Connect with Us

Me zë të ngjirur pas protestës/ Meta i tërheq sërish veshin Bashës

Politikë

Me zë të ngjirur pas protestës/ Meta i tërheq sërish veshin Bashës

Publikuar

-

Pasi mbylli mitingun, presidenti Meta, me zë të ngjirur, por jo aq rëndë sa për të mos i tërhequr veshin sërish liderit të opozitës, Lulzim Basha, ka folur nga studio e “Syri.tv”.

Meta u shpreh se mesazhi i sotëm ishte i qartë, ndërsa shprehu edhe njëherë rezervat e tij, lidhur me vendimin e opozitës për të braktisur Parlamentin.

“Ka dy dallime shumë thelbësore. Së pari opozita bëri një veprim të gabuar, pavarësisht se u provokua por ra dhe viktimë e provikimeve duke u larguar nga Parlamenti dhe institucionet ligjore.

Së dyti, kemi mbet me një President që i qëndron fort Kushtetutës, që i ka konfirmuar para gjithë popullit shqiptar krimet kushtetuse të bëra për rrëmbimin e Gjykatë Kushtetuse.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese është një pushtim mafioz i Gjykatës. Beteja është ballore.

LEXO EDHE:  Protesta e PD përmes fotove/ Basha falenderon qytetarët

Por ka rëndësi se shqiptarët janë zgjuar sot dhe e kanë thëne vetë fjalën e tyre për vendosjen e sovranitetit.

Ata kërkonin shpërndarje dhe vetëm shpërndarje të Parlament. Ata e donin që sot.

Besoj se mesazhi ka qenë i mjaftushëm për sot. Unë po bëj luftën në mbrojtje të Kushtetusës. I kam ezauruar të gjitha përpjeket.  Jemi përballë një grushti shteti dhe kjo është e qartë”, u shpreh Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Distancimi i Ambasadës së SHBA nga tubimi/ Meta nuk pranon të komentojë deklaratën e Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u distancua nga tubimi i presidentit Ilir Meta dhe shprehu habi për vendosjen e flamurit amerikan në manifestimin e sotëm.

Për këtë reagim është pyetur Kreu i Shtetit në studion e Syri Tv, po Meta preferoi të mos bëjë asnjë koment.

Presidenti tha se nuk e di për çfarë deklarate bëhet fjalë, pasi tha nuk ka pasur kohë ta ndjekë dhe se ka pasur takime me shumë personalitete që ndoqën manifestimin.

LEXO EDHE:  Studentja e ekselencës refuzon Lulin/ Burracakët nuk i rezistojnë stuhive

LEXO EDHE:  Basha: Pas 26 vitesh, shqiptarët sërish me sytë drejt emigrimit

“Kam zero koment për këtë deklaratë. U habita që pas meje ishte një flamur dhe që kishte shumë shqiptaro-amerikanë pas meje. Pyesni zyrën time për shtyp për më shumë”, tha ndër të tjera Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do shpërndaj Parlamentin”/ Meta e dredh

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta është shfaqur me zërin e ngjirur pas protestës së mbrëmjes së sotme ku mbajti një fjalim të fortë dhe ndezi turmën e protestuesve.

Meta foli në studion e Syri Tv për deklaratën e tij se do të shpërndajë Parlamentin. Presidenti deklaroi se para se të marë këtë vendim do të konsultohet me të gjitha forcat politike.

“Unë jam i bindur që ju kërkoni të zgjidhni çdo gjë sot. Mesazhi besoj ishte shumë i qartë që populli shqiptar po humbet durimin nga grushti i shtetit, i cili nëse nuk e kupton dhe dëgjon zërin e tij dhe ecën përpara me projektin mafioz për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, padyshim që kjo është një përmbysje e rendit kushtetues dhe unë do filloj menjëherë konsultimet me të gjitha forcat politike sepse ishte e qartë që populli e priste shpërndarjen që sot ose që dje.

LEXO EDHE:  Deklarata bombë e Spartak Ngjelës/ Po i afrohet ora e llogaridhënies, ja kur e jep dorëheqjen Meta

LEXO EDHE:  Studentja e ekselencës refuzon Lulin/ Burracakët nuk i rezistojnë stuhive

Do të administroj me shumë përgjegjshmëri këtë situatë, por një gjë është e padiskutueshme që sot ka nisur një pranverë kuq e zi. Jemi këtu sepse kemi luajtur me Kushtetutën tonë dhe kemi lejuar edhe të tjerët me kushtetutën e qytetarëve, që na rrezikon edhe si komb”, u shpreh Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama ndjen presion e frikë”/ Gjekmarkaj: Meta e arriti misionin e tij

Publikuar

-

Nga

Analisti Agron Gjekmarkaj deklaron se presidenti Ilir Meta e arriti misionin e tij me manifestimin e sotëm.

Ai shtroi pikëpyetje nëse jemi përballë një paralajmërimi për të shpërndarë Parlamentin apo përballë retorikës për presion.

“Presidenti ka dalë me librin e Kushtetutës dhe në mbrojtje të saj. Kushtetuta nuk ja jep të drejtën presidentit të shpërndarë parlamentin, megjithëse Kushtetuta ka rënë. Nuk e di nëse do bënte mirë apo keq presidenti. Kur del në mbrojtje të Kushtetutës duhet ta ruash atë deri në fund me mjete paqësore”, u shpreh ai në studion e News 24.

Për reagimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim për vendosjen e flamurit amerikan në protestë, analisti tha se nuk ka arsye për habitje. Ai theksoi se shqiptarët janë pro-amerikanë dhe kanë të drejtë ta mbajnë flamurin amerikan, ndërsa kujtoi se shtetasit shqiptarë e kanë ëndërr të parealizuar Amerikën.

Sipas Gjerkmarkajt, në shesh kishte dhe socialistë dhe kjo protestë ka efekt simbolik, për t’i folur shoqërisë, faktorëve ndërkombëtarë, faktorëve politikë, për të ushtruar një presion mbi parlamentin.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, segmenti i korruptuar që nuk braktis dot Ramën

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Basha takim “kokë me kokë” me Metën

“Nuk e di nëse do jetë rruga e duhur që Presidenti të vazhdojë të thërrasë tubime. Ai e bëri pjesën e tij, e thirri popullin dhe ai iu përgjigj masivisht. Presidenti mund të ndalet këtu, duke e quajtur të realizuar misionin e tij. Presidenti duhet të vazhdojë te rezistojë me dekrete, me fjalë, duhet të rezistojë shoqëria, opozita. Por presidenti është i të gjithëve”, tha analisti.

Gjekmarkaj u ndal edhe te Kongresi i PS, ku pretendon se pa një lloj neverie në gjuhën e ministrave ndaj kryeministrit Edi Rama. “M’u duk sikur kishim zbritur në vitin 1974, as Enver Hoxha nuk e bënte. Mendoj se ka humbur arsyeja. Presidenti nuk duhet ta pranojë gjuhën e kryeministrit, por duhet të vazhdojë çdo ditë kështu”, nënvizoi ai.

Analisti pretendon se Rama ndjen presion e frikë ndaj Kreut të Shtetit, sepse e di që në një pikë Meta mund ta shantazhojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE