Connect with Us

“Provokoi djegien e mandateve te opozitës”/ Meta akuza të forta mazhorancës: Pse e thirra popullin në shesh

Politikë

“Provokoi djegien e mandateve te opozitës”/ Meta akuza të forta mazhorancës: Pse e thirra popullin në shesh

Publikuar

-

Presidenti, Ilir Meta, nuk i ka kursyer aspak akuzat për mazhorancën qeverisëse, nga podiumi i protestës që ka organizuar.

Meta përmendi sërish grushtin e shtetit dhe kapjen e Kushtetutës, ndërsa theksoi se arsyeja pse ka mbledhur sot qytetarët në shesh është për të parandaluar veoprimet e  paaligjshme të mazhorancës.

“Shqipëria e sotme është ndarë në dy botë antagoniste. Një botë e vogël, e errët, e oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë me koncesionet e frikshme të PPP. Jemi vendi i parë në botë për kostot e autostradave për km/2, i kemi më të shtrenjtat. Unë si President i kam rrëzuar publikisht këto dekrete të arsyetuara mbi Kushtetutë. Këto dekrete për koncesione kanë qëllim vetëm grabitjen e Shqipërisë. Ata tani kërkojnë dhe rrëmbimin në mënyrë mafioze të Gjykatës Kushtetuese, që krimet e tyre kushtetuese të mbeten pa gjykuar dhe që oligarkët të fitojnë sa më shumë. Jemi këtu se asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi këtu kundër grushtit të shtetit.

Pse Presidenti thirri popullin? Sepse i shteroi të gjitha përpjekjet demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit. Presidenti ka thirrur popullin, sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë, është ajo që Zoti iu ka dhënë gjithë shqiptarëve. Sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti nga sekti anti-shtet. Sepse kemi drejtësi me regjim, që godet të varfrit. Sepse financat po shterojnë dhe borxhet po rriten, dhe ato i paguani të gjithë ju. Sepse ekonomia juaj është në ditët më të errëta”, deklaroi Kreu i Shtetit.

LEXO EDHE:  72-vjetorit i Çlirimit të Shqipërisë/ Meta: Ky nëntor e gjen vendin më pranë Bashkimit Evropian

Meta rreshtoi disa akuza të forta që sipas tij vërtetojnë kapjen e Kushtetutës, ku përmendi edhe betimin e deputetëve të opozitës pas djegies së mandateve.

“Sistemi i drejtësisë është kapur për fyti, sepse kemi drejtësi me regjim që godet të varfërit, të pambrojturit dhe të ndershmit, sepse financa publike po shteron dhe borxhet publike. Ky është instrument shtypës, ky gjysmë Parlament është shndërruar në një kungull të këtij shteti, ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë. Ata provokuan opozitën për tu larguar nga Paralmenti, ata vrapuan të zëvendësonin deputetët në kundërshtim me ligjin. Ata shkelën Kushtetutën dhe regulloren e Kuvendit vetëm që të largonin opozitën”, nënvizoi Presidenti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

SHUPLAKA E AMBASADES TE SHBA PER FLAMURIN NE TUBIM/ Yuri Kim: Nuk kemi lidhje

Publikuar

-

Nga

Menjëherë pas mbylljes së fjalimit nga presidenti Meta nga tubimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ardhur edhe reagimi nga ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Kim thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës distancohen nga tubimi i presidentit Ilir Meta.

“E surprizuar të shikoja flamurin amerikane në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se teksa SHNA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”.”, shkruan ajo përmes një postimi në Tëitter./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i lutet protestuesve/ “Lule mimozat dhurojani policëve”

Publikuar

-

Nga

Në fund të fjalës së tij para qytetarëve, Ilir Meta bëri një lutje publike për të gjithë ata që mbanin lule mimoza në duar.

Meta i kërkoi protestuesve që mimozat të mos i hidhnin në kosha e nëpër institucione, por t’ja dhuronin punonjësve të policisë.

“Asnjë mimozë mos hidhni tek institucionet, ato dhurohen, dhurojani policëve tanë kudo që ndodhen. Në çdo institucion nis marshimi i popullit kuq e zi. Zëri i popullit, zëri i zotit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, jemi popull i shqiponjës dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart. Falenderim i madh për bashkëatdhëtarët që erdhën nga gjithë Europa dhe gjithë bota”, nënvizoi Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “elektrizon” protestuesit dhe betohet në flamur/ Do firmos shpërndarjen e parlamentit në mes të krimit

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, firmosi dekretin kundër ligjit që i hoqi presidentit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues.

Pas firmosjes së këtij dekreti, Meta u betua për flamurin kuq e zi dhe deklaroi se, nëse grushti i shtetit nuk e merr seriozisht këtë dekret, mbas datës 15 mars do të firmosë shpërndarjen e Parlamentit.

“Nësë grushtit i shtetit nuk e merr seriozisht këtë dekret i jap fjalën në emër të këtij flamuri për të cilin janë vrarë mijëra heronj, se mbas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, populli kuq e zi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret do e firmos në mes të Parlamenit, në mes të krimit dhe do i bëj thirrje të gjithë popullit”, u shpreh Meta para qytetarëve që brohorisnin.

Meta deklaroi se nuk ka treguar as 10% të krimeve që kanë ndodhur kundër Reformës në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Mosdekretimi i Cakajt/ Ish-komandanti i UÇK mbështet vendimin e Presidentit Meta

LEXO EDHE:  72-vjetorit i Çlirimit të Shqipërisë/ Meta: Ky nëntor e gjen vendin më pranë Bashkimit Evropian

“Prandaj dua tju siguroj se kjo pranverë nuk ndalet më deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE