LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri i përgjigjet manifestimit presidencial dhe deklaratës së Presidentit për shpërndarje të Parlamentit

2 Mars 2020, 19:14, Politikë CNA
Kryeministri i përgjigjet manifestimit presidencial dhe deklaratës

Pas manifestimit të iniciuar nga presidenti, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka patur një prononcim për studion e lajmeve të TV ?Ora News?, ku pyetjes për vlerësimin  e lëvizjes së Presidentit, i është përgjigjur duke përmendur vendimin e sotëm të Brukselit për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Krahas kësaj, pyetjes së drejtëpërdrejtë se si e sheh ai deklaratën e Presidentit që: nëse Parlamenti nuk do të votojë sërish ligjin për betimin e gjyqtarëve do të shkojë vetë në sallë dhe do të firmosë shpërndarjen e tij, Rama iu përgjigj duke dhenë të njejtën përgjigje si dhe më parë.

? Lajmi i mirë i ditës së sotme vjen nga Brukseli që rekomandoi çeljen e negociatave të Shqipërisë. Më vjen keq që Presidenti gjeti pikërisht këtë ditë për të ndërmarrë manifestimin e tij, ? tha Kryeministri, duke vijuar:

?E kam thenë edhe më parë dhe sdua ti rikthehem ketij debati. Presidenti nuk ka asnjë tagër kushtetues të firmos shpërndarjen e Parlamentit. Nëse ka dëshirë le të ndërmarrë këtë veprim antikushtetues?. Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë dekrete të tilla ndërsa Iliri që nuk ka asgjë për Presidentin më dhe sot ka çelur një fushatë brenda opozitës mund të firmos dhe dekret për ti shpallur luftë SHBA por Parlamenti nuk do ta njohë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga