnë njëzëri shpërndarjen e Parlamentit

Publikuar

-

Prej orës 17:00 ka nisur tubimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta kundër qeverisë e grushtit të shtetit që ai akuzon se mazhoranca po tenton të bëjë duke kapur kushtetutën.

Pak me herët Presidenca lajmëroi se do firmosë një dekret, por ende nuk dihen më shumë detaje.

Ai ka thënë se do t’i bindet asaj se çfarë populli do të kërkojë. Referuar thirrjeve që turma ka bërë, teksa presidenti Ilir Meta mbante fjalim, ka gjasa që sot do të firmoset “shpërndarja e parlamentit”. Kjo pasi qytetarët kanë thirrur në kor “Shpërndaje, shpërndaje!”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fahri Balliu mohon PD, Berishën dhe Bashën/ Mitingu i Metës më i madhi në histori

Publikuar

-

Nga

Botuesi Fahri Balliu, i ftuar në  “Real Story” ka komentuar mbarëvajtjen e mitingut të presidentit Meta.

Sipas Balliut kjo nismë e sotme solli zhdukjen e luftës së klasave që solli Rama për natyrë të konfliktualitetit, ndërsa e vuri theksin tek pjesëmarrja e madhe e qytetarëve.

“Unë e konsideroj emancipim të çdo intelektuali që të përcaktojë dhe deklarojë qëndrimet.

Jam shumë i impresionuar nga mitingu, unë jam një mitingash i vjetër që nga dhjetori i ’91, si dhe opozitën e gjatë me PD 1997, 1998, 1999, 2000, 2001.

Ky miting më bëri të jem me demokratët, socialistët, legalistët, republikanët. Çfarë është Agim Nesho?

Ky miting zhduku luftën e klasave që solli Rama.

Për natyrë të konfliktualitetit ai ka sjellë luftën e klasave.

Meta ka sjellë një element paqëtues për t’u marrë populli me problemin themelor që nuk është problem i një partie por i një populli që është uzurpimi i një shteti.

Ka mbetur vetëm Presidenca, dhe ky do që të bëjë një ligj për gjyqtarët që të betoheshin tek ura e Lanës, se kryeministri është mësuar me urat.

LEXO EDHE:  “Është flori komplet”/ Deputeti i opozitës i përvishet Metës: Jep llogari për thesarin e Krrabës!

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Monika Kryemadhi/ U shpall “luftë” njerëzve të Metës

Unë nuk e kam menduar që ky i qëndis dhe pas tij qëndrojnë njerëz që ja qëndisin marrjen e pushteteve.

Shpik roja ilire që kjo të varret nga Ministria e Brendshme, kjo të jetë shtetërore dhe kjo të marrë kompanitë shtetërore.

Ky e shpik këtë dhe merr të gjitha dhe privatët shkojnë tek ky dhe lekët i paguan shteti.

I do për vota, do t’ia japi për koncesion, njërin do e çojë në PPP. Të njëjtën gjë ka bërë me ministren e Drejtësisë, marifetin me Dvoranin, të gjitha t’i qepi që të dalë me një Gjykatë Kushtetuese të kapur.

Ligji për dividentin është një shkelje spektakolare Ky e miraton me ato konkubinat, njëri merr një peshk Divjakë, tjetri këtë shtetëzimin e basteve.

Është bërë një katrahurë që arrestohet tjetri me 6 akuza, që s’del për 100 vjet.

Gjithë kjo tabllo që është shprishje. Populli doli në një përmasë të paparashikueshme përfshi dhe optimistët e protestave”, tha Balliu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Distancimi i Ambasadës së SHBA nga tubimi/ Meta nuk pranon të komentojë deklaratën e Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u distancua nga tubimi i presidentit Ilir Meta dhe shprehu habi për vendosjen e flamurit amerikan në manifestimin e sotëm.

Për këtë reagim është pyetur Kreu i Shtetit në studion e Syri Tv, po Meta preferoi të mos bëjë asnjë koment.

Presidenti tha se nuk e di për çfarë deklarate bëhet fjalë, pasi tha nuk ka pasur kohë ta ndjekë dhe se ka pasur takime me shumë personalitete që ndoqën manifestimin.

LEXO EDHE:  Ortakët e Ramës në protestë kundër Edit

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Monika Kryemadhi/ U shpall “luftë” njerëzve të Metës

“Kam zero koment për këtë deklaratë. U habita që pas meje ishte një flamur dhe që kishte shumë shqiptaro-amerikanë pas meje. Pyesni zyrën time për shtyp për më shumë”, tha ndër të tjera Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Me zë të ngjirur pas protestës/ Meta i tërheq sërish veshin Bashës

Publikuar

-

Nga

Pasi mbylli mitingun, presidenti Meta, me zë të ngjirur, por jo aq rëndë sa për të mos i tërhequr veshin sërish liderit të opozitës, Lulzim Basha, ka folur nga studio e “Syri.tv”.

Meta u shpreh se mesazhi i sotëm ishte i qartë, ndërsa shprehu edhe njëherë rezervat e tij, lidhur me vendimin e opozitës për të braktisur Parlamentin.

“Ka dy dallime shumë thelbësore. Së pari opozita bëri një veprim të gabuar, pavarësisht se u provokua por ra dhe viktimë e provikimeve duke u larguar nga Parlamenti dhe institucionet ligjore.

Së dyti, kemi mbet me një President që i qëndron fort Kushtetutës, që i ka konfirmuar para gjithë popullit shqiptar krimet kushtetuse të bëra për rrëmbimin e Gjykatë Kushtetuse.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese është një pushtim mafioz i Gjykatës. Beteja është ballore.

LEXO EDHE:  A ndiheni i tradhtuar? / Ja si përgjigjet Saimir Tahiri

LEXO EDHE:  Marrëveshja Rama-Basha/ Meta takon urgjent Berishën

Por ka rëndësi se shqiptarët janë zgjuar sot dhe e kanë thëne vetë fjalën e tyre për vendosjen e sovranitetit.

Ata kërkonin shpërndarje dhe vetëm shpërndarje të Parlament. Ata e donin që sot.

Besoj se mesazhi ka qenë i mjaftushëm për sot. Unë po bëj luftën në mbrojtje të Kushtetusës. I kam ezauruar të gjitha përpjeket.  Jemi përballë një grushti shteti dhe kjo është e qartë”, u shpreh Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE