Connect with Us

Rama flet për protestën e Metës/ “Madhështore nga unikaliteti…”

Politikë

Rama flet për protestën e Metës/ “Madhështore nga unikaliteti…”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur për manifestimin e presidentit Ilir Meta, që u zhvillua pasditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Rama e cilësoi manifestimin si “miting madhështor për nga unikaliteti dhe marrëzia Metës”.

“Unë besoj që duhet të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë që Presidenti i Republikës, aq më tepër në një republikë parlamentare, aq më tepër që Presidenti është mbi palët, aq më tepër që Ilir Meta dorëzoi teserën e partisë e bën këtë miting edhe më madhështor nga unikaliteti dhe marrëzia tij”, tha kreu i qeverisë në emisionin “Pressing” në “TV 7” të Kosovës.

Për akuzat që Presidenti ka ngritur ndaj tij, se po kap pushtetet e Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri pretendon se nuk është e vërtetë.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/Pse Ilir Meta u detyrua që të pranonte rolin e Qenit Blondi të Edi Ramës

“Duhet të diskutojmë mbi faktet pas lidhur me përshtypjen. Unë nuk di që qeverisja jonë të ketë më shumë pushtet se sa i jep e drejta kushtetuese. Pushteti vendor është disporcional. Nuk është rezultat i marrjes së këtij pushteti me forcë. Kundërshtarëve tanë nuk u është cënuar e drejta për të hyrë në zgjedhje. Nëse ne do të thoshim OK nëse ju nuk hyni dhe as ne nuk hyjmë, do të krijonim një precedent ku çdo opozitë do të bllokonte zgjedhjet”, nënvizoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kjo histori nuk përfundon këtu”/ Meta paralajmëron mazhorancën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme për mazhorancën qeverisëse.

Pas deklaratës, se do të shpërndajë Parlamentin, Meta thotë se nëse mazhoranca nuk e respekton “afatin” e 15 marsit do të marrë masa të tjera për të rivendosur rendin kushtetues.

“Kur preket Gjykata Kushtetuese, revolucioni është rruga e vetme. Aty ka patur edhe shumë personalitete të PS, edhe shumë qytetarë që janë pa parti. Se çfarë do të ndodhë më 15 mars? Të shohim. Do të ketë nevojë të një manifestimi të një përmase tjetër dhe që mua do të më duhet të marrë masa të tjera për vendosjen e rendit kushtetues”, deklaroi Kreu i Shtetit në studion e “Syri Tv”.

LEXO EDHE:  Basha akuzon Ramën: Skema e ndihmës ekonomike për luks qeveritar

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/Pse Ilir Meta u detyrua që të pranonte rolin e Qenit Blondi të Edi Ramës

Meta kujtoi faktin se është hera e parë që një President del nga institucioni dhe theksoi se kjo histori nuk përfundon këtu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fahri Balliu mohon PD, Berishën dhe Bashën/ Mitingu i Metës më i madhi në histori

Publikuar

-

Nga

Botuesi Fahri Balliu, i ftuar në  “Real Story” ka komentuar mbarëvajtjen e mitingut të presidentit Meta.

Sipas Balliut kjo nismë e sotme solli zhdukjen e luftës së klasave që solli Rama për natyrë të konfliktualitetit, ndërsa e vuri theksin tek pjesëmarrja e madhe e qytetarëve. “Unë e konsideroj emancipim të çdo intelektuali që të përcaktojë dhe deklarojë qëndrimet. Jam shumë i impresionuar nga mitingu, unë jam një mitingash i vjetër që nga dhjetori i ’91, si dhe opozitën e gjatë me PD 1997, 1998, 1999, 2000, 2001, ishte më i madhi. Ky miting më bëri të jem me demokratët, socialistët, legalistët, republikanët. Çfarë është Agim Nesho?

Ky miting zhduku luftën e klasave që solli Rama. Për natyrë të konfliktualitetit ai ka sjellë luftën e klasave. Meta ka sjellë një element paqëtues për t’u marrë populli me problemin themelor që nuk është problem i një partie por i një populli që është uzurpimi i një shteti. Ka mbetur vetëm Presidenca, dhe ky do që të bëjë një ligj për gjyqtarët që të betoheshin tek ura e Lanës, se kryeministri është mësuar me urat. Unë nuk e kam menduar që ky i qëndis dhe pas tij qëndrojnë njerëz që ja qëndisin marrjen e pushteteve. Shpik roja ilire që kjo të varret nga Ministria e Brendshme, kjo të jetë shtetërore dhe kjo të marrë kompanitë shtetërore.

Ky e shpik këtë dhe merr të gjitha dhe privatët shkojnë tek ky dhe lekët i paguan shteti. I do për vota, do t’ia japi për koncesion, njërin do e çojë në PPP. Të njëjtën gjë ka bërë me ministren e Drejtësisë, marifetin me Dvoranin, të gjitha t’i qepi që të dalë me një Gjykatë Kushtetuese të kapur. Ligji për dividentin është një shkelje spektakolare Ky e miraton me ato konkubinat, njëri merr një peshk Divjakë, tjetri këtë shtetëzimin e basteve.

LEXO EDHE:  “Tërbohet” Rama/ Paralajmëron punonjësit e administratës

LEXO EDHE:  Pjetrin e doje në Shkodër për trafikun e drogës/ Basha akuza Ramën

Është bërë një katrahurë që arrestohet tjetri me 6 akuza, që s’del për 100 vjet. Gjithë kjo tabllo që është shprishje. Populli doli në një përmasë të paparashikueshme përfshi dhe optimistët e protestave”, tha Balliu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Distancimi i Ambasadës së SHBA nga tubimi/ Meta nuk pranon të komentojë deklaratën e Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u distancua nga tubimi i presidentit Ilir Meta dhe shprehu habi për vendosjen e flamurit amerikan në manifestimin e sotëm.

Për këtë reagim është pyetur Kreu i Shtetit në studion e Syri Tv, po Meta preferoi të mos bëjë asnjë koment.

Presidenti tha se nuk e di për çfarë deklarate bëhet fjalë, pasi tha nuk ka pasur kohë ta ndjekë dhe se ka pasur takime me shumë personalitete që ndoqën manifestimin.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/Pse Ilir Meta u detyrua që të pranonte rolin e Qenit Blondi të Edi Ramës

LEXO EDHE:  Basha akuzon Ramën: Skema e ndihmës ekonomike për luks qeveritar

“Kam zero koment për këtë deklaratë. U habita që pas meje ishte një flamur dhe që kishte shumë shqiptaro-amerikanë pas meje. Pyesni zyrën time për shtyp për më shumë”, tha ndër të tjera Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE