Connect with Us

Përfshihet nga flakët një banësë në Korçë/ Evakuohen studentet

Kronika

Përfshihet nga flakët një banësë në Korçë/ Evakuohen studentet

Publikuar

-

Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotmë në Korcë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të xhamisë së vjetër, teksa zjarri ka filluar nga dhoma ku banonin tre studente.

Mësohet se tre vajza studente që jetonin në banesë janë evakuuar dhe nuk ka të lënduar në njerëz.

Ndërkaq, shkak i zjarrit  dyshohet të jetë bërë pajisja elektrike që përdorej për ngrohje në banesë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ekzekutimi i dy të rinjëve në Durrës/ Gjendet e djegur një makinë

Publikuar

-

Nga

Pas ekzekutimit të dy të rinjëve në Durrës, një makinë është gjetur e djegur në Rrogozhinë.

Makina dyshohet se i përket autorëve të krimit të dyfishtë që tronditi mbrëmjen e sotme Durrësin ku mbetën të vrarë Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza.

Automjeti i gjetur i djegur është me targa të vjedhura.

Paraprakisht, bëhet me dije se Anxhelo Avdia ka marrë plumba të shumë në trup por ka mbërritur me shenja jete në spital, por fatkeqësisht s’ka mundur të mbijetojë.

LEXO EDHE:  Zjarr me përmasa të mëdha në Elbasan/ Emercencat Civile: Të nisë evakuimi i banorëve

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Patos/ Rrezikohen banesat

Ndërkohë, viktima tjetër, 35 vjeçari Dorjan Shkoza ka mbetur i vdekur në vend.

Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza kanë qenë duke ecur anës rrugës bashkë me disa shokë të tyre, dhe janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 8 vite burg për drogë/ Zbulohet emri i viktimës së dytë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Është identifikuar edhe viktima e dytë i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi u ekzekutua me kallashnikov.

Mësohet se ai është Dorjan Shkoza 35 vjeç.

Ai ka qenë i dënuar me 8 vjet për drogë dhe ka dalë nga burgu  në fund të 2010-ës.

Në këtë ngjarje ka mbetur i vrarë edhe Anxhelo Avdiaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U qëlluan me breshëri kallashnikovi/ Identifikohet targa e makinës së autorëve

Publikuar

-

Nga

Policia ka dalë me informacion zyrtarë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Durrësin mbrëmjen e sotme, ku dy persona u ekzekutuan me kallashnikov.

Policia thotë se ka identifikuar targat e makinës së autorëve dhe iu është vënë pas.  Po kështu pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

“Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

LEXO EDHE:  Korçë-Sekuestrohet 121 kg drogë/ Arrestohen katër persona  

LEXO EDHE:  Aksidentohet makina e policisë/ Dy të plagosur me urgjencë në spital

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.”

LEXO TE PLOTE