Connect with Us

Përmbyset traktori teksa punonte tokën/ Plagoset rëndë i riu në Skrapar

Kronika

Përmbyset traktori teksa punonte tokën/ Plagoset rëndë i riu në Skrapar

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dhores në Skrapar.

Mësohet se një 34-vjeçar është aksidentuar rëndë teksa drejtonte një traktor. Ai ka qenë duke punuar tokën dhe pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përmbysur bashkë me të.
I plagosur A. Huska është nga spitali i Beratit, me urgjencë drejt Tiranës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL nuk ndalet/ Kush janë dy “të fortët” e radhës në shënjestër

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur sot formularin e vetdeklarimit të pasurisë, dy personave të radhës.
Mësohet se në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset 30 vjeçari

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset 30 vjeçari

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ish-dhëndri i vrau vajzën dhe djalin/ Babai mes lotësh: Më thërriste me shaka “babush”

Publikuar

-

Nga

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Kodër Rrëshen të martën e kaluar.

Në një lidhje skype në emisionin “Zemër të Hapur”, Fran Filopati, babai i dy viktimave, Esmeralda dhe vëllai i saj, Vledison, tregoi se si ish-dhëndri i tij, Fatmir Kolecaj i vrau në derë të shtëpisë dy fëmijët e tij. Ai tha se ish-dhëndri, që dy ditë pas krimit të rëndë vrau dhe veten gjatë një përplasje me policinë, e kishte dhunuar prej kohësh vajzën e tij.

Por pavarësisht dhunës dhe dy urdhrave të mbrojtjes, babai i viktimave thekson se Kolecaj e kishte pranuar divorcin, madje shpesh herë kur fliste në telefon me të për takimet me vajzat, e thërriste me shaka ‘babush’, ndërsa shton se i kapi në befasi si familje.

“Në gjykatë ai ishte dakord, dhe firmosi letrën e divorcit. Ai tha se ishte fajtor vet dhe jo nusja e tij. Ai e pranoi këtë para gjykatës së Lezhës. Fatmiri nuk e ka përndjekur vajzën më pas takimit në gjykatë. Ai ka kërkuar të takonte fëmijët, ia kam çuar. Dhe pse duhej të sillte 220 mijë lekë, s’i ka sjellë. Duhet t’i takonte vajzat 1 herë në muaj. I merrte, pasi ja nisnim me furgon. I merrte, i sillte. I mbante nga 3 ditë. Më tha; shumë faleminderit që s’mi ndal fëmijët. Skam ndërmend t’i ndal fëmijët i thash të takojnë ty. E fus kokën në litar nëse vjen një njeri që e fakton këtë. Ai e pranoi divorcin pa asnjë gjysmë llafi. Ai e ka dhunuar, i kemi të gjitha me raporte. Mes tyre s’ka pasur kontakte, unë kështu e di. Ata nuk kishin kontakt. I ka thënë vajza; me mua s’ke kontakte. Me shkaka më thoshte; babush. Gjoja të më respektonte, por ma futi në tjetër anë. Nuk kam pasur asnjë grindje me atë njëri, vetëm ai ka pasur grindje me vajzën time. Unë kam pasur respekt për familjen e tij. i kam thënë një mijë herë; mos më ngacmo vajzën. ‘Ça të duash të jap, mos e ngacmo’. Të pafajshëm, është vajza dhe djali. Vajza më pa pak 3 gocat jetime 6 deri në 10 vjeçe. Vajza e madhe është klase e pestë. Ai nuk e ka ngacmuar fare, na ka goditur në befasi.”, pohoi i moshuari.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Raporti i fundit/ Pengesat në rrugë, shkak i 30% të aksidenteve me pasojë vdekjen

Publikuar

-

Nga

Duke analizuar të dhënat për aksidentet rrugore me pasojë vdekjen, Klubi i Automobilit të Belgjikës, zbuloi se 30% e numrit të përgjithshëm të aksidenteve rrugore fatale në vitin 2018 (të dhënat më të fundit) kishin ndodhur për shkak të pengesave të ndryshme në rrugë, një rritje prej 3% në krahasim me një vit më parë.

Shkaqet më të mëdha të aksidenteve rrugore serioze dhe fatale në Belgjikë janë pengesat e ndryshme përgjatë rrugës, të ndjekura nga përplasjet anësore në kryqëzim dhe më pas përplasje kokë më kokë. Për sa i përket pengesave të ndryshme në rrugë që ndikojnë te aksidentet, janë pemët (23%), shtyllat e lehta të ndriçimit (20%) dhe barrierat anësore (12%).

Në këtë mënyrë, përmirësimi i infrastrukturës, mund të zvogëlojë numrin e madh të këtyre aksidenteve. Rregullimet mund të bëhen me teknologjitë aktuale siç janë pajisjet për amortizimin e përplasjeve apo barrierat rreth pemëve në vendet më të rrezikshme.

LEXO TE PLOTE