LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama ndjen presion e frikë”/ Gjekmarkaj: Meta e arriti misionin e tij

2 Mars 2020, 20:07, Politikë CNA
“Rama ndjen presion e frikë”/ Gjekmarkaj: Meta e arriti

Analisti Agron Gjekmarkaj deklaron se presidenti Ilir Meta e arriti misionin e tij me manifestimin e sotëm.

Ai shtroi pikëpyetje nëse jemi përballë një paralajmërimi për të shpërndarë Parlamentin apo përballë retorikës për presion.

?Presidenti ka dalë me librin e Kushtetutës dhe në mbrojtje të saj. Kushtetuta nuk ja jep të drejtën presidentit të shpërndarë parlamentin, megjithëse Kushtetuta ka rënë. Nuk e di nëse do bënte mirë apo keq presidenti. Kur del në mbrojtje të Kushtetutës duhet ta ruash atë deri në fund me mjete paqësore?, u shpreh ai në studion e News 24.

Për reagimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim për vendosjen e flamurit amerikan në protestë, analisti tha se nuk ka arsye për habitje. Ai theksoi se shqiptarët janë pro-amerikanë dhe kanë të drejtë ta mbajnë flamurin amerikan, ndërsa kujtoi se shtetasit shqiptarë e kanë ëndërr të parealizuar Amerikën.

Sipas Gjerkmarkajt, në shesh kishte dhe socialistë dhe kjo protestë ka efekt simbolik, për t?i folur shoqërisë, faktorëve ndërkombëtarë, faktorëve politikë, për të ushtruar një presion mbi parlamentin.

?Nuk e di nëse do jetë rruga e duhur që Presidenti të vazhdojë të thërrasë tubime. Ai e bëri pjesën e tij, e thirri popullin dhe ai iu përgjigj masivisht. Presidenti mund të ndalet këtu, duke e quajtur të realizuar misionin e tij. Presidenti duhet të vazhdojë te rezistojë me dekrete, me fjalë, duhet të rezistojë shoqëria, opozita. Por presidenti është i të gjithëve?, tha analisti.

Gjekmarkaj u ndal edhe te Kongresi i PS, ku pretendon se pa një lloj neverie në gjuhën e ministrave ndaj kryeministrit Edi Rama. ?M?u duk sikur kishim zbritur në vitin 1974, as Enver Hoxha nuk e bënte. Mendoj se ka humbur arsyeja. Presidenti nuk duhet ta pranojë gjuhën e kryeministrit, por duhet të vazhdojë çdo ditë kështu?, nënvizoi ai.

Analisti pretendon se Rama ndjen presion e frikë ndaj Kreut të Shtetit, sepse e di që në një pikë Meta mund ta shantazhojë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga