Connect with Us

“Nuk dua të qëlloj e të më qëllojnë”/ Bujar Kapexhiu tregon dy vendimet që e sollën në Bulevard

Lajme

“Nuk dua të qëlloj e të më qëllojnë”/ Bujar Kapexhiu tregon dy vendimet që e sollën në Bulevard

Publikuar

-

Aktori i njohur Bujar Kapexhiu ka mbajtur fjalën e tij në podiumin e ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , ku po mbahet manifestimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Kapexhiu ka theksuar se nuk ka qenë kurrë anëtar i ndonje partie dhe nuk ka për të qenë.
Aktori tha se janë mbledhur në Bulevard për dy vendime: Të mbrojmë dhe të mos pranojmë.

“Në këto çaste jam me të gjithe ju që jeni në mbrojtje të ligjit të Kushtetutës.
Jam kundër atye që tentojnë ta prekin ta shkelin për interesa te ngushta personale.
Ne morëm më të keqet e diktaturës e po shpikim më të keqen e demokracisë.
Jemi vend pluralist, jemi një vend i varfër, i rrënuar në braktisje çdo ditë.
Politika është e veshur me gënjeshtër.

LEXO EDHE:  Dhunë në protesë?/ Ambasada Amerikane mesazh qytetarëve

Sot këtë podium e ka ngritur presidenti Meta, herë tjetër ka qenë Basha, Berisha apo Rama. Po ç’ rëndësi ka se podiumi i kujt është, kur ajo që dua është ajo se unë dua, e kam një ëndërr kur njërëzit nuk i japin shuplakë njeri tjeterit kur zgjedhin të ardhmen e tyre. Nuk dua të qëlloj e të më qëllojnë”, u shpreh Kapexhiu gjatë fjalës së tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kujtim Gjuzin e përze gruaja nga shtëpia/ E kthen zyrën e Kuvendit në hotel

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është larguar nga shtëpia e tij pasi bashkëshortja e tij e ka denoncuar në polici për dhunë ndaj saj dhe djalit të tyre 16 vjeçar.

Sot në media u bë i ditur lajmi se Kujtim Gjuzi është urdhëruar nga gjykata t’i qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar.

Si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16, vjeçar të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor 2019, ku gruaja, së bashku me djalin e saj, kanë kërkuar Urdhër-Mbrojtje në gjykatën e Tiranës, ku gjyqtarja Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas.
Një burim zyrtar nga Garda e Republikës tha për CNA.al se Gjuzi tashmë është strehuar në zyrën e tij në Kuvend.

LEXO EDHE:  LIVE/ Artistët në protestë: Qytetarë na mbështesni!

LEXO EDHE:  Opozita: Pushteti ka uzurpuar gjithçka

Forcat e Gardës kanë trokitur në zyrë për të bërë kontrollin rutinë në orët e vona të natës, ndërkohë që Gjuzi ndodhej në zyrë dhe është justifikuar se ka qenë duke punuar.
Por çfarë mund të bëjë një deputet në orën 01:00 pas mesnate në zyrën e Kuvendit?
Ka gjasa që Gjuzi të jetë strehuar në zyrën e Kuvendit pas vendimit të Gjykatës për t’i qendruar larg banesës ku jeton bashkëshortja dhe djali i tij dhe zyrën e tij në Kuvend e ka kthyer në hotel për të kaluar natën.

Ndërkohë pak më herët, Gjuzi ka mohuar dhunën ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, por nuk ka mohuar në asnjë moment dovorcin./CNA.al

Deputeti Gjuzi dhunon gruan e djalin/ Gjykata urdhëron të largohet nga shtëpia

Dhuna ndaj bashkëshortes dhe djalit/ Kujtim Gjuzi sqaron situatën

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dhuna ndaj bashkëshortes dhe djalit/ Kujtim Gjuzi sqaron situatën

Publikuar

-

Nga

Pas lajmit të publikuar në media ku thuhej se deputeti Kujtim Gjuzi ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gjuzi shkruan se nuk i ka dhunuar kurrë bashkëshorten dhe djalin e tij.

Deputeti e cilëson denoncimin një nxitje nga motra e bashkëshortes e cila, sipas tij, është denoncuar në polici prej tij.

“Kujtim Gjuzi deklaroj me përgjegjësi: S’kam dhunuar kurrë djalin e bashkëshorten që ndikohet nga motra e kallëzuar në polici nga unë”, shkruan Gjuzi./CNA.al

Deputeti Gjuzi dhunon gruan e djalin/ Gjykata urdhëron të largohet nga shtëpia

LEXO TE PLOTE

Lajme

Një orë para nisjes së manifestimit/ Çfarë po ndodh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Publikuar

-

Nga

Një orë para fillimit të manifestimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta, ka nisur vendosja e Forcave të Rendit përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Mësohet se efektivët e policisë janë pajisur me kundragaz. Gjithashtu para kryemistrisë kanë mbërritur 3 autobotë, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjithashtu, në të gjithë bulevardin janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, si dhe autoporlantë, ndërsa shtyllat ku janë vendosur këto pajisje, janë lyer me graso./CNA.al

LEXO TE PLOTE