Connect with Us

Kontrolle të befasishme pranë Bankës së Shqipërisë/ Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Kronika

Kontrolle të befasishme pranë Bankës së Shqipërisë/ Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Publikuar

-

Finalizohen dy operacione “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë “.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave “Për goditjen e aktiviteteve të Paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë“, janë organizuar shërbime të herëpashershme, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 3 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretisht: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M.

LEXO EDHE:  Informaliteti dhe trafiqet/ Paraja jashtë bankave arrin rekordin

Këta shtetas, në mënyrë të kundërligjshme, në zonën përballë Bankës së Shqipërisë, ushtronin veprimtari financiare të këmbimit valutor pa licencë.
Gjatë dy operacioneve janë sekuestruar në total 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Kontrollet e befasishme dhe operacionet policore, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo personi qe merret me aktivitet të kundërligjshëm, kryesisht në këmbimin valutor pa licencë ose jashtë objekteve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kishte ndërruar jetë prej disa kohësh/ Gjendet i pajetë në banesë një burrë në Berat

Publikuar

-

Nga

Një i moshuar në Berat është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Mësohet se shtetasi me inicianele P.S, 74 vjeç u gjet në katin e dytë të një pallati ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa kohësh.

Trupi i  74-vjeçarit është gjetur i dekompozuar.

Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa po punojnëpër zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës/ Plagosen rëndë tre persona

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite, pasi atij të aksit Elbasan-Peqin ku mbetën të plagosur rëndë tre persona.

Mësohet se aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë disa makina. Raportohet se si pasojë e përplasjes së makinavem kanë mbetur të plagosur rëndë disa persona.

Në aksident, thuhet se janë përfshirë tre makinë, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Traumës.

LEXO EDHE:  Zogu i Tiranës: Unë kam lindur në luks, shpenzoj shumë lekë

LEXO EDHE:  BSH ul normën bazë të interesit në rekord tjetër historik

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë ku po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina me shpejtësi skëterrë del nga rruga/ Plagosen disa persona në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Makina me shpejtësi skëterrë del nga rruga/ Plagosen disa persona në Elbasan

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotmë në Elbasan e për pasojë janë plagosur disa persona.
Mësohet se makina që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur më një makinë tjetër.

Nuk dihen ende detaje lidhur me aksidentin, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE