Connect with Us

Pesë shtetet ku është përqendruar koronavirusi

Bota

Pesë shtetet ku është përqendruar koronavirusi

Publikuar

-

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se koronavirusi i ri, edhe pse është përhapur në 62 vende të botës, ai mbetet i përqendruar vetëm në pesë vende.

Rrjedhimisht, shtoi ai, ka ende mundësi që të shmanget përhapja globale.

Koronavirusi COVID-19 e ka origjinën në Kinë.

Nga mbi 88,900 rastet globale, 90 për qind janë raportuar në Kinë, ndërsa shumica e tyre në epiqendrën e shpërthimit – provincën Hubei.

Jashtë Kinës, mbi 8,700 raste janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, ndërsa 81 për qind e tyre ndodhen në katër vende, tha Ghebreyesus.

Sipas tij, këto vende përfshijnë: Korenë e Jugut, Italinë, Iranin dhe Japoninë.

LEXO EDHE:  Silva Bino qetëson qytetarët për koronavirusin/ Nuk jemi vend pritës, s'ka asgjë të jashtëzakonshme

“Kjo nuk është rrugë me një drejtim. Ne mund ta shtyjmë këtë virus prapa”, tha Ghebreyesus, duke iu bërë thirrje vendeve që të ndërmarrin hapat e duhur për frenimin e tij.

Rastet e para të koronavirusit në Kinë janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar.

Që atëherë, mbi 3,000 njerëz – shumica në Kinë – kanë humbur jetën.

Shenjat kryesore të infektimit janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Frika nga koronavirusi/ Kompanitë ajrore britanike ndërpresin fluturimet me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

British Airways dhe Ryanair kanë anuluar qindra fluturime midis Britanisë së Madhe dhe pjesë të Evropës dhe SH.B.A. si masë parandaluese për përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Anulimet e British Airways përfshijnë udhëtimet mes Heathrow dhe Italisë, Francës, Austrisë, Belgjikës, Gjermanisë, Irlandës dhe Zvicrës, plus JFK të Nju Jorkut.

Linja ajrore gjithashtu ka anuluar fluturimet midis Gatwick dhe Italisë, Francës dhe Shqipërisë, dhe fluturimeve të Londrës në Londër për në dhe nga Italia dhe Gjermania, shkruan News Sky.

Ajo që bie në sy është se kompania ajrore britanike ka vendosur të anulojë fluturimin nga aeroporti “Gatwick” drejt Shqipërisë edhe pse vendi ynë deri në këto momente nuk regjistron asnjë rast të prekur nga virusi me origjinë nga Kina, Covid-19.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Shkon në 11 numri i viktimave në Itali

LEXO EDHE:  Mblidhet Task-Forca/ Përforcim masash për parandalimin e depërtimit të koronavirusit

Përmes një njoftimi, “British Airways” shprehet se kjo masë mund të jetë e ndryshueshme dhe ajo parashikohet të zgjasë nga 16 marsi në 28 mars.

Me vone reagoi vete kompani British e cila mohoi anullimin e fluturimeve.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Presidentët Thaçi dhe Vuçiç takim në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar

-

Nga

Radioja “Zëri i Amerikës” mëson se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Tani për tani nuk është e qartë se në çfarë formati po takohen ata, por më herët ishte paralajmëruar që presidenti serb do të pritej nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien.

Të dy presidentët ndodhen në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin veprime që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Zyrtarët amerikanë po i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat e vendosura në nëntor të vitit 2018 ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradit i kanë kërkuar t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  Silva Bino qetëson qytetarët për koronavirusin/ Nuk jemi vend pritës, s’ka asgjë të jashtëzakonshme

LEXO EDHE:  A është koronavirusi, një histori e përsëritur e pandemisë së vitit 1918?

Brenda më pak se një muaji Shtetet e Bashkuara siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Heqja e taksës me Serbinë/ Kurti letër për Trump dhe Pompeo

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për t’i informuar mbi përkushtimin e qeverisë së tij për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut, proces i duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve.

“Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë dy viteve të fundit ka pasur mungesë të theksuar të koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës për rolin, interesin dhe qëllimet në dialogun me Serbinë, si dhe për mungesën e qartësisë se kush flet në emër të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në tavolinën negociuese. Kjo do të përfundojë me qeverinë që drejtoj unë”, shkruan Kurti

Më tej, Kurti informon Trump edhe lidhur me vendimin për heqjen e taksës duke filluar nga 15 marsi dhe pret nga Beogradi t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohjet e Kosovës.

“Qeveria ime dhe unë jemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ne mbetemi të bindur se kjo duhet bërë përbrenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve. Ne besojmë se kjo është rrugë e rëndësishme për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshje historike që do të krijonte paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri në Ballkan.
Së këndejmi, duke filluar nga 15 marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës.
Ne po ashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen.

LEXO EDHE:  SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për një përhapje të koronavirusit

LEXO EDHE:  A është koronavirusi, një histori e përsëritur e pandemisë së vitit 1918?

Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë dy viteve të fundit ka pasur mungesë të theksuar të koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës për rolin, interesin dhe qëllimet në dialogun me Serbinë, si dhe për mungesën e qartësisë se kush flet në emër të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në tavolinën negociuese. Kjo do të përfundojë me qeverinë që drejtoj unë. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi mandatin kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore, si dhe përgjegjësinë e plotë dhe ekskluzive për të marrë përsipër, udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Presim me padurim të fillojmë punën me ju, diplomatët dhe emisarët tuaj, si dhe partnerët tanë në BE, për ta çuar përpara këtë proces.

Qeveria ime i sheh marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara si marrëdhënie me rëndësinë më të lartë strategjike për vendin tonë, si aleancë që është e bazuar në vlera dhe interesa thellësisht të përbashkëta. Administrata juaj tashmë ka pasur ndikim të madh pozitiv në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë energji të reja dhe zbatueshmëri në zgjidhjen e problemeve, gjë që ne e mirëpresim jashtëzakonisht shumë. Mezi presim ta thellojmë partneritetin dhe të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara në shtimin e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e sigurisë rajonale, shtyrjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për çështjet e tjera”.

LEXO TE PLOTE