LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni ndërkombëtar godet grupin kriminal/ Arrestohet një 33-vjeçar në Peqin

2 Mars 2020, 15:43, Kronika CNA
Operacioni ndërkombëtar godet grupin kriminal/ Arrestohet një

Sot është finalizuar operacioni i përbashkët mes policive të Italisë, Belgjikës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës, i koduar “Kitchen”, në sajë të të cilit janë vënë në pranga 27 persona.

Mësohet se në vendin tonë është arrestuar shtetasi me iniciale P.H., 33 vjeç, banues në Kodras, Peqin, ndërsa shtetasi J.S. është shpallur në kërkim. Për të riun, më datë 26.02.2020 Gjykata e Brescias/Itali ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për kryerjen e veprës penale ?Trafikimi i lëndëve narkotike?, si pjesë e grupit kriminal.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar gjithsej 35 urdhra arresti të lëshuara nga autoriteti gjyqësor i Brescias, Itali, nga këta 27 janë arrestuar, ndërsa 8 janë shpallur në kërkim.

Akuza ndaj këtij grupi kriminal është ajo e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim, mbajtje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, grabitje, mbajtje dhe dhënie të armëve luftarake.

Hetimi ka filluar ndaj një grupi të strukturuar marokenësh dhe italianësh që trafikonin hashash nga Maroku, e më pas janë zbuluar edhe elementë të një grupi kriminal me origjinë shqiptare që trafikonin kokainë nga Holanda, duke furnizuar tregun në Italinë e Veriut e saktësisht në zonën e Brescias.

Hetimi ka zbuluar 4 shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetase rumune që i përkisnin të njëjtit grup kriminal.

Hetimi ka filluar në muajin tetor të vitit 2017 dhe ka vijuar me intensitet duke sjellë arrestime dhe goditje gjatë vitit 2018, kur janë bërë edhe sekuestrimet dhe arrestimet më të shumta.  Ndërkohë që ditën e sotme janë ekzekutuar në të njëjtën kohë urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria e Brescias./ CNA.al

Lajmet e fundit nga