Connect with Us

Masat për manifestimin e sotëm/ Dera e kryeministrisë mbulohet me material metalik

Politikë

Masat për manifestimin e sotëm/ Dera e kryeministrisë mbulohet me material metalik

Publikuar

-

Sot në orën 17:00 pritet të zhvillohet manifestimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Në lidhje me këtë manifestim, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat pëe mbarë-vajtjen e saj.

Në terren pritet që të zbresin rreth 1000 policë, ndërsa Policia Rrugore ka nisur të inspektojë zonën përreth.
Ndërkohë, dera kryesore e Kryeministrisë është mbuluar me material metalik.
Në Bulevard është vendosur podiumi “Beslidhja” ku pritet të mbajë fjalimin presidenti Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Bisnesmeni italian ngatërron Ramën me Metën/ Ja çfarë bën Kryeministri

Mësohet se autobusët që vijnë nga veriu do të ndalohen tek “Asllan Rusi”, ndërsa autobusët që vijnë nga jugu do të parkohen tek Fakulteti Ekonomik./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“Kushtetuta po pret popullin”/ Meta mesazh pak para manifestimit

Publikuar

-

Nga

Ndërsa vetëm dy orë na ndajnë nga protesta e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, ky i fundit i ka drejtuar një tjetër mesazh qytetarëve.

Në një video-mesazh në rrjete sociale, Meta shprehet se Kushtetuta po pret popullin.

“Të dashur qytetarë. Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pa momente na ndajnë nga nisja e pranverës Kuqezi. Mirë se të vini të gjithë”-shprehet Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i KE/ Bushati: Të zhbllokohet “drama” e anëtarësimit në BE

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas publikimit të raportit nga Komisioni Europian në të cilin rekomandoi hapjen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Bushati shprehet se kjo është hera e tretë që sugjerohet hapja e negociatave.
Sipas Bushatit, Topi është përsëri në gjykatën EUMS për të zhbllokuar ‘dramën e pranimit”,

“Në dritën e progresit të rëndësishëm të arritur dhe rezultateve të prekshme në fushat kryesore që lidhen me sundimin e ligjit, Komisioni Europian konfirmon për herë të tretë (’18, ’19, ’20) hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Topi është përsëri në gjykatën EUMS për të zhbllokuar ‘dramën e pranimit”, shkruan Bushati ne një postim ne Twitter.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti Gjuzi dhunon gruan e djalin/ Gjykata urdhëron të largohet nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është urdhëruar nga gjykata t’i qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar.

Sipas shqiptarja.com, Kujtim Gjuzi, është denoncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhunë në familje. Si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16, vjeçar të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor 2019, ku gruaja, së bashku me djalin e saj, kanë kërkuar Urdhër-Mbrojtje në gjykatën e Tiranës, ku gjyqtarja Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes. Në vendimin e saj gjyqtarja Agolli urdhëron deputetin Kujtim Gjuzi të mos kryejë dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit H.Gj.

Njëherësh, gjykata urdhëron që Kujtim Gjuzi, të mos cënojë dhe ngacmojë gruan me inicialet M.K. dhe djalin e tij. Gjithashtu në vendim thuhet dhe ndalohet që deputeti Kujtim Gjuzi të mos shkojë dhe hyjë dhe as mos qëndrojë në apartamentin në pronësi të gruas dhe djalit, në një distancë prej 200 metra. Po kështu nëpërmjet këtij vendimi të gjykatës së Tiranës, urdhërohet që të dyja palët si deputeti Kujtim Gjuzi dhe gruaja e tij, të bëjnë përpjekje maksimale për ti siguruar fëmijës së tyre H.Gj, qetësi dhe të mos e përfshijnë fëmijën në problematikat e tyre, raporton Shqiptarja.com

LEXO EDHE:  Mbyllja e protestës/ Balla: Lulit i erdhi ora e supës

LEXO EDHE:  Basha me artistët/ Republikë e re për artin

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas. Mësohet se ky vendim tashmë është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, dhe deputetit Kujtim Gjuzi, nuk i mbetet gjë tjetër veçse nën shoqërinë e efektivave të policisë të tërheqë sendet personale nga shtëpia dhe të largohet nga banesa e bashkëshortes së tij.

LEXO TE PLOTE