Connect with Us

“Në dy muaj janë vrarë shtatë gra”/ Rudina Hajdari “shkund” parlamentin: Kjo është emergjencë kombëtare

Politikë

“Në dy muaj janë vrarë shtatë gra”/ Rudina Hajdari “shkund” parlamentin: Kjo është emergjencë kombëtare

Publikuar

-

“Gafat” gjatë fjalimeve/ Rudina Hajdari flet pa dorashka, çfarë mendonte për memet

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka ngritur tonet sot gjatë fjalës së saj në parlament, ndërsa theksoi se nuk është bërë asgjë kundër fenomenit të dhunës ndaj grave.

Deputetja Hajdari tha se kjo është një emergjencë kombëtare, ndërsa theksoi se vetëm në dy muaj janë vrarë shtatë gra.

“Në dy muaj janë vrarë shtatë gra, kjo është emergjencë kombëtarë. Janë gra dhe vajza që punojnë me djersën e tyre e pastaj shkojnë në shtëpi dhe dhunohen nga burrat e tyre. Ju çfarë po bëni sot? Ju thoni roli i grave po rritet, por ato vriten.

LEXO EDHE:  Gjashtë rregulla të thjeshta, që gratë e suksesshme i ndjekin gjithmonë

A e kuptoni që çdo grua që keni në krah, është dhunuar një ditë, sepse ju nuk po bëni asgjë kundër këtij fenomeni. Zonja ministre duhet të kishit bërë një hap konkret kundër këtij fenomeni”-tha ndër të tjera Rudina Hajdari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Asnjëherë s’ka pasur marrëveshje”/ Gjata për koalicionet parazgjedhore: Është diçka shumë më e madhe…

Publikuar

-

Nga

“Asnjëherë s’ka pasur marrëveshje”/ Gjata për koalicionet parazgjedhore: Është diçka shumë më e madhe…

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka folur për propozimin e opozitës parlamentare për heqjen e koalicioneve, për të cilën PD nuk është dakord.

Gjata tha se nuk është ky momenti për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, pasi pretendon se është diçka shumë më e madhe se kjo.

Demokrati deklaroi se asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje, pasi pretendon se ajo është hedhur tutje pasi është firmosur.

“Nuk është çështja duam apo nuk duam ne. Nuk është momenti ky. Është diçka shumë më e madhe se kjo. Nuk jemi Gjermania. Nuk është primare sot sistemi. Të ndalohet vjedhja e votës. Kemi thënë çështjen e sistemit t’ja shtrojmë referendumit.

LEXO EDHE:  Mazhoranca i jep “ok” draftit të ri, Basha kërkon më shumë kohë

LEXO EDHE:  Grupimi "Dhjetor 90" bojkoton Lulzim Bashen

Nuk mjafton t’i hyjmë me arnime kushtetuese, por duhet të bëjmë një reformë totale kushtetuese dhe kjo t’i nënshtrohet referendumit popullor. Por jo të ngrihet Edi Rama. Asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje, është firmosur dhe pastaj të hidhet tutje dhe të ndryshojmë kushtetutën. Po e ndryshon kushtetutën me disa deputetë që nuk përfaqësojnë asgjë”, u shpreh ai në Abc News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngrejnë dolli për rrugën e shtruar në 2013/ Berisha: Qeveria vodhi 22.8 mln euro për 2 km rrugë

Publikuar

-

Nga

Ngrejnë dolli për rrugën e shtruar në 2013/ Berisha: Qeveria vodhi 22.8 mln euro për 2 km rrugë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas fotos së publikuar në media, ku kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, shihen duke drekuar pas hapjes së bypass-it të Tepelenës.

Berisha nxjerr zbuluar Ramën, për të cilin thotë se ka vjedhur 22.8 milionë Euro dhe zbulon atë që ai e quan të vërtetën e fshehur.

Sipas Berishës, segmenti i rrugës që na është servirur, nuk është baypass por është fiks në trajektoren e rrugës së mëparshme.

“Një gënjeshtër me bisht dhe vjedhje taze e Edvin Hajdutit prej 22.8 milionë Euro!!!! Sot Edvin Hajduti vizitoi baypass-in e Tepelenës! Cila është e vërteta.

1-Segmenti i rrugës që serviret duke mashtruar si baypass nuk është baypass por është fiks në trajektoren e rrugës së mëparshme.
2-ky segment është prokuruar si segment i rrugës Levan – Tepelenë që në vitin 2009
3-Traseja e tij përfshi këtu zgjerimin edhe me soleta mbi Vjosë të një pjese të tij të shkurtër ka përfunduar para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe këtë e dinë qindra e mijëra udhëtare që kanë bërë rrugën Levan – Tepelenë para dhe pas qershorit të vitit 2013. Kjo është një pafytyrësi por kur nuk ke fytyrë si puna e Edvin Hajdutit e fyen pafytyrësinë ta quash të tillë.
4-Por ajo u përfundua plotësisht vetëm 7 vjet më vonë dhe vetëm e vetëm për të vjedhur 22,8 milionë euro në një kohë që ajo duhet të përfundonte brenda shumës së prokuruar të rrugës Levan – Tepelenë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Grupimi “Dhjetor 90” bojkoton Lulzim Bashen

LEXO EDHE:  ‘Burra që vrasin gra’/ Duma: Shoqëria shqiptare ka humbur mendimin

Ish-kryetari i demokratëve pretendon se Rama dhe Peçi festuan për një segment që ka përfunduar 7 që në qershor të vitit 2013.

“Kjo është një vjedhje dhe një gënjeshtër e neveritshme. Në foto keni Edvin Hajdutin dhe Tërmet Peçin që festojnë përfundimin pas 7 vitesh të një segmenti rrugë 2,3 km me trase plotësisht të përfunduar para qershorit të vitit 2013.

Ps: Me këtë rast i them Edvin Hajdutit se projekti i Baypass-it të Tepelenës ekziston dhe sipas atij projekti rruga kalonte me urë në anën tjetër të Vjosës dhe rikthehej në aksin e rrugës Tepelenë – Memaliaj. Projekti nuk u zbatua sepse autoritetet e Tepelenës kundërshtuan me të drejtë pasi e dëmtonte ekonomikisht qytetin e Tepelenës”, nënvizon Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama tentoi të kapte televizionin e Bechettit”/ Lubonja: Kryeministri duhet të ishte para përgjegjësisë

Publikuar

-

Nga

“Rama tentoi të kapte televizionin e Bechettit”/ Lubonja: Kryeministri duhet të ishte para përgjegjësisë

Analisti Fatos Lubonja ka folur për gjyqin e humbur nga kryeministri Edi Rama në përballjen e tij me investitorin italian Francesco Bechetti.

Lubonja e cilësoi veprimin e Ramës si veprim të pisët dhe të papërgjegjëshëm, ndërsa pretendon se ky i fundit kishte si qëllim “ta kapte” median e Bechettit.

“Veprimi që bëri ishte në interes jo vetëm mediatik që të interminonte një media por edhe një kundërshtar të ri. Këtë nuk e bëri vetëm Rama. Ishte një veprim i pisët, i papërgjegjshëm, se nuk mundet një kryeministër të shpallë fajësinë kur gjyqi të shpall të pafajshëm. Të përdorësh të gjitha institucionet për të persekutuar një investitor që ishte jashtë rrethit të tij ishte diçka e pafalshme”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Zbrazi shishen me ujë në drejtim të opozitës/ Bushati tregon çfarë i tha Rama në Kuvend

LEXO EDHE:  Grupimi "Dhjetor 90" bojkoton Lulzim Bashen

Analisti kërkoi që kryeministri të vihet para përgjegjësisë për mbylljen e televizionit “Agon Channel”.

“Media e tij filloi të bënte në atë kohë edhe kritikë, ishte dicka e pafalshme. ato materiale që ka vënë edi rama aty kanë shërbyer si prova për pafajësinë e Bechettit. Këtu nuk ka shtet. Është shtet i kapur. Vetëm me këtë që ka bërë, duhet të ishte sot përpara përgjegjësisë se është direkt i përfshirë. As nuk thotë njeri ose na falni, ose gabova. Madje vijojnë ta mbajnë hapur në Shqipëri procesin e tij edhe pa prova, se këta që nga fillimi nuk kanë pasur prova”, theksoi Lubonja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE