LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Meta do krijojë parti të re”/ Deklarata e fortë e Pezës, gazetari zbulon emrin

2 Mars 2020, 22:24, Politikë CNA
“Meta do krijojë parti të re”/ Deklarata e fortë e

Sekretari i Partisë Socialiste për mediat Alfred Peza deklaroi mbrëmjen e sotme se Meta do të krijojë një parti të re politike që do të quhet Besëlidhja Demokratike Shqiptare.

Sipas Pezës, kjo parti do të përfshijë LSI-në dhe disa subjekte të tjera politike.

?Ka zëra se lëvizja e re e Metës do ta ketë emrin Besëlidhja Demokratike Shqiptare dhe do të përfshijë LSI-në dhe disa parti të tjera dhe nga retorika dhe nga ajo çfarë u pa në diskursin publik të zotit Meta, është se ai po mundohet të pozicionohet pak djathtas ndryshe nga natyra e LSI-së duke pasur një fjalor nacionalist, sovranist dhe në natyrën e partive të djathta ekstreme?, nënvizoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga