Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Vrasje apo vetëvrasje?

Opinione

Nga Artan Fuga/ Vrasje apo vetëvrasje?

Publikuar

-

A mundet një njeri që gjendet i vrarë, pasi ka lënë një letër se do të vetëvritet, mos jetë vetvrarë, por ta kenë vrarë?

Ka një ngjarje në historinë e Shqipërisë që vazhdon edhe pas dyzet vjetësh të tërheqi vëmendjen e atij brezi që ka jetuar atëhere si edhe të historianëve dhe mediave.

Ish kryeministri i atëhershëm, në atë dhjetor 1981, u vra apo u vetëvra?

Ata që e kanë mbyllur dyshimin e tyre dhe thonë se ishte një vetëvrasje, si provë marrin faktin që i ndjeri kishte shkruar një letër ku pasi rrëfente pezmin e tij, po i thoshte Enver Hoxhës se meqë nuk i kishte lënë rrugë tjetër po vriste veten.

Historianët, ndofta edhe të tjerë, me lehtësi kujtojnë se kanë gjetur një provë të pakundërshtueshme të vetëvrasjes. Një njeri që le një letër vetvrasjeje, dhe vritet, domethënë se është vetëvrarë.

Këtu nis budallalliku i historianit, amator ose gjoja profesionist, që merr letrat dhe dokumentet për prova, i cili i zhytur në një metodologji lineare, duke mos njohur se çfarë është komunikimi bien në gabime logjike.

Unë nuk di gjë për ngjarjen konkrete, nuk kam ndonjë studim për këtë sepse nuk është më është dashur, ndonëse kam libër për tipologjinë antropologjike të totalitarizmit shqiptar.

Por, a është e mundur që njeri që le një letër ku thotë se po vetëvritet, dhe gjendet i vrarë më pas, të mos jetë vetëvrarë por vrarë?

Teorikisht po, patjetër, pa problem.

1. Dikush nga bashkëpuntorët e tij i thotë : shkruaj një letër Enverit dhe thuaji se po vret veten, ne ja çojmë dhe kështu ai do të kuptojë se duhet të ndërhyjë shpejt, pa kaluar ti në akt, ta mbylli këtë muhabet, dhe nuk dënohesh. I ndjeri nuk ka rrugë tjetër dhe e shkruan. Ndërkohë e vrasin. letra është shkruar, hiqet qafe.

2. Ai vetë shkruan një letër ku thotë se do të vetëvritem, por jo medoemos e ka këtë synim atë ditë ditë ose atë çast, thjesht e shkruan ta ketë si version për një moment të dytë ku nëse do të vendoste ta vriste veten, të mos humbëte kohë ta shkruante letrën. Por, dikush e konstaton ose e merr vesh letrën dhe gjen rastin ta vrasi.

LEXO EDHE:  Vrasja e nënkomisarit, Fishta: FNSH duhet të priste RENEA-n

Dikush i thotë se do të eliminohesh, prandaj rruga më e mirë është të shkruash një letër ku të thuash këtë që do të vetëvritesh. Mbase do të shpëtosh pjesën tjetër të familjes. I ndjeri e shkruan letrën e vetvrasjes, por heziton ta vrasi veten. Atëhere ata që e kanë kërcënuar kryejnë aktin.

4. I ndjeri për t’u lehtësuar shkruan se do të vrasi veten, por jo medoemos e ka vërtet atë synim imediat. Bën psikologjikisht një sprovë me veten, sesi do t’i dukej po ta bente pergjysem aktin e vetvrasjes, por bën vetëm gjysmën e kthyeshme. Shkruan se do të vritet, por kur sheh gjysmen e veprimit të bërë, ka peshtjellim dhe lemeri dhe nuk e ben aktin e vertete. Por, kaq duhet që ai të ekzekutohet sepse letren e ka shkruar.

Sigurisht, Mehmet Shehu ka shumë mundësi të ketë vetvrarë veten.

Se mos ka ndonjë rëndësi kjo tani.

E kam gjetiu.

Si është e mundur që historianë amatorë ose që e quajnë veten profesionistë marrin copën e letrës automatikisht si dokument, marrin letrën si provë, konsiderojnë se një njeri i vrarë meqë ka lënë një letër se do të vrasi veten, është sigurisht i vetëvrarë.

Pale kur thonë se edhe vetë i biri e pranon. Pse po të jesh i biri nuk ja fut kot??? Statusi i dëshmitarit të besueshëm nuk lidhet fare me statusin familjar. Aq më pak i historianit nuk të jep sigurinë që gabime logjike t’i marrësh për prova historike.

Se po u pranua se ka një vrasje pasi shkruhet një letër për vetvrasje, atëhere gjithçka ndryshon. Ndryshon shumë. Por, nuk po i shkoj rrjedhojave deri në fund.

Puna është sesa lehtë bëhet gabimi logjik në analizën e ngjarjeve historike nëse historiani ngatërron: dokumentet me provat, ngatërron atë që është shkruar me atë që ka ndodhur ose mund të ketë ndodhur, ngatërron shkakun iluzor me shkakun e vërtetë! Do të thotë ndokush: Po ky çne sot me këtë? Hiç o kot, ashtu m’u kujtua duke ecur!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Ilir kthe floririn, dhe mos vidh Kreshnikun kuqezi

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Kujtim Cekani

Hajduti po hajdut ngelet :

Ka kaq kohë që bën simbolet e dikujt tjetër pa të drejtën e autorit.

Ilir Meta  s’mund të bëhet kurrë si Kreshnik Spahiu. E shikojmë gjithandej të bëjë Shqiponjën por kurrë smund ta bejë si Kreshniku ,

Tani na paska dale me parrullën  .. të ngrihemi në “Pranveren Kuq e Zi”

Ai që ndezi Zemrat e Shqiptareve me  Pranverën Kuq e Zi ishte Një e Vetem Nje .. e kishte emrin Kreshnik Spahiu ..

Boll Like ,, mos vidh simbolet e Kreshnikut se s’mund të na e biesh ti Pranveren, nqs se don te na biesh Dicka na kthe Floririn e Krrabes .. Ateher ndoshta do te fillojm te te besojme .

LEXO EDHE:  Lereni te qete familjen Kajtazi/ Nga Artan FUGA

LEXO EDHE:  Meta mbështet Trump/ Ikja në ferr e Al-Baghdadi, një lajm shumë i mirë

Jam Antikomunist dhe të Urrej.

Të urrej sepse ke Dekoruar kriminelë të komunizmit, ke dalë çdo 5 maj me Foton e Diktatorit e në damarët tua rrjedh gjak bolsheviku dhe si i tillë nuk kë denuar asnjëherë krimet e diktaturës dhe çdo gjë tani e bën për by*en tënde.

Sa për Kushtetutën që ti kërkon të mbrosh ta besoj sepse e ka shkruajtur Sabri Godo dhe të vjen keq ..

Do të protestoja o Like, por ty të parin do të hidhja në Lane e bashkë me Ty .. Ramen ..Gramozin ..Lulin e gjithë Sojin Tuaj Komunist që e keni qelbur atë vend .

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mashtrimi i Presidentit me Kushtetutën!

Publikuar

-

Nga

Nga Brizida Gjikondi

Kushtetuta e Shqipërisë ka vetëm emrin e tillë. Ajo filloi të zhbëhej në 2008 por vdekja e saj morale dhe ligjore erdhi në 2016. Kur si pasojë e degradimit total të Drejtësisë, e cila ishte totalisht aleate e krimit dhe e politikës dhe jo e qyetarëve, u arrit që “falë” faktorit ndërkombëtar Kushtetuta të bëhej Akti Tranzitor ku zbradheshin dhe konfirmoheshin të gjitha dyshimet, frikërat dhe pasiguritë që faktori ndërkombëtar kishte ndaj klasës politike shqiptare tejet të kriminalizuar. Nuk duhet të jesh jurist që të Kuptosh që Kushtetuta aktuale e Shqipërisë është kryekëput një Akt Ligjor në shërbim të Reformës në Drejtësi me qëndrueshmëri të përkohëshme por kurrësesi një Kushtetutë morale e një shteti sovran.

Ndryshimet e 2016 u votuan si kurrë më parë unanimisht nga 140 deputetë, të cilët u çuan të votonin me një këmbë pavarësisht intrigave dhe djallëzive që përdorën të dyja palët, disa që ta pengonin totalisht dhe disa që të filtronin dhe amnistonin aty figurat e errëta të drejtësisë shqiptare.

Njoh nga afër sistemin e drejtësisë dhe di të them që Reforma në Drejtësi dhe zhbërja e Kushtetutës për shkak të kësaj Reforme ishin shpresa e vetme për të mbijetuar si popull dhe si shtet.

Cdo Gjyqtar nga shkalla e parë e gjykimit deri tek ai i Apelit, i Gjykatës së Lartë për mos folur për Gjykatën Kushtetuese ishin skllevër të bindur të emëruar dhe gjobvënës mirënjohës që i korespondonin një kaste politke dhe një politikani konkret. Njoh me emër mbiemër pa fund të tillë. Kriminilaizimi i drejtësisë dhe njëhsimi i saj kriminal me politikën bën që mos kuptohej ku fillonte njëra dhe ku mbaronte tjetra. Ekonomia, pronat, mafia, kriminelët … ishin eskluzivitet i kësaj kaste antishqiptare.

Cdo intelektual që njeh cfarë është Kushtetuta në vetvete e di shumë mirë që Kjo e tanishmja vetëm Kushtetutë nuk është, por është një Akt që garanton që nesër të ngrihet një Kushtetutë dinjitoze dhe bashkëkohore.

Shqiptarët nuk kanë aktualisht Kushtetutë falë njerëzve si Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët kapjen e Drejtësisë e kthyen në normalitet kriminal, ndaj të njëjtin kut vlerësimi dhe ankthi kanë dhe sot, fatin e tyre e lidhin me emërimet e saj.

Kushtetuta e Shqipërisë aktualisht është një Rregullore se si reformohet drejtësia, ndryshimet e saj janë thelbësore por gjithmonë në funksion të frymës së kësaj reforme.

Në këtë Kushtetutë kanë rënë ekuilibrat e 3 pushteteve, në këtë Kushtetutë me 183 nene (ndërkohë Italia me rreth 61 milionë banorë e ka me 139) nuk ka harmoni, nuk ka historinë e kombit, pasi dihet që Kushtetuta është Akti Suprem, Certifikata e Lindjes dhe gjallimit të një shteti, aty përmblidhen e shkuara, e tashmja e ardhmja, plagët dhe mësimet që të jep historia, çdo nen i saj është i larë me gjak shqiptari në qindra shekuj për tja arritur që të kihet një Kushtetutë dhe një shtet shqiptar.

LEXO EDHE:  Lereni te qete familjen Kajtazi/ Nga Artan FUGA

LEXO EDHE:  Meta mbështet Trump/ Ikja në ferr e Al-Baghdadi, një lajm shumë i mirë

Cdo shqiptar duhet ta hap një herë të vetmë Kushtetutën aktuale dhe do kuptojë që sdo kuptojë asgjë.

Presidenti nuk mund të fsheh frikërat e tij mbrapa saj, ai smund të bashkojë fatin e tij politik dhe ligjor me fatin e popullit shqiptar.

Ai po fshihet mbrapa një Kushtetute që nuk ekziston, Kushtëtutën nuk e bën emri por e bëjnë shtyllat e saj.

Kushtetuta aktuale mbart frikërat e ndërkombëtarve për Reformën në Drejtësi ajo është një manual përdorimi se si rrëzohet sistemi i vjetër i drejtësisë dhe se si ngrihet i riu.

Në këtë Kushtetutë nuk garantohet gjëja kryesore Sovraniteti, por kush ka dy gramë tru e mirëkupton këtë situatë kalimtare, po kush është si Meta pavarësisht se e votoi më një këmbë nuk e mirëkupton pasi nuk i leverdis.

Kur u bënë ndryshimet kushtetuese në Korrik të 2016 djallëzisht ashtu pa u ndjerë u hoqën nga Kushtetuta edhe disa Institucione kushtetuese në mënyrë që të kapeshin kollaj nga politika si pwr shwmbull Komisioni Wendror i Zgjedhjeve. Ka paradokse Kushtetuta aktuale, ndërkohë ke një President të zhburrëruar ligjërisht pasi zgjidhet me 71 vota, ke një Avokat Populli (totalisht institucion parazit) që zgjidhet me 84 vota, ka Nene ku territori ju jepet forcave të huaja ndërkombëtare, sic nuk ka asnjë Nen për punën dhe të drejtat thelbësore të shqiptarve.

Kushtetuta duhet të jetë një simfoni në letër, një simfoni kombëtare, ku dinjiteti, pavarësia dhe sidomos sovraniteti ekuilibrin mes tre pushteteve 1) Parlamantar 2) Gjyqësor 3) Ekzekutiv duhet ti kishin në themel të ekzistencës së vet.

Unë dhe shumë si unë kemi pranuar me vetëdije që ky akt kalimtar që garanton Reformën në Drejtësi të pseudo quhet Kushtetutë, ndaj as Presidentit nuk i ka hije të shtiret. Për më tepër që votimi që e polli atë politikisht si President ja zhbën moralin që predikon me flamuj dhe Mimoza.

Kushtetutat e shteteve evropiane garantojnë me harmoni dhe rrjedhshmëri nen pas neni një identitet kulturor kombëtar, ekonominë publike dhe private, drejtësi të paanshme, rregulla të ndershme politike, referendume dhe sidomos moral kombëtar.

Shqipëria mbas konsolidimit të Reformës në Drejtësi, ka imediate hartimin e një Kushtetute elitare, një Kushtetute që vendos gjithëcka në vënd të vet, siaps rolit dhe rëndësisë.

Duke parë hipokrizinë e Presidentit po citoj disa rrjeshta të dy figurave ndërkombëtare Abraham Linkoln dhe Samuel Adams i pari thoshte “Ne, Populli jemi pronarët legjitimë si të Parlamentit dhe të Gjykatave, dhe jo për të përmbysur Kushtetutën, por për të përmbysur ata njerëz që poshtërojnë Kushtetutën” dhe Presidenti aktual i Shqipërisë është njëri prej atyre, kurse i dyti insistonte fortë në idenë e tij se “ “As Kushtetuta më e mënçur, as ligjet më të arrira nuk mund të garantojnë lumturinë e një populli të cilit i kanë korruptuar shpirtin”

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ilir Meta, nuk bën dot kongres

Publikuar

-

Nga

Nga Artur Ajazi

Ilir Meta po e vuan edhe pas kaq vitesh, largimin që i bënë socialistët nga partia e tyre. Ilir Meta, nuk arriti dot të formojë dhe konsolidojë parti, për pasojë nuk arriti dot të bëjë dot as kongres. Në 2 Mars, Ilir Meta do të imitojë Edi Ramën, në mënyrën e tij më të keqe, duke dashur të parafytyrojë vehten sikur është në Pallatin e Kongreseve para lësëistëve të larguar.

Ilir Meta, nuk do të arrijë kurrë të organizojë një kongres si ai i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës. Ai po e vuan shumë këtë gjë, ndaj bashkë me frikërat e tjera, ka vendosur të “hidhet mbi tank” si Vojo Kushi, me konkluzionin “të dale ku të dalë”. Emrat e heronjve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, janë për Ilirin, burim frymëzimi, ngjallje shprese, se “një ditë edhe unë do të organozoj kongres si Edi”.

Pavarsisht se ka ftuar mundës dhe boksierë nga SHBA dhe vendet e tjera oqeanike, duket se Ilir Meta e mban mëndjen gjetkë, ai merakun e ka tek kongresi socialistëve, madje në dy ditët e fundit ai ka postuar në rrjetet sociale, edhe video nostalgjike , të periudhës kur ai ishte një socialist i devotshëm. Por në rrjetet sociale nuk kanë munguar edhe video me “pluralizëm”, nga ku del se edhe Iliri ka qenë kontribues i gjallë i ardhjes së demokracisë. Kjo duket e ka shtyrë atë të organizojë edhe 2 Marsin, për të dalë në “mbrojtje” të vlerave dhe arritjeve, por mbi të gjitha për të mbrojtur Kushtetutën……..

Hajde gallatë oborri, hajde. As në SHQUP, thuhet se nuk po e kuptojnë mirë melankolinë e Ilirit, pasi edhe vetë Lulzim Basha e ka me mëdyshje të shkojë ose të mos shkojë në oborrin e Presidencës. Gjithsesi, Ilir Meta nuk arrin dot të organizojë kongres si socialistët, edhe për faktin se LSI, nuk po i bindet më.

Nga afro 239 drejtorë që kishte dikur kur ishte në pushtet me socialistët, Ilir Meta dhe LSI-ja, nuk kanë asnjë, ashtu siç i janë larguar edhe anëtarësia e cila afrohej tek ajo partie sepse “pekulepsej” mirë nga ushtarët e kryetarit.

LEXO EDHE:  “Nuk votohen vrasësit”/ Braçe shigjeton Bashën

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Gaz lotsjellës shashka e molotov në epokën e dialogut

Ilirit i vjen shumë inat sepse nuk organizon dot një kongres si Rama, sepse nuk arrin dot të marrë pushtetin si Rama, sepse nuk arrin dot të bëhet lider si Rama, sepse nuk arrin dot të fitojë 1 milion vota si Rama, dhe se nuk arrin dot të respektohet dhe të mbështetet nga faktori ndërkombëtar si Rama.

Gjithsesi, Ilir Meta 2 Marsin do ta trajtojë si një “kongres” të vogël, ngta ku do ti flasë “delegatëve” nga diaspora mbi Kushtetutën, do tu mësojë atyre edhe si firmoset një dekret, si ç’dekretohet një datë zgjedhjesh, apo dhe si u drejtohet kreu i shtetit fëmijëve nga ekrani duke i sqaruar mbi letrat e Dvoranit.

E pavarsisht kësaj, Ilir Meta nuk do të arrijë dot të organizojë kongres, edhe sikur Doktori t’ja mbushë sallën e Pallatit të Kongreseve me ndjekësit e Lulzim Bashës. Ai thjesht do të hedhë një firmë mes “delegatëve” në 2 Mars, duke shpresuar se do të jetë firma e (vetë) largimit të tij.

LEXO TE PLOTE