Connect with Us

Protestoi krah Metës/ Kush është studentja seksi që mbajti fjalim

Lajme

Protestoi krah Metës/ Kush është studentja seksi që mbajti fjalim

Publikuar

-

Në protestën e organizuar nga presidenti Ilir Meta mbajtën fjalim një sërë personash të njohur në botën e drejtësisë, sportit, artit, por nuk mungoi dhe një studente.

Bëhet fjalë studenten e Oneda Skënderi, e cila studion për drejtësi. Oneda Skënderi fillimisht u bë e njohur në protestën e studentëve, të cilën e përmendi edhe në fjalimin e sotëm.

Ajo deklaroi në shesh se sot ka dalë të mbrojë vendin si një idealiste.

“Sot jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve. Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë. Të lësh vendin pa Gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufijtë. Të mos lësh funksionimin e tre sistemeve është të kalosh kufijtë, të intimidosh mediat, të mos ofrosh shpresë për familjet shqiptare, të rinjtë shqiptarë është të kalosh kufijtë. Ndaj jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do dëgjohet medoemos”, nënvizoi Skënderi.

LEXO EDHE:  Meta “humb kontrollin”/Na çmendët!

Për më shumë klikoni galerinë e mëposhtme/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Top Channel kërcënon portalet/ Mos e shani Blushin e Vjollcën

Publikuar

-

Nga

Top Channel ka paralajmëruar mediat në një kronikë se, do të ndjekë penalisht të gjitha portalet që “shajnë” Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën.

Gjithçka vjen pasi shumë portale dhe media kanë raportuar për shitjen e kompanisë Valtelino sh.p.k mbajtësen e emrit tregëtar “Lori kafe” ku 51 të aksioneve tashmë zotërohen nga dy pronarët e koncesionit te inceneratoreve në Shqipëri dhe Eva Blushit gruas së Drejtorit të Top Channel Ben Blushi.

Duke cituar dhe një betejë ligjore ndaj portalit Syri.net, Top Channel, thekson se rastet kur ka shpifje për interesa të caktuara nxitur nga biznesi apo politika, ato do të shkojnë në organet gjyqësore.

LEXO EDHE:  Zoti t’i japë mençuri, kthjelltësi …!/Urimi i Kryemadhit për Metën President

LEXO EDHE:  Zoti t’i japë mençuri, kthjelltësi ...!/Urimi i Kryemadhit për Metën President

“Top Channel si një televizion kombëtar që udhëhiqet nga e vërteta nuk ka dashur të hyjë në polemikë me portale të çfarëdoshme por për interes të publikut që në çdo rast kur ka shpifje për interesa të caktuara nxitur nga biznesi apo politika, ato do të shkojnë në organet gjyqësore. Ky është një nga gjyqet, dhe u fitua sot, por ka një numër të madh procesesh që Top Channel po i ndjek në vazhdimësi.”, thuhet në reagim.

Si duket, pas gjithë atyre shkrimeve, ku demaskohet hapur Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha, një televizioni kombëtar i përvëlon e vërteta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Nuk dua të qëlloj e të më qëllojnë”/ Bujar Kapexhiu tregon dy vendimet që e sollën në Bulevard

Publikuar

-

Nga

Aktori i njohur Bujar Kapexhiu ka mbajtur fjalën e tij në podiumin e ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , ku po mbahet manifestimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Kapexhiu ka theksuar se nuk ka qenë kurrë anëtar i ndonje partie dhe nuk ka për të qenë.
Aktori tha se janë mbledhur në Bulevard për dy vendime: Të mbrojmë dhe të mos pranojmë.

“Në këto çaste jam me të gjithe ju që jeni në mbrojtje të ligjit të Kushtetutës.
Jam kundër atye që tentojnë ta prekin ta shkelin për interesa te ngushta personale.
Ne morëm më të keqet e diktaturës e po shpikim më të keqen e demokracisë.
Jemi vend pluralist, jemi një vend i varfër, i rrënuar në braktisje çdo ditë.
Politika është e veshur me gënjeshtër.

LEXO EDHE:  Ilir Meta kërcënon/ Shpall aksionin për rivendosjen e rendit kushtetues

LEXO EDHE:  “Ekzekutimi i Vendimeve të Gjyqësorit”/ Meta ka një mesazh për Kuvendin

Sot këtë podium e ka ngritur presidenti Meta, herë tjetër ka qenë Basha, Berisha apo Rama. Po ç’ rëndësi ka se podiumi i kujt është, kur ajo që dua është ajo se unë dua, e kam një ëndërr kur njërëzit nuk i japin shuplakë njeri tjeterit kur zgjedhin të ardhmen e tyre. Nuk dua të qëlloj e të më qëllojnë”, u shpreh Kapexhiu gjatë fjalës së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kujtim Gjuzin e përze gruaja nga shtëpia/ E kthen zyrën e Kuvendit në hotel

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është larguar nga shtëpia e tij pasi bashkëshortja e tij e ka denoncuar në polici për dhunë ndaj saj dhe djalit të tyre 16 vjeçar.

Sot në media u bë i ditur lajmi se Kujtim Gjuzi është urdhëruar nga gjykata t’i qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar.

Si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16, vjeçar të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor 2019, ku gruaja, së bashku me djalin e saj, kanë kërkuar Urdhër-Mbrojtje në gjykatën e Tiranës, ku gjyqtarja Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas.
Një burim zyrtar nga Garda e Republikës tha për CNA.al se Gjuzi tashmë është strehuar në zyrën e tij në Kuvend.

LEXO EDHE:  Blushi “zbulon” planin e Metës/Do përpiqet të marrë votuesit e PD në zgjedhje

LEXO EDHE:  Blushi “zbulon” planin e Metës/Do përpiqet të marrë votuesit e PD në zgjedhje

Forcat e Gardës kanë trokitur në zyrë për të bërë kontrollin rutinë në orët e vona të natës, ndërkohë që Gjuzi ndodhej në zyrë dhe është justifikuar se ka qenë duke punuar.
Por çfarë mund të bëjë një deputet në orën 01:00 pas mesnate në zyrën e Kuvendit?
Ka gjasa që Gjuzi të jetë strehuar në zyrën e Kuvendit pas vendimit të Gjykatës për t’i qendruar larg banesës ku jeton bashkëshortja dhe djali i tij dhe zyrën e tij në Kuvend e ka kthyer në hotel për të kaluar natën.

Ndërkohë pak më herët, Gjuzi ka mohuar dhunën ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, por nuk ka mohuar në asnjë moment dovorcin./CNA.al

Deputeti Gjuzi dhunon gruan e djalin/ Gjykata urdhëron të largohet nga shtëpia

Dhuna ndaj bashkëshortes dhe djalit/ Kujtim Gjuzi sqaron situatën

LEXO TE PLOTE