LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpejtoi fundin e Luftës së Dytë Botërore/ Çfarë ishte Projekti Manhatan?

2 Mars 2020, 07:38, Blog CNA
Shpejtoi fundin e Luftës së Dytë Botërore/ Çfarë

* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte një përpjekje e qeverisë amerikane për të hulumtuar, ndërtuar dhe përdorur bombën bërthamore. Në vitin 1939, presidenti Frenklin Ruzvelt mori një letër nga fizikanti i famshëm gjerman, Albert Ajnshtajn.

Fizikantët kishin zbuluar kohët e fundit, se uraniumi mund të gjeneronte një sasi të madhe të energjisë, të mjaftueshme ndoshta për një bombë. Ajnshtajni shprehte në letër dyshimet, se Hitleri mund të ishte tashmë duke punuar për grumbullimin e sasisë së duhur të uraniumit.

Lufta e Dytë Botërore sapo kishte nisur, dhe SHBA do të përfshihej në të 2 vjet më vonë.

Por letra e Ajnshtajnit, e nxiti qeverinë amerikane të angazhojë me shpejtësi fizikanët më të mirë në një projekt sekret. Në fillim, synimi i tyre ishte vetëm të zbulohej nëse ishte e mundur të ndërtohej një bombë atomike.

Por në vitin 1942, qëllimi ishte ndërtimi i një bombe, para se Gjermania të mposhtej. Kur SHBA-ja hyri në Luftën e Dytë Botërore, projekti përfshiu dhjetëra mijëra shkencëtarë dhe civilë. Pas shumë kohësh, iu vu emri i koduar ?Projekti Manhatan?.

Projekti filloi de fakto vetëm në vjeshtën e vitit 1941, kur inxhinieri Vanevar Bush, që drejtonte kërkimet bërthamore, e bindi Ruzvetin se bomba atomike mund të ndërtohej brenda një viti. Projekti u ndihmua nga mijëra shkencëtarë. Një rol të spikatur patën Enriko Fermi dhe Leo Silard, fizikantë në Universitetin e Çikagos.

Shkencëtarët punuan nën drejtimin e J.Robert Openhaimer, drejtorit shkencor të Projektit Manhatan, njëherazi kreu i Laboratorit Kombëtar të Los Alamos në Nju Meksiko. Një nga hapat e parë të projektit, ishte prodhimi i një reaksioni zinxhir, ndarja e disa atomeve që mund të çlironin energji të mjaftueshme për të shkaktuar një shpërthim.

Pavarësisht nga emri i tij, projekti u zhvillua në gjithë SHBA-në, por edhe në Kanada, Angli, Kongon belge dhe disa ishuj të Paqësorit të Jugut. Por çështjet më të rëndësishme kërkimore, u hulumtuan në Laboratorin Kombëtar Los Alamos, që u ngrit në vitin 1943.

Për të ndërtuar një bombë, shkencëtarët kishin nevojë për sasi të mëdha të uraniumit të paqëndrueshëm radioaktiv ose plutonium. Urani ishte më i lehtë për t?u mbledhur sesa plutoniumi, por shkencëtarët menduan se plutoniumi mund të siguronte një rrugë më të shpejtë për zhvillimin e bombës.

Ata vendosën t?i provojnë që të dyja, ndaj ndërtuan reaktorë bërthamorë për secilin element. Për ndërtimin e tyre u angazhuan dhjetëra mijëra njerëz:shkencëtarë, staf mbështetës, sekretarë dhe punonjës administrativë. Deri në fund të luftës, në këtë projekt dhanë kontributin e tyre mbi 500 mijë njerëz.

Kjo gjë krijoi një sfidë të madhe: Si mund të punësoheshin dhjetëra mijëra njerëz për një operacion, dhe ai të mbahej sekret gjatë gjithë kohës? Përgjigja ishte:qytetet e fshehta. Ato u ndërtuan pranë reaktorëve të rinj, për punëtorët dhe familjet e tyre.

Në fund të luftës, qyteti Oak Ridge kishte një popullsi prej 75.000 banorësh, ndëra Hanford 50.000 banorë. Por këto qytete nuk figuronin në asnjë hartë, dhe shumica e punëtorëve nuk e kishin idenë se për çfarë po punonin. Aty iu jepej vetëm një lloj informacioni bazik, pa shumë detaje.

Më 16 korrik 1945, bomba e parë atomike ishte gati. Rreth 240 km nga Los Alamos, në shkretëtirën ?Jornada Del Muerto?, studiuesit kryen testin e parë atomik. Por me kalimin e kohës kishin ndodhur shumë gjëra, dhe synimet e Projektit Manhatan kishin ndryshuar drastikisht. Tashmë qëllimi nuk ishte garimi me Gjermaninë për ndërtimin e bombës, por Japonia perandorake, që nuk pranonte që të kapitullonte, duke e vazhduar me fanatizëm luftën.

Menjëherë pas testit të parë, dy bomba atomike u dërguan në ishullin Tinian në Paqësorin e Jugut, dhe prej andej ato u nisën drejt Japonisë. Më 6 gusht 1945, bomba e parë u hodh në Hiroshima. Vetëm tre ditë më vonë, më 9 gusht, bomb tjetër ra mbi Nagasaki.

Rreth 110 mijë njerëz vdiqën nga 2 shpërthimet fillestare. Më pak se një javë më vonë, Japonia u dorëzua tek forcave aleate, duke i dhënë kështu fund Luftës së Dytë Botërore. A ishte një histori suksesi Projekti Manhatan? Përgjigja varet nga këndvështrimi.

Disa shkencëtarë, ishin kritikë për drejtimin që mori Projekti i Manhatan. Atyre u pëlqente ideja e garimit kundër Gjermanisë në këtë aspekt, por ngurronin shumë kur disktohej për përdorimin e kësaj arme. Një nga kundërshtarët ishte edhe fizikanti Silard.

Para Hiroshimës dhe Nagasakit, ai i kërkoi personalisht presidentit Harri Truman, që të mos e hidhte bombën mbi një qytet. Pas përfundimit të Projektit Manhatan, ai hoqi dorë nga fizika për biologjinë. Disa shkencëtarë që punuan me zell për ndërtimin e bombës, besuan së kërcënimi i shkatërrimit të plotë, do t?i jepte fund luftërave në botë.

Dhe bazuar në këtë shpresë, projekti mund të cilësohet një dështim. Zhvillimi i bombës atomike, nxiti më pas një garë të armëve bërthamore dhe Luftën e Ftohtë. Megjithatë, ai e arriti një qëllim:Ndihmoi në dhënien fund të Luftës së Dytë Botërore./ LlivesciencePërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga