Connect with Us

Nga Andi Bushati/ Bulevardin e 2 marsit e mbushi Rama, jo Meta

Opinione

Nga Andi Bushati/ Bulevardin e 2 marsit e mbushi Rama, jo Meta

Publikuar

-

andi bushati opinion

Bilanci i Ilir Metës në këtë 2 mars nuk mund të matet me numra. Sfida e cila iu bë përpara kësaj të hëne, se sa njerëz do të mbledhë, se s’ka të çmendur që mund të dalin në bulevard për “Ilir floririn”, se askush nuk beson se njeriu me bllok në dorë, mund të bëhet garanti i librit të kushtetutës, tashmë mund të quhet e tejkaluar.

Ilir Meta tuboi në bulevard shumë më tepër njerëz se ka mbledhur ndonjëherë në këtë vend një kryetar shteti.

Ai grupoi rreth vetes një masë tepër më të madhe se sa mund ti garantojë partia prej nga vjen dhe që e mbështet pa rezerva, LSI-a.

Dhe e gjitha kjo e ka një shpjegim.

Ai duhet kërkuar në thirrjet e asaj mase të pafundme protestuesish që teksa dëgjonin fjalimet e pjesmarrësve në mbrojtje të Kushtetutës, brohorisnin në kor “Rama ik” apo “poshtë diktatura”.

Ai duhet gjetur në lajtmotivin e të gjithë oratorëve, që ndonëse vinin nga profesione, bindje dhe histori të ndryshme, i bashkoi së toku një fill i vetëm: në këtë vend duhet ndaluar instalimi i një regjimi.

Pra, manifestimi i 2 marsit, ndonëse kishte okelion e mbrojtjes së Kushtetutës, ishte një protestë ndaj një njeriu të vetëm. Ai ishte një grumbullim që kishte në epiqendër Edi Ramën dhe sistemin autarkik që ai po ngre. Ai ishte mitingu më i çuditshëm në botë, ku të gjithë ishin bërë bashkë kundër atij që askush nga oratorët nuk ia përmendi emrin.

LEXO EDHE:  Studentja e Arkitekturës zbulon pse shpërtheu ndaj Edi Ramës

Në këtë kuptim, konkluzioni që del nga ajo që shikuam në bulevard, nuk duhet parë si një sukses personal i Presidentit. Mbi të gjitha, ai qe konfirmimi se ekziston në këtë vend një masë e madhe, në rritje progresive, që nuk pajtohet dot me pushtetin personal, kleptokratik dhe të kriminalizuar të Edi Ramës.

Ata sot i mblodhi Ilir Meta. Ata dje i mblidhte Lulzim Basha. Ata nesër mund ti mbledhë pa surprizë edhe “Nisma Thurrja”, apo Organizata Politike e Arlind Qorit. Sepse sado liderë të fshihen, të squllen, të shiten, populli që nuk e duron më këtë rregjim, nuk mund të mbetet pa zë.

2 marsi shërbeu pikërisht për këtë. Për të kuptuar se regjimet sfidohen në rrugë dhe jo në tryeza. Se autokratët përballohen me forcë dhe jo me dialog. Se paqja kërkon burrërri dhe squlltësia nuk prodhon dot kurrë paqe.

Prandaj Ilir Meta, sot, nuk mund të mburret se populli opozitar doli në bulevard pro tij. Ai mjafton të gëzohet se pati intuitën dhe forcën për të interpretuar vullnetin e atyre që janë të gatshëm të rezistojnë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Kronika e një mitingu që u njoftua për në 5 dhe filloi në 6

Publikuar

-

Nga

Mitingun e hapi baxhanaku i Genc Pollos, një ish gjyqtar i Gjykatës së Strasburgut, i cili pas ftesës që paskesh marrë nga Presidenti, kish pyetur veten pse po shkoj! Pasi shpjegoi përgjigjen që i kish dhënë vetja, vijoi me gjithë pyetjet e tjera që i kish drejtuar himself-it dhe më pas me leximin e një përmbledhje leksionesh dhe liste juristësh nga e gjithë bota. Pa dyshim të gjithë patën rastin të shijonin sesi ai çdo emër e lexoi me theksin përkatës në vartësi të gjuhës së kombit të cilit i përkisnin personat e përmendur e që sigurisht ja ngritën peshë zemrën Fatmir Mediut.

Pas tij, foli një ish ambasador që mosha e ka bërë që gjithë Shqipëria ti duket më e plakur.

I treti foli Bujar Kapexhiu. Prania e këtij mund të justifikonte kolonën zanore të mitingut, me këngë nga festivalet në radiotelevizion. Bujari foli dhe besoj të gjithë besuan se i bëri thirrje Metës të japë dorëheqjen kur u bëri thirrje hajdutëve dhe injorantëve të braktisin karriket shtetërore ku ishin ulur.

Populli në shesh dëgjoi Bujar kapexhiun të ishte ishte kundra shpullave, por pas tij në skenë doli Kristjan Demaj, boksier jo i zakonshëm. Dhe Kristjani nga Gjermania u bëri thirrje shqiptarëve që Shqipëria mos shpopullohet!

LEXO EDHE:  Lubonja tregon se përse Rama po i jep detin Greqisë

LEXO EDHE:  Vasili publikon mashtrimin e Ramës ndaj banorëve të Verrisë

Më pas në skenë doli Oneida Skënderi, studente juridiku që kish marrë zërin e të gjithëve e megjithatë stonoi. Shpjegoi çdo të thotë të kalosh kufijtë, pasi parafolsi u kish bërë thirrje shqiptarve të rrinin në Shqipëri e të mos i kalonin kufijtë!

I parafundit foli Edmond Budina. I kthyer në Shqipëri pas 30 vjetesh, i ikur na shpjegoi sesi këto 30 vjet paskesh patur një ëndërr ndaj besojmë se nuk ka parë dot që Ilir Meta në këto 30 vjet ka qenë gjithmonë në pushtet. Shpresojmë që Budina i madh nuk është zgjuar nga gjumi nga puthja e Metës në Kushtetutë.

Kur të gjithë po prisnin të dilte Ija e Bes Kallakut, doli vetë Ilir Meta por me flamurin amerikan në dorë.

Presidenti foli! Foli për drejtësi me regji dhe duhet thënë që nuk foli keq. Foli si lideri që i duhet opozitës i futur gabimisht në lëkurën e gabuar.

Ija e Besit nuk u pa në protestë! Ndaj besojmë se nuk mori dot kopje nga kushtetuta e Presidentit e printuar format menu restoranti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Dështimi spektakolar i Reformës në Drejtësi ende pa nisur!

Publikuar

-

Nga

Nga Kastriot Frashëri – 

Ngjarrja e djeshme në Përmet duhet të jetë një mësim i madh jo vetëm për politikëbërësit tanë, por edhe për ata që administrojnë drejtësinë. Ashtu siç ka ndodhur rëndom dhe herë të tjera gjykata lë në burg fakirët ndërsa agallaratët e tyre çajnë ferrën e ligjit. A e dini që për 26 prej tyre u cakta masa e sigurise arrest në burg ndersa për atë që do merte paratë vetëm detyrim paraqitje?! Ndërsa u fsheh turpshëm partneri dhe vula e këtyre pazareve që sipas vetë deklaratês sē policisë qeveris drejtësinë. Kjo është barazia para ligjit?

Po thoni o njerëz më parë çfarë pune bëni. Pse fshiheni?! Kush të ka parë ty mo lali Naim ndonjëherë andej nga gjykata, në gjyqe apo në kafet përreth ju thaftë goja që nuk ka treguar se qenke bërë avokat!? Ta marë vesh dynjaja të paktën se je avokat e të mos mundohen kot njerëzit duke ardhur për punë të tjera andej UET.

A e dini se ky botuesi, pronari i UETQNC,  anal-isti, biznesmeni, liberali, i shpëtoi dje drejtësisë duke nxjerë Asin nën mëngë se qenka avokat me studio ligjore dhe në këtë cilësi kishte të drejtë të negocionte çdo marrëveshje për të plotësuar kërkesat e klientëve të tij të kamur…?! Me ķëtë justifikim ai shqeu dje drejtësinë dhe gjykatën që jep vendimin në bazë të provave që shqyrtohen dhe verifikohen në seancë. Kodi penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, barazisë para ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit… Ndërsa legjislacioni penal i Repunlikës së Shqipërisë ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e shteyit…rendin kushtetues, pronën, mjedisin, bashkëjetesën… nga veprat penale, si dhe parandalimin e tyre.

Me këto bëma, me taborin e kuçkave, zuzarëve dhe mafiozëve pas që vetëm moral nuk kanë por që qarkullojnë me shumicë nëper mediat tona i parapriu më së miri opinionbërjes duke servirur të fabrikuar opinionin e një njeriu publik që nuk ka pse arrestohet se aty është dhe deri tek sjellja në ndihmë e tyre deri në Përmet nga Tirana për të mundur gjykatën, a thua se bëhej fjalë për Henri Kisinger që i duhet shkollë së madhe të diplomacisë.

LEXO EDHE:  Del për shëtitje me bashkëshorten/ Zbulohet vendodhja e kryeministrit Rama

LEXO EDHE:  Akuza e Ramës/ Zëri i Amerikës, zëdhënës i kazanit të Tiranës

Ky birbo vërtet i shpëtoi qelisë, por nuk mund ti shpëtojë dot kurrë ndēshkimit moral të shoqërisë, sepse nuk ka njeri sot në këtë vend të mos e ketë parë lēkurën e kētij ujkut të rejshëm të Labinotit që sot na qenka trasformuar në avokat. Ka borxhe, ka kredira, ka sekuestro, ka detyrime fiskale dhe marrëveshje me institucionet takmbledhëse per të paguar këto me këste, ka punonjësit të papaguar ndaj paska gjetur të rilindë si me magji profesionin e avokatit. Provoj shumë këto 15 vjet dhe dështoi duke u kripur në borxhe, tani pse jo pse të mos provojë edhe avokatinë, pasi gjysmën e gjyqtarëve dhe qeverinë e administrimit të drejtësisë e ka pajisur me diplomat e tij, e ka në bordero dhe për më keq akoma një tufë prej tyre i ka bërë me grada shkencore doktore e asistentë profesorë.

Ju lutem, o kolegë avokatë, o ju drejtueve të Dhomës sonë të Avokatisë dhe ju Ministraxhinjte dhe Parlamentaxhinjte e vendit tim që na kontrolloni e përmirësoni çdo ditë, mos lejoni mē këta ordinierë të na bëjnë pis profesionin e nderuar të avokatit!? Shpresuam se reforma në drejtësi do të na ndante nga këta mafiozë makiavelistë, liberalë pa ditur se çfarë është liberalizmi, dallaveraxhinj e banditë që paskan depërtuar edhe në avokati!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Fundi i Metës njësoj si i Ramiz Alisë, u mbyll me protestën e 2 korrikut!

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu

Diktatorët përpara se të burgosen, vriten apo të përmbysen me dhunë, kryejnë ritualin e tyre të fundit:
1- Mbledhin popullin në shesh
2- Hedhin slogane patriotike dhe lën testamet nacionalist
Kështu verpoi Milosheviç,
Kështu veproi Çaushesku
Kështu veproi Gadafi
Kështu veproi Sadam Husein
Kështu veproi Ramiz Alia

Mitingu i fundit i diktatorit komunist u krye në pasditen e 2 Korrikut (30 vjet më parë 1990)
Mijëra shqiptarë kishin kaluar kangjellat dhe ishin futur në ambasada duke kërkuar azil politik.
Shërbimet sekrete të huaja po përgatisnin hapjen e dyerve për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ishulli i vogël komunist në Ballkan kishte mbetur i fundit që nuk po rrëzonte sistemin.
Ramiz Alia kishte në fakt 5 vjet që drejtonte Shqipërinë pas vdekjes së Enver Hoxhës.
Ramiz Alia kishte shumë më pak kohë në drejtim, krahasuar me Ilir Metën që ka 30 vjet në 30 poste (Kryeministër, deputet, ministër, zv/kryeministër, kryetar parlamenti, President etj)

Gruaja e Ramizë Alisë pra e diktatorit të fundit ishte pasive dhe anonime madje sot askush nuk ja di emrin. Ndërsa Monika zonja e parë e shtetit të Ilir Metës është lidere e opozitës!

Fëmijët e Ramiz Alisë jetojnë sot në apartament 2 dhoma dhe një kuzhinë te shallavaret dhe nuk krahasohen me pallatet dhe vilat e familjes Meta.
Sot në asnjë shetet të botës nga Afrika në Azi nuk njihet qoftë edhe një rast që burri të jetë President i shtetit dhe gruaja kryetare e opozitës.
Njeriu që u akuzua nga Sali Berisha për vjedhjen e thesarit të shtetit dhe po nga Berisha për vrasje me pagesë sot po mbush sheshet me njerzit e Berishës.
Nuk i ka bashkuar as kushtetuta dhe as populli.
Thjesht i bashkoi koha dhe fundi i ciklit politik 30 vjeçar.
Të dy duan ta ndalin kapitullin dhe evolucionin historik, në të njëjtën mënyrë si Ramiz Alia kur mbushi sheshin Skëndwrbe me hordhitë e tij kundër ambasadave dhe kapitalizmit.

LEXO EDHE:  Ironia e Ramës për Dulen/Reagon menjëherë aleati i Bashës: Vuan nga një sëmundje e rrezikshme

LEXO EDHE:  Lubonja tregon se përse Rama po i jep detin Greqisë

Sot Ilir Meta po kopjon idhullin e tij komunist pikërisht atje ku ne 30 vite më parë nuk “vram” dot as baballarët dhe as kopilat e tyre!
Llumi i kombit po derdhet si jashtqitje popullore sot në bulevardin e dëshmorve që u la me gjak kundër Ilir Metës!
Ai nuk u votua nga populli por nga Edi Rama e për këtë arsye, sot në shesh nuk ndodhet asnjë dipolmat i huaj, ndryshe nga Presidenti rumun i cili në kauzën e tij u mbështet nga gjithë perëndimi.
Sot po perëndon i shkëlqimi i “yllit” të fundit komunist që u zvarrit si zvarranik edhe 30 vjet në tokën e shqiponjave!

LEXO TE PLOTE