Connect with Us

Raporti i fundit/ Pengesat në rrugë, shkak i 30% të aksidenteve me pasojë vdekjen

Kronika

Raporti i fundit/ Pengesat në rrugë, shkak i 30% të aksidenteve me pasojë vdekjen

Publikuar

-

Duke analizuar të dhënat për aksidentet rrugore me pasojë vdekjen, Klubi i Automobilit të Belgjikës, zbuloi se 30% e numrit të përgjithshëm të aksidenteve rrugore fatale në vitin 2018 (të dhënat më të fundit) kishin ndodhur për shkak të pengesave të ndryshme në rrugë, një rritje prej 3% në krahasim me një vit më parë.

Shkaqet më të mëdha të aksidenteve rrugore serioze dhe fatale në Belgjikë janë pengesat e ndryshme përgjatë rrugës, të ndjekura nga përplasjet anësore në kryqëzim dhe më pas përplasje kokë më kokë. Për sa i përket pengesave të ndryshme në rrugë që ndikojnë te aksidentet, janë pemët (23%), shtyllat e lehta të ndriçimit (20%) dhe barrierat anësore (12%).

Në këtë mënyrë, përmirësimi i infrastrukturës, mund të zvogëlojë numrin e madh të këtyre aksidenteve. Rregullimet mund të bëhen me teknologjitë aktuale siç janë pajisjet për amortizimin e përplasjeve apo barrierat rreth pemëve në vendet më të rrezikshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kontrolle të befasishme pranë Bankës së Shqipërisë/ Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Publikuar

-

Nga

Finalizohen dy operacione “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë “.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave “Për goditjen e aktiviteteve të Paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë“, janë organizuar shërbime të herëpashershme, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 3 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretisht: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M.

Këta shtetas, në mënyrë të kundërligjshme, në zonën përballë Bankës së Shqipërisë, ushtronin veprimtari financiare të këmbimit valutor pa licencë.
Gjatë dy operacioneve janë sekuestruar në total 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

LEXO EDHE:  DASH: Kosova i ka përmbushur kriteret për transparencë fiskale

LEXO EDHE:  Raporti per avionin e rrezuar ne Ukraine, publikohet me 13 Tetor

Kontrollet e befasishme dhe operacionet policore, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo personi qe merret me aktivitet të kundërligjshëm, kryesisht në këmbimin valutor pa licencë ose jashtë objekteve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vdekja e punëtorit nga shpërthimi në gurore/ Arrestohen 3 persona

Publikuar

-

Nga

Tre persona janë vënë në pranga pas shpërthimit në një gurore në Krujë ku humbi jetën një punëtor dhe u plagos një tjetër.

Kujtojme se Asllan Jaupaj është personi i cili humbi jetën dje pas shpërthimit të tritolit në gurore, ndërsa punëtoru tjetër Gani Demnushaj mbeti i plagosur.
Mësohet se gurorja ishte e licencuar dhe në pronësi të Klemend Muratajt i cili ndodhej jashtë shtetit.

Bëhet me dije se i plagosuri, Gani Demnushi kishte vetëm dy ditë i punësuar në këtë gurore dhe ka marrë dëmtime të rënda./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi aksidentin e me 6 të plagosur dhe 1 viktimë/ Arrestohet shoferi në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa njëri prej tyre aksidentoi për vdekje një person.

Uniformat blu të qytetit bregdetar shprehen se kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorëve, për vepra penale që lidhen me mos-zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit: H.Sh,45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” e më pas është përplasur me mjetin autobuz tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen” shtetasi F.Xh.,59 vjeç, si dhe kanë mbetur të dëmtuar shtetasit V.Xh.,A.Xh.,R.D.,M.D.,T.Gj.,K.Gj.,T.L.,Xh.L., pasagjerë në mjetet “Volksvagen” dhe autobuz “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

A.Ç.,28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4 Durrës, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi.

LEXO EDHE:  Vizita e Merkel neser ne Tirane, ja rruget qe do te bllokohen

LEXO EDHE:  Foto- Premtimet e rreme të Veliajt/ Tirana me rrugë mesjetare

Z.M.,56 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.8, Durrës u kap duke drejtuar në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi automjetit në mënyrë të pa rregullt”.

LEXO TE PLOTE