Connect with Us

Protesta e Metës/ Kreshnik Spahiu përplaset me ish deputeten e LSI: Jeni bijë komunistësh

Politikë

Protesta e Metës/ Kreshnik Spahiu përplaset me ish deputeten e LSI: Jeni bijë komunistësh

Publikuar

-

Ish kreu i Aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu, është përplasur ashpër me ish deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, lidhur me manifestimin  e iniciuar nga presidenti Ilir Meta.

Dua ti them se ky miting nuk ishte kuq e zi, por ishte një miting i mbushur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Erdhën autobusat e PD-së, nga e gjithë Shqipëria. Më gjeni një vend në botë që burri është President  dhe gruaja kryetare opozite, tha Spahiu.

E dimë të gjithë se cilat janë arsyet pse flisni kështu ju. Me çfarë i pe autobusat, me skype! Nuk mund ta lejoj të thoni këto për ata shqiptarë që dolën me këtë flamur në shesh. Bëtë dhe ju fushatë por pa sukses”, iu kthye Mehmetaj.

LEXO EDHE:  Zbulohet se ç’do të bëjë LSI më 18 prill/ Në koalicion apo në çadër?

“Pranvera shqiptare nisi pas 21 janarit për të arrestuar Ilir Metën që vodhi 700 mijë euro me zv-ministrin e tij. Ju jemi bij e bija komunistësh, jeni bij e bija të Nexhmijes”, vijoi Spahiu në një lidhje on line me emisionin “Open”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Spahiu rendit arsyet/ Ja pse Meta nuk mund ta shpërndajë Parlamentin

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu pretendon se presidenti Ilir Meta nuk mund ta shpërndajë dot Parlamentin.

Spahiu renditi arsyet që sipas tij e pengojnë Metën të bëjë këtë akt. Politikani thotë se Kreun e Shtetit nuk e lejon Kushtetuta dhe nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Ilir Meta nuk mund të shpërndajë Parlamentin. Në radhe të parë kjo pasi atij nuk ia lejon Kushtetuta. Presidenti nuk e ka kompetencën kushtetuese për të shpërndarë Parlamentin. E dyta është se Meta nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Meta nuk mbështetet as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian”, deklaroi Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta tha se do shpërndajë Parlamentin/ Rama e thumbon

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur për deklaratën e presidentit Ilir Meta se do të shpërndajë Parlamentin nëse votohet sërish ligji për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Rama tha se e priste këtë nga Meta, ndërsa pretendon se nuk do mundë dot ta shpërndajë Parlamentin.

“Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhet të gëzonte një president që ta konsideronte që të rishpërthejë para të gjithëve. Për mua është e pritur nga presidenti. Presidenti nuk mund të firmosë dekret për shpërndarje parlamenti, ndërsa Iliri që ka çelur një fushatë brenda opozitës, mund t’i shpallë edhe luftë Amerikës”, deklaroi kreu i qeverisë në emisionin “Pressing”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Rakipi deshifron mesazhin e Metës/ “Sot nuk doli në shesh Presidenti, por një politikan race”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi vlerësoi se manifestimi i presidentit Ilir Meta ishte i mbushur me simbolika për të dhënë një mesazh të qartë për mbrojtjen e Kushtetutës.

Rakipi tha se sot nuk doli në Bulevard Kreu i Shtetit, por një politikan race që nuk lejon njeri të shkelë Kushtetutën dhe të drejtat që ai ka.

“Në fakt është metaforike, një simbol interesant, që buron nga 2500 vjet më parë në demokracinë athinase, ku Perikliu i zgjidhte të gjitha problemet tek sheshi. Është e domosdoshme, sepse ka rënë sistemi, më saktë, është ndërtuar sistemi sipas dëshirave të njërit apo tjetrit. Shqipëria është një sistem vlerash, të cilën nuk e kupton askush, as të huajt, por e lënë këtë vend të vijojë në këtë mënyrë të çuditshme. Presidenti i Republikës doli në shesh, sepse askush nuk e lejon të bëjë aq pak detyra sa ai ka. Nuk duhet të çuditemi, përse një njeri si Ilir Meta bën këto veprime. Meta është një politikan rrace dhe di t’i bëjë këto shenjat, i ka studiuar, siç studion Rama strategjitë e tij me poturet. Sot nuk është kryetari i shtetit ai që doli nga selia, por një politikan rrace.  Meta i’u tregoi njerëzve, që unë jam Ilir Meta, këtë vend që kam këtu do ta mbroj, bashkë me ju”, u shpreh gazetari në emisionin “Mbrëmje në Abc”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE