LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Meta presidenti i parë që fton njerzit në protestë”/ Kikia: Presidenti nuk e priti në zyrë shkarkimin

2 Mars 2020, 10:32, Politikë CNA
“Meta presidenti i parë që fton njerzit në

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta pasditen e sotme.

Kikia ka deklaruar se situata në të cilën ndodhet politika në Shqipëri është një situatë e paprecedentë që ka ndodhur në këto 30 vite.

?Për herë të parë në 30 vjet zyra e presidentit pavarsisht përdorimit apo shpërdorimit nga të gjithë që në kohën e berishës, nuk është më zyra e një kryetari të shtetit, por një ?megafon? jo në kuptimin e keq të thirrjeve. Për herë të parë kemi një president që fton njerëzit të dalin në protestë, pavarsisht se refuzon ta quajë të tillë por manifestim. Marrëdhëniet qeveri-president asnjëherë nuk kanë qenë normale, por pavarsisht përplasje mes drejtuesve të paktën nga ana proceduriale kanë funksionuar në ndryshim nga tashmë që duket që këto marrëdhënie janë zbehur?, tha Kikia në studion e Abc News

Sipas tij Meta nuk zgjodhi të rrijë në zyrë e të presë shkarkimin, por zgjodhi që të reagojë.

?Unë mendoj se Presidenti nuk priti që ato të zyrës së përmbarimit të shkojnë në zyrë dhe ti thonë se është shkarkuar, por vendosi të reagojë. Opozita ndërkohë është ulur në tryezë për reformën zgjedhore dhe reformat e tjera, meta nuk kishte rrugë tjetër ose do rrinte në zytrë e të priste shkarkimin?, u shpreh Kikia./CNA.al

Lajmet e fundit nga