Connect with Us

Meta tha se do shpërndajë Parlamentin/ Rama e thumbon

Politikë

Meta tha se do shpërndajë Parlamentin/ Rama e thumbon

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur për deklaratën e presidentit Ilir Meta se do të shpërndajë Parlamentin nëse votohet sërish ligji për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Rama tha se e priste këtë nga Meta, ndërsa pretendon se nuk do mundë dot ta shpërndajë Parlamentin.

“Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhet të gëzonte një president që ta konsideronte që të rishpërthejë para të gjithëve. Për mua është e pritur nga presidenti. Presidenti nuk mund të firmosë dekret për shpërndarje parlamenti, ndërsa Iliri që ka çelur një fushatë brenda opozitës, mund t’i shpallë edhe luftë Amerikës”, deklaroi kreu i qeverisë në emisionin “Pressing”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi deshifron mesazhin e Metës/ “Sot nuk doli në shesh Presidenti, por një politikan race”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi vlerësoi se manifestimi i presidentit Ilir Meta ishte i mbushur me simbolika për të dhënë një mesazh të qartë për mbrojtjen e Kushtetutës.

Rakipi tha se sot nuk doli në Bulevard Kreu i Shtetit, por një politikan race që nuk lejon njeri të shkelë Kushtetutën dhe të drejtat që ai ka.

“Në fakt është metaforike, një simbol interesant, që buron nga 2500 vjet më parë në demokracinë athinase, ku Perikliu i zgjidhte të gjitha problemet tek sheshi. Është e domosdoshme, sepse ka rënë sistemi, më saktë, është ndërtuar sistemi sipas dëshirave të njërit apo tjetrit. Shqipëria është një sistem vlerash, të cilën nuk e kupton askush, as të huajt, por e lënë këtë vend të vijojë në këtë mënyrë të çuditshme. Presidenti i Republikës doli në shesh, sepse askush nuk e lejon të bëjë aq pak detyra sa ai ka. Nuk duhet të çuditemi, përse një njeri si Ilir Meta bën këto veprime. Meta është një politikan rrace dhe di t’i bëjë këto shenjat, i ka studiuar, siç studion Rama strategjitë e tij me poturet. Sot nuk është kryetari i shtetit ai që doli nga selia, por një politikan rrace.  Meta i’u tregoi njerëzve, që unë jam Ilir Meta, këtë vend që kam këtu do ta mbroj, bashkë me ju”, u shpreh gazetari në emisionin “Mbrëmje në Abc”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kjo histori nuk përfundon këtu”/ Meta paralajmëron mazhorancën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme për mazhorancën qeverisëse.

Pas deklaratës, se do të shpërndajë Parlamentin, Meta thotë se nëse mazhoranca nuk e respekton “afatin” e 15 marsit do të marrë masa të tjera për të rivendosur rendin kushtetues.

“Kur preket Gjykata Kushtetuese, revolucioni është rruga e vetme. Aty ka patur edhe shumë personalitete të PS, edhe shumë qytetarë që janë pa parti. Se çfarë do të ndodhë më 15 mars? Të shohim. Do të ketë nevojë të një manifestimi të një përmase tjetër dhe që mua do të më duhet të marrë masa të tjera për vendosjen e rendit kushtetues”, deklaroi Kreu i Shtetit në studion e “Syri Tv”.

LEXO EDHE:  Akuza për marrëveshje të fshehtë me Ramën/ Demokratët-Bashës: I keni lyer duart me gjak

LEXO EDHE:  Akuza për marrëveshje të fshehtë me Ramën/ Demokratët-Bashës: I keni lyer duart me gjak

Meta kujtoi faktin se është hera e parë që një President del nga institucioni dhe theksoi se kjo histori nuk përfundon këtu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama flet për protestën e Metës/ “Madhështore nga unikaliteti…”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur për manifestimin e presidentit Ilir Meta, që u zhvillua pasditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Rama e cilësoi manifestimin si “miting madhështor për nga unikaliteti dhe marrëzia Metës”.

“Unë besoj që duhet të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë që Presidenti i Republikës, aq më tepër në një republikë parlamentare, aq më tepër që Presidenti është mbi palët, aq më tepër që Ilir Meta dorëzoi teserën e partisë e bën këtë miting edhe më madhështor nga unikaliteti dhe marrëzia tij”, tha kreu i qeverisë në emisionin “Pressing” në “TV 7” të Kosovës.

Për akuzat që Presidenti ka ngritur ndaj tij, se po kap pushtetet e Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri pretendon se nuk është e vërtetë.

LEXO EDHE:  Si doli nga dera dhe po futet nga penxherja në politikë, Eduard Halimi

LEXO EDHE:  Sherefedin Shehu/ Edi Rama nuk mësoi, ose nuk do të bëjë buxhet të vërtetë

“Duhet të diskutojmë mbi faktet pas lidhur me përshtypjen. Unë nuk di që qeverisja jonë të ketë më shumë pushtet se sa i jep e drejta kushtetuese. Pushteti vendor është disporcional. Nuk është rezultat i marrjes së këtij pushteti me forcë. Kundërshtarëve tanë nuk u është cënuar e drejta për të hyrë në zgjedhje. Nëse ne do të thoshim OK nëse ju nuk hyni dhe as ne nuk hyjmë, do të krijonim një precedent ku çdo opozitë do të bllokonte zgjedhjet”, nënvizoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE