Connect with Us

Morali pa moral i politikës/ Kushtetuta që Meta, Berisha dhe Rama e bënë letër higjenike

Politikë

Morali pa moral i politikës/ Kushtetuta që Meta, Berisha dhe Rama e bënë letër higjenike

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka thirrur sot një manifestim me pretendimin, për të mbrojtur Kushtetutën. Thirrjes së Metës i është bashkuar edhe opozita, e cila ka deklaruar se sot do të jetë në shesh në krah të presidentit.

Të githë bërtasin fort për të mbrojtur gjasmë “Kushtetutën”, por e vërteta është se asgjë nuk bëhet për Kushtetutën.

Të ishte për Kushtetutën, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk do të ishte aspak atje. Pasi kur ajo është miratuar në nëntor të vitit 1998, Shqipëria në atë kohë pas një proçesi të fortëpërplasjesh politike shkoi në një referendum popullor. Partia Demokratike doli hapur kundër Kushtetutës aktuale, të cilën nuk e dëshironte, e bojkotoi dhe nuk e votoi dhe nuk e njohu për shumë kohë.

Por, më pas me ardhjen e demokratëve në pushtet në 2005, ajo filloi të vlerësohej prej Berishës.

Më pas u përçudnua në 2008 me ndërhyrjet Rama-Berisha dhe i vetmi që ka folur në atë kohë ishte Ilir Meta. Por, këtë nuk e bëri për Kushtetutën që kishte miratuar dje si socialist vetë. Por, këtë e bëri për diçka tjetër. E bëri për karrigen e tij politike. Për sistemin zgjedhor, që nuk i jepte atij pushtet dhe mund ta nxirrte me shkelma. U kap me thonj pas saj. Mori dhe borxhe, u përgjua edhe në telefonata për qindra mijë dollarë dhe në finale me katër mandatet e tij, ai shkoi në pushtet me Berishën.

Morali pa moral i protestës së sotme nuk është Kushtetuta, ajo është një copë letër që politikanët tanë e kanë vënë në tualet, duke e shkelur sa herë kanë mundur. Dhe për këtë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë folur kundër klasës politike shqiptare. Gjithçka nuk ka të bëjë me Kushtetutën. Ajo do të ishte e shenjtë në rast se do të miratohej me një konsensus të shqiptarëve, por nuk ka ndodhur kështu. Dhe kur është ndryshuar nuk është dnryshuar me votat e shqiptarëve, por e kanë ndryshuar në parlament Berisha me Ramën dhe gjoja e ka kundërshtuar Ilir Meta, i cili më pas shkoi sërish tek Berisha në tavolinë e më pas, pas katër vitesh qeverisje me të, shkoi e qeverisi edhe katër vite të tjera me Ramën. Pavarësisht se publikisht mund të ketë pasur qëndrime, ka qënë gjithmonë në “shtratin” e atyre që kanë ndryshuar Kushtetutën.

LEXO EDHE:  Lul Fanatics organizon “Rama ik” party, i ftuar special “Dj Lleshi”/ Plas humori në rrjet

Ndaj sot morali për Kushtetutën është një gënjeshtër. Është një falcitet. Dalja në protestë ka qëllime të tjera, ashtu sikundër politika është përtej asaj që duket.

Kushtetuta nuk është asgjë. Ilir Meta nuk ka hallin e saj, as Lulzim Basha nuk ka hallin e saj. Sot duan të tregojnë një provë force, sepse zgjedhjet kanë filluar. Fushata po ndizet. Rama nga njëra anë bën premtime, Meta nga ana tjetër po qëndron fort dhe kërkon të ndezë opozitarizmin që të ketësa më shumë vota dhe Edi Rama të tronditet.

Kjo është një skemë dhe asgjë më tepër se kaq. Kushtetuta për ta është thjeshtë një letër higjenike. Në qoftë se do të ishte për Kushtetutën, palët minimalisht do të kishin një projekt të vërtetë. Do të kërkonin ndryshime të forta Kushtetuese, të cilat të kishin disa vlera dhe parime që do t’i shërbenin jo politikës, por dhe qytetarëve.

Në fakt nuk po e bëjnë, por po e shkelin atë me të dyja këmbët. Atë copë letër që e quajnë Kushtetutë, që e kanë ndryshuar kur dhe si kanë dashur. Apo kur nuk e kanë votuar dhe e kanë bojkotuar votimin e saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Publikuar

-

Nga

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ka bërë thirrje demokratëve të përqëndrohen te lufta për mbrojtjen e Koalicioneve dhe të pranojnë listat e hapura.
Sipas Goxhajt, listat e hapura “janë më pak të këqija se listat e mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!”

Avokati thekoson se ky është momenti i duhur që të pranojnë propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake.

“POKERI I REFORMËS QË MUND TA FITOJË RAMA SE COVIDIOTËT E LYLIT KANË VEÇ NJË HALL:
LISTAT TI BËJË LYLI SE E DINË QË POPULL SI HONPS DOT!
Sps me atë mund të merren vesh ndërsa me popullin jo, sepse e dinë se sa i janë neveritur gjithë dynjosë!
Rama tani: “Listat do i bëjmë të hapura”!
Lyli pastaj: “Rama po prish Marëveshjen!”
Kjo është e vërtetë, Rama po prish Marëveshjen me PDnë e cila kishte prish marëveshjen për lista të hapura me qytetarët të premtuara në Korrik dhe Shtator 2017 dhe të firmuara me Aleancën për Teatrin në Korrik 2019!!!
O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait gjthm?
Përqëndrohuni te lufta për të mbrojt Koalicionet (lista e hapur nuk i ndalon koalicionet, është veç çështje ekuacioni përllogaritës) dhe pranojini Listat e Hapura!
Janë më pak të këqia se Listat e Mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!
Mqns Rama po flet për administratë të depolitizuar zgjedhore merrni iniciativën dhe kërkoni një administratë krejt të re në bazë dhe kërkoni që Administrata Zgjedhore të bëhet me detyrim veç nga profesionistët e lirë sps ata kanë çfarë humbasin po të bëjnë pisllëqe: t’u hiqet liçensa për 20 vjet duke mos i lejuar as të punojnë në shtet dmth tu presesh durët dhe këmbët po falsifikuan, vodhën apo toleruan vjedhjen!
Ky është momenti i duhur që të pranoni Propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake duke u përbërë veç nga profesionistë të liçensuar dhe të lirë si
avokatë, noterë, kontabilistë, vlerësues pasurorë, veterinerë, stomatologë, mjekë, arkitektë, inxhinierë, pedagogë, etj sepse janë në numra mjaftueshëm aq sa duhet për të menaxhuar gjithshka!
Kush mund ta bëjë më mirë se këta? Dhe jo si çështje dëshirash por me detyrim njësoj si shtetet vendosin shërbimin e detyruar ushtarak!
Partitë te kënë vëzhgues me kompetenca të zgjeruara në Komisionet e Votimit dhe Numërimit!
Numërimi të bëhet 2 herë: herën e parë direkt në qendrat e votimit dhe herën e dytë nga gjykatësit dhe noterët në qendrat e numërimit sps kur numëron 2 herë është më e vështirë të vjedhësh dhe manipulosh!”, shkruan Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Leri qarjet”/ Kulluri-Bashës: Bëhu trim e dili përballë me çdo sistem

Publikuar

-

Nga

“Leri qarjet”/ Kulluri-Bashës: Bëhu trim e dili përballë me çdo sistem

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratës së Bashës i cili tha se Rama i ka çuar ndërmjetës që ai të bëhet kryeministër dhe vetë të bëhet president.

Sipas Kullurit, këto llogjet “më kërkoi marreveshje, ti Kryeministër e unë President” janë përralla kalamajsh!
Ai i kërkon Bashës të bëhët trim dhe të dalë përballë me çdo sistem, me lista të hapura, të mbyllura, me koalicion, pa koalicion!

“Nga rrethi vicioz nuk dilet me gënjeshtra! I dogji mandatet, tani t’i pijë lëngun koalicioneve parazgjedhore!
Do lista të hapura Rama, të bashkojë partinë dhe aleatët ne një listë të vetme dhe ta mundë me votë popullore! Prapë nuk do por shqetësohet!
Këto llogjet “më kërkoi marrëveshje, ti Kryeminister e unë President” janë përralla kalamajsh! Nuk i ha njeri normal këto fantazi!
Bëhu trim dhe dili përballë me çdo sistem, me lista të hapura, të mbyllura, me koalicion, pa koalicion! A the që ke 85% të shqiptarëve që nuk dolën vjet në zgjedhje lokale, dili përballë pra dhe leri qarjet!”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deklarata e Bashës, serioze!”/ Rakipi: Rama kërkon garanci, të mos marrë haraçin për gjithçka ka bërë!

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi, ka komentuar deklaratat kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me një ofertë për pazar, që i ka bërë kryeministri Rama, që pas zgjedhjeve Basha të bëhet kryeministër, ndërsa Rama të bëhet President.

Rakipi tha se deklarata e Bashës duhet të merret mjaft seriozisht dhe se ajo dëshmon se Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të kërkojë garanci absolute për veten dhe pasi të largohet, të mos marrë haraçin e atyre që bërë gjatë tetë viteve në pushtet.

“Deklarata e Bashës, është deklaratë shumë serioze. Ky është Edi Rama. Jo vetëm në propozimin një muaj e gjysmë rresht që i ka bërë Bashës, por ky është Edi Rama në të gjithë vijësjelljen e tij politike. Denoncimi i Bashës sot është një moment i rëndësishëm, që duhet marrë shumë seriozisht.

Rama ka vetëm dy rrugë, kërkon me të gjithë mënyrat, që të mos kthehet mbrapsht. Ai kërkon ta lërë pushtetin me të gjithë garancitë që krijohen në këtë rast. Ai kërkon të largohet, duke mos marrë haraçin e asaj që ai ka bërë për tetë vite kryeministër, që e ka lënë këtë vend copë copë, të shkatërruar.

E gjithe përpjekja e gjoja listave të hapura, është frika e Ramës, që tregon se ai do të shkojë patjetër në zgjedhje pa koalicionin PD-LSI, sepse me këtë koalicion ai është i humbur.

Në 2017 ai e realizoi, e mbylli Metën në Presidencë dhe bëri cfarë donte me Bashën. Është e njëjta përpjekje si në vitin 2017.

LEXO EDHE:  Unaza e Madhe e Tiranës/ Bozdo: Rama dhe Veliaj janë bërë “mjeshtra” të vjedhjes së meritave

LEXO EDHE:  Lul Fanatics organizon “Rama ik” party, i ftuar special “Dj Lleshi”/ Plas humori në rrjet

Këto kulisat e tij, që Basha të bëhet kryeministër dhe ky president, janë pazare që e kanë udhëhequr pushtetin e Ramës për 20 vite. Kështu operaon ai dhe nuk ka rrugë tjetër. Ai do të përpiqet për të shpëtuar, për atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij politike“, u shpreh Rakipi k në emisionin “Në fokus” në TVT.

I pytur nëse ndërhyrja në marrëveshjen për reformën zgjedhore, do të sjellë përplasjē mes Ramës dhe ndërkombëtareve, Rakipi tha se Ramës nuk i intereson fare kjo gjë, por në këto momente mendon vetëm si të marrë sërish pushtetin.

“Që të jemi të qartë, Edi Ramës nuk i plas fare për ndërkombëtarët e këtushme. Ai nuk ka fare ku të shkojë. Ai po kryen veprime për të ndihmuar veten.

Ndërkombëtarët kanë operuar me idenë, që hajde ti hedhim diçka Lulzim Bashës. Por, cdo gjë që mund ti hidhet Bashës sot, është kundër Edi Ramës.

Një pjesë e këtyre diplomatëve kanë qenë si pjesë integrale e Edi Ramës. Përfaqësia e ambasadës së SHBA, pa ardhur ambasadorja sidomos, njeriu i ngarkuar për punët e Amerikës, ka qenë totalisht në funksion të Edi Ramës, paradhomë e Edi Ramës.

Edi Rama nuk lë gjë pa bërë, me çdo gjë të gjallë mbi këtë tokë ai është gati të bashkëpunojë për të realizuar synimet e veta.

Ai kërkon siguri absolute, që të gjitha gjërat që i ka bërë këtij vendi, të jetë i sigurtë, edhe duke ndarë pushtet“, tha Rakipi./CNA.al

LEXO TE PLOTE