Politikë
Ish anëtari i Gjykatës së Strasburgut e thotë troç/ “Manifestimin po e bëjmë për pushtet”

Ish anëtari i Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku, ka qenë i pari që ka mbajtur një fjalim në manifestimin që ka organizuar presidenti Ilir Meta.
Bianku deklaroi se janë 4 arsye që e bënë të vinte sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më kryesoren ai cilësoi mbrojtjen e Kushtetutës.
“Kur mora këtë ftesë pyetja e parë që i bëra vetes ishte se çfarë arsyesh më bënin që të vija. Janë 4 arsye. E para është rëndësia e këtij tubimi, mbrojtja e Kushtetutës. Më lejoni të them se nuk kam ardhur që të vendos se në debatin mes Presidentit dhe mazhorancës vendos njëri apo tjetri”, u shpreh ai.
Sipas tij, aryesja e dytë që e solli në manifestim ishte kufizimi i të drejtave të Presidentit, ndërsa theksoi se qëllimi i këtij tubimi është për pushtet kushtetues.
“Në një vend që Presidenti nuk ka as mundësi që një ankesë t’ia dërgojë një organi të paravur mendoni çfarë mundësie ka qytetari i thjeshtë. Ka nga ata që thonë se qëllimi i tubimit është për pushtet, unë kam ardhur këtu dhe po ju them se po, qëllimi ka ardhur për pushtet, por për pushtet kushtetues”, nënvizoi Bianku.
“Arsyeja e tretë, çfarë emri i vihet kësaj situate? Nënkryetari i Gjykatës së Strasburgut u shpreh se “Pushteti i pakontrolluar i shumicës që nuk merr parasysh kërkesat e pakicës, rrezikon të bjerë…”.
Në Shqipëri ka mbi dy vite që aktet e qeverisë dhe Parlamentit nuk kontrollohen nga askush. A mund të themi se kemi shtet të së drejtës në Shqipëri, në këto situata?
Arsyeja e katërt është pyetja që i bëra vetes. Në këtë situatë absurdi, ku nuk ka gjykata që të kontrollojë ligjin, pyesja veten si do reagojnë bashkëkombasit e mi. Më kujtohej një shprehje e një juristi të shquar “Një popull që fle në demokraci, ka rrezik të zgjohet në diktaturë”.
Vlerat e këtij kombi për liri, demokraci, nuk kanë vdekur. Sot kur ju shoh kuptoj se ka dhe një arsye tjetër që kam ardhur dhe kjo arsye jeni ju, thirrjet tuaja për gjykata që t’iu mbrojnë të drejtën. Unë mund t’ju uroj duke iu thënë “Zoti iu bekoftë”, por kjo është në dorë të Zotit, por nëse ju them se liria qoftë me ju, drejtësia qoftë me ju, kjo është në dorën tuaj”. vijoi më tej Bianku./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...