LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti vijon të na “surprizojë”/ Pranvera nis me rebeshe, bëhuni gati edhe për dëborë

2 Mars 2020, 07:17, Sociale CNA

Dita e sotme shënon ditën e parë të pranverës meteorologjike, por kjo nuk do të përkojë me motin gjatë kësaj jave.

Sipas SHMU, edhe pse na pret një fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën e premte.

Ashtu sikundër shihet në tabelën e mëposhtme, reshjet e shiut do të prekin vendin përkohësisht deri të martën pasdite.

Në mbrëmje e në mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e rrebesheve me rrufe.

Më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e premte. Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit.

Me rënien e temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore.

Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit.

Lajmet e fundit nga