Connect with Us

Operacioni ku u arrestua Henri Çili/ Gjykata e Lartë shpjegon përfshirjen e Dvoranit në këtë ngjarje

Lajme

Operacioni ku u arrestua Henri Çili/ Gjykata e Lartë shpjegon përfshirjen e Dvoranit në këtë ngjarje

Publikuar

-

Gjykata e Lartë ka reaguar lidhur me opercionin “Mezhgorani” ku mes të arrestuarve ishte edhe Henri Çili.

Në këtë ngjarje u përfshi edhe kreu i KED, Ardian Dvorani i cili ishte relatori çështjes për të cilën dyshohej se Henri Çili po ndërhynte për të liruar nga burgu varsësit e efektivit të RENEA-s në Lazarat në vitin 2004.

Në reagimin e Gjykatës së Lartë thuhet se “gjykata dhe prokuroria po kryejnë dhe duhet të kryejnë detyrat e tyre deri në fund edhe në këtë drejtim, duke ripërsëritur se në mënyrë kategorike nuk ka pasur asnjë lloj kontakti, të çfarëdo natyre dhe me çfarëdo personi, të gjyqtarit Ardian Dvorani, lidhur me çfarëdo çështjeje gjyqësore, përfshirë edhe çështjen penale nr. 52105-00941-00-2019”.

Gjykata e Lartë sqaron se aktualisht, për shkak se në Gjykatën e Lartë ka vetëm një gjyqtar në detyrë, të gjitha çështjet gjyqësore, të çdo lloji e natyre, pavarësisht nga koha kur kanë ardhur për shqyrtim, në sistemin e administrimit të çështjeve rezultojnë me gjyqtar relator të vetmin gjyqtar në detyrë: Ardian Dvorani.

“Në datën 28.02.2020, nëpërmjet një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit njoftoi publikisht disa të dhëna lidhur me disa veprime dhe rezultate të arritura në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019 dhe një operacioni policor të emërtuar “Mezhgorani”.
Menjëherë pas kësaj deklarate, në media u shfaqën informacione dhe komente se ishin ndaluar në kuadër të këtij operacioni edhe disa persona me dyshimin e përfshirjes së tyre në veprimtari që synonin të përshpejtonin shqyrtimin e së paku një çështjeje penale në Gjykatën e Lartë dhe më tej ndryshimin e situatës ligjore të personave të gjykuar dhe dënuar në këto çështje penale.
Ndërmjet të tjerave, në media e përhap menjëherë edhe informacioni se njëra prej këtyre çështjeve penale, me nr. 52105-00941-00-2019, e regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 09.10.2019, ka si relator të saj gjyqtarin Ardian Dvorani. Njëkohësisht, informohej publiku se një apo disa nga personat e ndaluar ishin takuar me një funksionar të lartë të drejtësisë dhe kishin marrë prej tij/saj premtimin se kjo çështje penale do të shqyrtohej mes çështjeve të para sapo Gjykata e Lartë të bëhej funksionale.
Duke i lidhur këto dy episode, ku padyshim i pari është i saktë dhe konfirmohet edhe nga të dhënat tona zyrtare, filloi të aludohej se në këtë takim ka qenë gjyqtari Ardian Dvorani apo ndonjë person tjetër që aktualisht apo në të ardhmen mund të ndikonte në realizimin e qëllimeve të tyre lidhur çështjen penale të sipërcituar. Ky aludim u përhap me nxitim në media pa kryer verifikimet minimale të fakteve dhe pa kërkuar informacion zyrtar nga ana e Gjykatës së Lartë. Po kështu, siç ndodh gjithmonë, shpesh edhe në mënyrë të qëllimshme, pa minimumin e kujdesit dhe të përgjegjësisë qytetare dhe institucionale në një shtet të së drejtës dhe me regjim demokratik, ky aludim u ushqye pa asnjë arsyetim të bazuar në prova dhe në mungesë të përsëritur të respektit për veten e tyre dhe veçanërisht për institucionet shtetërore nga subjekte politike dhe persona të ndryshëm që marrin përsipër të komunikojnë me publikun dhe në emër të publikut.
Prandaj, ndërkohë që gjykata dhe prokuroria po kryejnë dhe duhet të kryejnë detyrat e tyre deri në fund edhe në këtë drejtim, duke ripërsëritur se në mënyrë kategorike nuk ka pasur asnjë lloj kontakti, të çfarëdo natyre dhe me çfarëdo personi, të gjyqtarit Ardian Dvorani, lidhur me çfarëdo çështjeje gjyqësore, përfshirë edhe çështjen penale nr. 52105-00941-00-2019, vlerësuam ti paraqesim publikut disa shpjegime të thjeshtuara për mënyrën se si administrohen çështjet gjyqësore, si caktohet gjyqtari relator, si caktohet dhe kur shqyrtohen çështjet nga kolegjet e gjykatës, si edhe disa të dhëna konkrete të mënyrës se si është proceduar me çështjet penale në periudhën Nëntor 2019 dhe deri më sot.
Gjyqtari relator i çdo çështje që vjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë caktohet nëpërmjet shortit elektronik në mënyrë të menjëhershme dhe të rastësishme, menjëherë në momentin e regjistrimit të saj në regjistrat e kësaj Gjykatë.
Sipas natyrës së tyre, çështjet gjyqësore në Gjykatën e Lartë shqyrtohen duke respektuar radhën e ardhjes së tyre për shqyrtim pranë kësaj Gjykate. Përjashtimisht, në raste të caktuara dhe të motivuara sipas kritereve të paracaktuara dhe të miratuara në rregullat e brendshme të administrimit të tyre, çështje konkrete mund të shqyrtohen në mënyrë të përshpejtuar, jashtë radhës së ardhjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë . [1] Procesi i përshpejtimit të gjykimit të çështjes, jo vetëm që kërkon përmbushjen e këtyre kritereve, por edhe angazhimin dhe pëlqimin paraprak të gjyqtarit relator, kolegjit përkatës dhe Kryetarit të Gjykatës.
Aktualisht, për shkak se në Gjykatën e Lartë ka vetëm një gjyqtar në detyrë, të gjitha çështjet gjyqësore, të çdo lloji e natyre, pavarësisht nga koha kur kanë ardhur për shqyrtim, në sistemin e administrimit të çështjeve rezultojnë me gjyqtar relator të vetmin gjyqtar në detyrë: Ardian Dvorani. Gjithsesi, në sistem e administrimit të çështjeve dhe në secilën dosje administrohet edhe historiku i caktimit të gjyqtarit relator dhe ndryshimet që mund të kenë ndodhur gjatë kohës që çështja është në pritje për tu shqyrtuar nga kolegji përkatës. Natyrisht, në të ardhmen, me emërimin dhe fillimin e detyrës së gjyqtarëve të rinj, do të veprohet me shpërndarjen e çështjeve dhe caktimin e gjyqtarëve relatorë që duhet të procedojnë me përgatitjen e secilës çështje për relatim dhe më pas për gjykim në kolegjin përkatës.

LEXO EDHE:  Skandali i “Dosjes Çili”/ Pse nuk arrestohet zyrtari i lartë i drejtësisë?

Pavarësisht se Gjykata e Lartë prej kohësh ka qenë pjesërisht funksionale dhe prej shumë muajsh nuk është funksionale me pasojë pamundësinë e gjykimit të çështjeve, janë marrë të gjitha masat e mundshme, është punuar dhe vijon të punohet me intensitet të lartë për studimin e dosjeve dhe përgatitjen e relacioneve përkatëse nga ana e këshilltarëve ligjorë të Gjykatës së Lartë. Këto përgatitje bëhen për të krijuar sa më shumë mundësi që, kur Gjykata të bëhet funksionale, të jetë në gjendje të shqyrtojë dhe vendosë për zgjidhjen sa më shumë çështjeve dhe në kohën më të shpejtë të mundshme.

Deri në fund të muajit Janar 2020, në Gjykatën e Lartë janë në pritje për tu shqyrtuar 5202 çështje penale, nga të cilat 79 janë në seancë gjyqësore dhe 5123 në dhomë këshillimi. Ndërkohë janë përgatitur dhe janë të gatshme për tu shqyrtuar, në dhomë këshillimi 566 çështje penale, numër i cili rritet vazhdimisht me rreth 40-50 çështje të reja që përgatiten çdo muaj. Për këtë qëllim, aktualisht dhe për një periudhë afatmesme, Gjykata e Lartë po bashkëpunon dhe do të mbështetet me ekspertizë, masa dhe burime të tjera nga SHBA nëpërmjet Projektit Justice for All dhe nga Euralius.

Gjithashtu, në zbatim të pikës 2 të nenit 26 dhe të pikës 3 të nenit 34 të ligjit nr.98/2016, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani ka ndjekur dhe përmbushur detyrimin procedural të caktimit të këshilltarëve ligjore që ngarkohen me studimin dhe përgatitjen e relatimeve për çështjet gjyqësore, duke ndjekur rigorozisht kriterin kohor të ardhjes së çështjeve për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Në gjendjen aktuale, jo vetëm nuk ka asnjë kuptim por edhe nuk është proceduar në fakt në asnjë rast më urdhërimin e përgatitjes për shqyrtim të ndonjë çështjeje gjyqësore jashtë radhës së ardhjes së tyre në Gjykatën e Lartë.

Ashtu siç i deklaruam mediave të interesuara ditën e premte, pa miratimin me shkrim të drejtuesit të Gjykatës së Lartë, asnjë dosje gjyqësore nuk mund të tërhiqet për çfarëdo qëllimi nga ana e këshilltarëve ligjorë. Akoma më tej, duke vijuar si deri më sot ndjekjen me rigorozitet të procedurave dhe kritereve të miratuara, si edhe trajtimin e barabartë të atyre që presin prej vitesh zgjidhjen e çështjeve të tyre, në cilësinë e të drejtuesit të Gjykatës së Lartë gjyqtari Ardian Dvorani do të vijojë të garantojë respektimin e këtyre procedurave. Prandaj, jo vetëm nuk ka ndodhur, por askush të mos mendojë se mund të marrë përsipër apo të ndërhyjë duke i paracaktuar ndonjë trajtim të privilegjuar rasteve dhe çështjeve të caktuara, si aktualisht ashtu edhe në kohën kur Gjykata e Lartë, me ardhjen e gjyqtarëve të rinj, do të bëhet funksionale.

Por, për të mos ngelur vetëm tek fjalët, meqenëse, këto ditë ka ndjeshmëri lidhur me mënyrën e trajtimit të çështjes penale nr. 52105-00941-00-2019 e regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 09.10.2019, së bashku me këtë Njoftim Publik përcillen publikisht për ti njohur konkretisht kushdo që është i interesuar edhe kopje të skanuara të dokumenteve që i përkasin periudhës Nëntor 2019 dhe deri më sot, me të cilat u janë caktuar për studim këshilltarëve ligjorë çështjet penale të cilat nuk janë trajtuar në të kaluarën. Kushdo mund të konstatojë, jo vetëm respektimin e radhës kohore të ardhjes së çështjeve në Gjykatën e Lartë, por edhe faktin e thjeshtë se nuk ka asnjë veprim në lidhje me çështjen penale nr. 52105-00941-00-2019”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ndahet papritur nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN-së

Publikuar

-

Nga

Ndahet papritur nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN-së

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur prof. Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave, “mjeshtri” i analizave të ADN.

Grigor Zoraqi ka lindur dhe është rritur në Tiranë në një familje me tradita dhe vlera të veccanta kulturore. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” duke u dalluar si një nga nxenesit më të shkëlqyer që ka patur historikisht kjo shkollë. Studimet universitare i kreu ne Universitetin “LA Sapienza” në Romë, Itali në vitet 1979-1985 ku u dallua për rezultatet e larta në përgatitjen e tij shkencore.

Pas kthimit në Shqipëri punoi si pedagog i Gjenetikes pranë Fakultetit të Veterinarise, Universiteti Bujqesor i Tiranës, ku mbrojti me sukses me 1991 titullin “Kandidat i Shkencave” njohur me vonë Doktor i Shkencave. Në fillim të viteve ’90 largohet përsëri në Itali ku punon si kërkues shkencor në disa institucione të rëndësishme shkencore si Departamenti i Mjekësisë Eksperimentale dhe Patologjisë së Përgjithshme të Universitetit “La Sapienza” të Romës, Instituti i Teknologjise Biomjekesore, në disa laboratore të Qendres Kombëtare të Sëmundjeve Gjenetike në Itali etj duke fituar një përvojë të ccmuar në kërkimin shkencor. Me kthimin në Shqipëri duke filluar nga viti 2004 Grigori punon si drejtues i Qendrës se Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike prane spitalit “Mbretëresha Geraldine”. Ndërkohë, Grigori ka dhënë një kontribut të shquar edhe si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

LEXO EDHE:  Arjan Çani i përgjigjet CNA.al/ Sjell në emision Henri Çilin

LEXO EDHE:  Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Me formimin e tij shkencor ai është ndër gjenetistët me kontribut të vecantë në Shqipëri, si autor i një numri të madh artikujsh dhe punimesh shkencore të botuara në revistat me te mira shkencore, pjesmarres i perhershme ne shume kongrese dhe konferenca shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Nga viti 2007, Grigori bëhet anëtar i bordit botues të revistës shkencore “Balcan Journal of Medical Genetics”.

Hartues i shumë projekteve kërkimore me vlerë Kombëtare për parandalimin e disa sëmundjeve të trashëgueshme në vendin tonë, disa prej të cilëve ende në përpunim e sipër. Me përvojën e fituar, me cilësinë e punës se tij kërkimore dhe saktësine e rezultateve të tij pa dyshim Grigori quhej “mjeshtri” i analizave të ADN-se në nivelin molekular. Këtë e kanë provuar nga aftër të gjithë studentët që kanë përgatitur punimet e tyre në nivelin “Master” si dhe ata të cilët Grigori i ka udhëhequr për fitimin e gradës shkencore “Doktor i Shkencave”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Blerta kujton çdo gjë”/ Psikiatri: Një anëtare e familjes Josifi mund të ketë vuajtur nga psikoza

Publikuar

-

Nga

Psikiatri Pasho Maksutaj ka folur për ngjarjen horror në Kombinat ku u gjetën të pajeta nënë e bijë.

Maksutaj deklaroi se tre gratë e familjes Josifi kanë pasur një problematikë e konsideruar si psikozë, kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin, duke theksuar se ai përcaktohet nga konkluzione dhe bindje të gabuara

“Raste të ngjashme ka pasur. Jo në kuptimin e pasojave të tilla. Por çrregullime të tilla ka pasur. Unë nuk kam informacione dhe dokumentacione për të përcaktuar gjendjen e tyre. Është një problematikë që ne e quajmë psikozë. Për një gjendje kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin. Realiteti te këta persona përcaktohet me zëra që krijohen brenda trupit të njeriut të cilat janë konkluzione dhe bindje të gabuara. Për shembull një person është i bindur që e ndjek policia dhe në çdo lëvizje që shikon, thotë që është policia. Mund t’i thuash çfarë të duash. Ai beson atë që ka në kokë. Të tjerë kanë bindje që Zoti e ka dërguar për një mision të caktuar. Ai mendon se Zoti i ka thënë që ti do jesh Jezu Krishti i sotëm. Ai mund të mos ketë qenë fare besimtar dhe në momentin që i fillon kjo, sillet si besimtar”, u shpreh ai në studion e Abc News.

LEXO EDHE:  Topalli u çjerr maskën Lulit dhe Çilit/Oligarku me të cilin Basha bashkohet në darkë

LEXO EDHE:  Topalli u çjerr maskën Lulit dhe Çilit/Oligarku me të cilin Basha bashkohet në darkë

Maksutaj deklaroi se në rastin e familjes Josifi, ka mundësi që njëra prej tyre të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar më pas dy pjesëtarët e tjerë të familjes.

Ai tha se Blerta do të jetë në gjendje të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, pasi në raste të tilla, këta persona nuk e humbin kujtesën.

“Te rasti konkret mundësia është që njëra nga këto fatkeqe të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar të tjerat. Kur ndodh në rrethin familjar quhet “folie on famille”. Është psikozë e përcaktuar për herë të parë në Francë. Indoktrinimi mund të ekzistojë, ose jo në këtë rast. Kjo lidhet nëse ka qenë ose jo fetar në atë moment.
Në kohën e teknologjisë edhe përmbajtja ndryshon dhe bëhet teknologjike. Besimet reklamojnë jetën, pastaj është problem tjetër si interpretohet. Asnjë nga besimet nuk reklamon vdekjen. Kur kemi një psikozë, medikamentet bazë janë për këtë psikozë.
Problemet e psikozave, nuk lidhen me kujtesën. Ato mbajnë mend me detaje. Kujtesën e ka të mirë. Ajo do të arrijë që t’i referojë problemet që kanë ndodhur. Besoj se Blerta do të jetë personi i induktuar dhe largimi i induktuesi e kthjellon”, u shpreh Maksutaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Akuzat e Gjergji Thimos/ Koço Kokëdhima refuzoi në minutat e fundit të shpjegohej në emision

Publikuar

-

Nga

Akuzat e Gjergji Thimos/ Koço Kokëdhima refuzoi në minutat e fundit të shpjegohej në emision

Duhej të ishte personazhi që do duhej të hapte puntatën e “A-Show” në Syri TV, madje edhe e kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij, por në fund anullon gjithçka. Botuesi i njohur dhe ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima, i akuzuar një javë më parë nga koleksionisti Gjergji Thimo se, në banesën e tij është fotografuar një ikonë, e cila do duhej të ishte në Prokurori si provë materiale, mesa duket është tërhequr në momentin e fundit nga mundësia për të treguar të vërtetën e kësaj historie.

I kontaktuar para emisionit nga gazetarët, Kokëdhima është justifikuar me faktin se nuk ndodhet në Tiranë, por edhe kur i është kërkuar një lidhje përmes Skype-t, sërish ka gjetur një justifikim tjetër, raporton “syri.net”.

Ikonat në banesën e Kokëdhimës

Çfarë do të deklaronte një javë më parë në “A-Show” koleksionisti Gjergji Thimo:

LEXO EDHE:  Topalli u çjerr maskën Lulit dhe Çilit/Oligarku me të cilin Basha bashkohet në darkë

LEXO EDHE:  Topalli u çjerr maskën Lulit dhe Çilit/Oligarku me të cilin Basha bashkohet në darkë

“Më 8 tetor 2013 nuk u burgosa thjesht unë. U grabitën 1600 ikona me vlerë 63 milionë euro. Këto janë kartela me numra kodesh, me të tëra. Pas daljes nga burgu kam pasur shumë përkrahje nga intelektualë, nga njerëz të artit dhe kulturës. Dhe këto vepra siç doli me vonë nuk i kisha për trafikim, siç thanë. Qëllimi im ishte të ruaja këto pasuri kombëtare. Ku kanë shkuar këto ikona?Shikoni këto foto. Ky është Koço Kokëdhina. Këto ikona që Koço i ka pas shpine në këtë foto janë ikona që janë sekuestruar, dhe që vetëm pas dy muajsh dalin në shtëpinë e Koço Kokëdhimës. Si mundet që këto ikona që ishin prova materiale të dalin në shtëpinë e Koço Kokëdhinës?”

LEXO TE PLOTE