Connect with Us

Klosi me studentët/ Ju do t’i përgatisni programet me aktivitete për turistët

Politikë

Klosi me studentët/ Ju do t’i përgatisni programet me aktivitete për turistët

Publikuar

-

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi një takim me studentët e Masterit Profesional për Menaxhim të Sporteve në Turizëm, të Universitetit të Sporteve, Tiranë, të cilët po kryenin praktikën mësimore në ambientet Shkreli Resort, në zemër të Parkut Kombëtar Qaf-Shtamë.

“Bëhet fjalë për të rinj dhe të reja të specializuara për të bëjnë guida profesionale për tipe të ndryshme në turizmin tonë. Dhe kur këto vijnë nga Fakulteti i Sporteve padyshim që janë shumë të kërkuara dhe ky treg i ri që është hapur në Shqipëri treg i ri i shoqërimit, të tregimit të natyrës së vendit tonë edhe i sporteve të aventurës është realisht nga më të kërkuarit. Ne si ministri në bashkëpunim me operatorët turistik gjithmonë kemi shumë kërkesa për profesionin tuaj. Njerëz që dinë se çfarë është Shqipëria, dinë ta tregojnë Shqipërinë ashtu siç duhet, dinë të shoqërojnë në ambiente të ndryshme dhe në zona të caktuara si kjo e Qaf Shtamës, turistët e huaj”, ju tha Ministri Klosi studentëve të këtij masteri.

Ata kërkuan një takim dhe prezantim me operatorët turistik të vendit, pasi dhe disa muaj dhe ata janë gati për të hyrë në tregun e punës. Diploma e studentëve të kësaj dege, është e njehsuar dhe njihet në Shqipëri dhe vendet e Rajonit. Në Parkun Kombëtar të Qaf-Shtamës mund të ushtrohen shumë mirë sportet e natyrës, sic janë ecje nëpër shtigjet e hapura enkas, hiking, çiklizëm, ngjitje në majat përreth, kamping dhe ski.

“Është një nga ato sfidat që ka Shqipëria dhe një nga ato politika që merret institucioni ynë që ta afrojmë turizmin me shqiptarët. Në flasim shumë për turizmin për milliona turistë që i ofrohen Shqipërisë, miliona turistë që kanë qenë vitet e fundit, rreth 7 milionë turistë pritet që të vijnë këtë vit, por ne na duhet ta promovojnë shumë më tepër për qytetarët shqiptarë. Pra, që ta njohin dhe ata shumë më tepër Shqipërinë dhe të ndihmojnë kaq shumë investime që po bëjnë në turizëm. Prandaj ajo që tha dhe profesori është që na duhet që përvecse të dine, të ketë edhe argëtim, të kenë arsye përse të qëndrojnë në një pikë kaq të bukur si Qaf Shtama. Pra të bëjnë ecje në natyrë, ecje në bukuritë e kësaj zone, të njihen me aktivitete të ndryshme dhe pastaj të bëhet një komunikim më shumë përsa i përket kësaj hapësire”, tha Minsitri Klosi.

Në fund të takimit Minsitri Klosi ju dorëzoi Administratorëve të Shkreli Resport cerfikatën e kategorizimit, si resort në fushën e agro-turizmit.

“Është shumë e rëndësishme, ju që jeni futur në një profesion që ka kaq shumë kërkesa në Shqipëri. Bëhet fjalë për të rinj dhe të reja të specializuara për të bëjnë guida profesionale për tipe të ndryshme në turizmin tonë. Dhe kur këto vijnë nga Fakulteti i Sporteve padyshim që janë shumë të kërkuara dhe ky treg i ri që është hapur në Shqipëri treg i ri i shoqërimit, të tregimit të natyrës së vendit tonë edhe i sporteve të aventurës është realisht nga më të kërkuarit. Ne si ministri në bashkëpunim me operatorët turistik gjithmonë kemi shumë kërkesa për profesionin tuaj. Njerëz që dinë se çfarë është Shqipëria, dinë ta tregojnë Shqipërinë ashtu siç duhet, dinë të shoqërojnë në ambiente të ndryshme dhe në zona të caktuara si kjo e Qaf Shtamës, turistët e huaj. Jemi edhe me drejtorin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe kemi folur shpesh se sa të nevojshme e kemi që Zonat tona të Mbrojtura, zona si kjo e Qaf Shtamës që është nga perlat e turizmit shqiptar ne t’jua tregojmë njerëzve që nuk e njohin Shqipërinë dhe brenda për brenda, janë shumë pak shqiptarë që e njohin edhe ne duhet ta promovojmë dhe prandaj duhet shumë që ju të jeni pjesë e këtij aktiviteti. Ju të ndiqni dhe të mbaroni këtë master dhe ju garantoj që profesioni juaj është një ndër profesionet më të paguara sot në tregun e turizmit. Profesioni juaj është një nga më të kërkuarit sot në tregun e turizmit dhe gjithë operatorët turistik paraqesin kërkesa për këtë profesion. Ajo që duhet ne të standartizojmë dhe për këtë ne kemi evidentuar të paktën 6 operatrë që ofrojnë investimet e guidës në Shqipëri është që këto të bëhen me standarde dhe përvecse të jeni të përgatitur nga përmbajtja të keni dhe më shumë kredite për sa i përket njohjes së historisë, të biologjisë së zonës, natyrës së zonës, florës faunës. Për këtë ka shumë nevojë që të bëhen aktivitete si ky që po organizohet në fushën e agro turizmit të Qaf Shtamës, që për ne dhe është një nga ato momentet më të rëndësishme për ta shpërndanë në gjithë Shqipërinë turizmin. Është një nga ato sfidat që ka Shqipëria dhe një nga ato politika që merret institucioni ynë që ta afrojmë turizmin me shqiptarët. Në flasim shumë për turizmin për milliona turistë që i ofrohen Shqipërisë, miliona turistë që kanë qenë vitet e fundit, rreth 7 milionë turistë pritet që të vijnë këtë vit, por ne na duhet ta promovojnë shumë më tepër për qytetarët shqiptarë. Pra, që ta njohin dhe ata shumë më tepër Shqipërinë dhe të ndihmojnë kaq shumë investime që po bëjnë në turizëm. Prandaj ajo që tha dhe profesori është që na duhet që përvecse të dinë të ketë edhe argëtim, të kenë arsye përse të qëndrojnë në një pikë kaq të bukur si Qaf Shtama. Pra të bëjnë ecje në natyrë, ecje në bukuritë e kësaj zone, të njihen me aktivitete të ndryshme dhe pastaj të bëhet një komunikim më shumë përsa i përket kësaj hapësire. Po e gjitha kjo fillon nga shkollimi dhe ju jeni profesionistët e kësaj fushe, për të cilët ne kemi jashtazakonisht shumë nevojë. Prandaj suksese në profesionin që keni zgjedhur dhe praktikisht ndihem shumë mirë që kaq shumë djem dhe vajza tashmë e kanë pranuar këtë risi të re që ne kemi, të paraqesim Shqipërinë në 365 ditë. Një Shqipëri e cila gjithë muajt të ketë turizëm. Pra nëse këtu në Qaf Shtamë bëhet një akivitet më shumë 24 orë, do të ketë më shumë turistë. Por, cfarë do të bëjnë po të vijnë deri këtu. Nuk mjafton vetëm hyrja duhet të kenë edhe një program, por kush do ta bëjë këtë program, do të jeni ju, dikush nga ju. Por, kjo gjë duhet të ndodhi në Korçë, në Lezhë, duhet të ndodhi në Shkodër, duhet të ndodhi në Valbonë, duhet të ndodhi në Theth, kjo gjë duhet të ndodhi në Berat, në Sarandë. Dhe të gjitha marrin tjetër kuptim kur kemi sportet e aventurës dhe profesionalist të sportit të aventurës. Eshtë një nga profesionet më të kërkuara në botën e turizmit, një nga profesionet që paguhet më shumë dhe kanë realisht shumë kërkesa sot në treg.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pak para manifestimit të thirrur nga Meta/ Rama mbledh kryesinë e PS

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama tek selia e PS

Ndërsa më pak se dy orë na ndajnë nga manifestimi i thirrur nga presidenti Meta, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryesinë e PS-së.

Mësoohet se takimi po zhvillohet në selinë e PS, ndërsa në fokus të bisedës janë vendimet e Kongresit tre ditor që zhvilloi PS, të cilat pritet të zbardhen më tej nga socialistët.

Kujtojmë këtu se takimet vijnë vetëm pak para manisfestimit të thirrur nga Presidenti i Republikës, i cili është parashikuar të mbahet në 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e kombit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masat për manifestimin e sotëm/ Dera e kryeministrisë mbulohet me material metalik

Publikuar

-

Nga

Sot në orën 17:00 pritet të zhvillohet manifestimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Në lidhje me këtë manifestim, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat pëe mbarë-vajtjen e saj.

Në terren pritet që të zbresin rreth 1000 policë, ndërsa Policia Rrugore ka nisur të inspektojë zonën përreth.
Ndërkohë, dera kryesore e Kryeministrisë është mbuluar me material metalik.
Në Bulevard është vendosur podiumi “Beslidhja” ku pritet të mbajë fjalimin presidenti Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Shpikja e fundit/ Krijohet qeni robotik

LEXO EDHE:  Bllokohen në ishull/ 50 turistë dhe gazetarë në panik

Mësohet se autobusët që vijnë nga veriu do të ndalohen tek “Asllan Rusi”, ndërsa autobusët që vijnë nga jugu do të parkohen tek Fakulteti Ekonomik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Kushtetuta po pret popullin”/ Meta mesazh pak para manifestimit

Publikuar

-

Nga

Ndërsa vetëm dy orë na ndajnë nga protesta e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, ky i fundit i ka drejtuar një tjetër mesazh qytetarëve.

Në një video-mesazh në rrjete sociale, Meta shprehet se Kushtetuta po pret popullin.

“Të dashur qytetarë. Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pa momente na ndajnë nga nisja e pranverës Kuqezi. Mirë se të vini të gjithë”-shprehet Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE