LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mirësevjen Besëlidhja e re me Pranverën Kuqezi!”/ Meta bën paralajmërimin e fortë, kujton Nolin dhe Skëndërbeun

2 Mars 2020, 08:17, Politikë CNA
“Mirësevjen Besëlidhja e re me Pranverën Kuqezi!”/

Ndërsa vetëm disa orë na ndajnë nga tubimi i thirrur nga Presidenti Meta, ky i fundit i ka drejtuar sërish një apel të fortë qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta kujton figurën e Nolit dhe Skëndërbeut, ndërsa shkruan se ?Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë.?.

Më tej, ai thekson se historia na përcjell mesazhin për të reflektuar përballë sektit mafioz, dikurse e cilëson tashmë ai Rilindjes.

?Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t?u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!
Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!
Mirësevjen Besëlidhja e re me Pranverën Kuqezi!?-përfundon postimin e tij Ilir Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga