Connect with Us

Ish ambasadori në tubimin e Metës/ “Mbroni Republikën nga tirania e mazhorancës”

Politikë

Ish ambasadori në tubimin e Metës/ “Mbroni Republikën nga tirania e mazhorancës”

Publikuar

-

Ish ambasadori, Agim Nesho, i është bashkuar manifestimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Teksa mbajti fjalën, ai bëri thirrje për “mbrojtjen e Republikës nga tirania e maxhorancës”.

“Jemi bashkuar të gjithë për një qëllim. Të mbrosh demokracinë është detyra jonë. Të gjithë duam një Shqipëri demokratike. Që shteti ligjor të funksionojë.

Sot Shqipëria është më e plakur, është vrarë shpresa për të ardhmen. Largimi i të rinjëve gjithnjë po thellohet. Lidhja e krimit me politikën.

LEXO EDHE:  Meta mbështet hetimin ndërkombëtar për shembjen e Teatrit/ Bota e kupton ç’ po ndodh!

Në një vend kur regjimi ka kapur institucionet e shteti, marrëdhënia me popullin është kthyer në komunizëm dhe propagandë. Sot jemi para shkeljes së Kushtetutës së vendit.

Jam i bindur se opozita e bashkuar do bëjë ndryshimin, të demaskojë aferat korruptive. Mbroni Republikën tuaj nga tiranian e mazhorancës!“/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ringjallet marrëveshja e 2017/ Rama paralajmëron qeveri me Luli Bashën

Publikuar

-

Nga

Ringjallet marrëveshja e 2017/ Rama paralajmëron qeveri me Luli Bashën

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një qeveri të përbashkët me Lulzim Bashën, duke ringjallur marrëveshjen e vitit 2017, me kreun e Republikës së Re.

Në daljen e sotme për mediat, Edi Rama ishte i qartë dhe pa asnjë medyshje. Ai tha se “Unë nuk punoj që PS të humbasë dhe të fitojë PD. Unë patjetër jam i gatshëm të bëj Bashën dhe PD pjesë të fitores”.

Fitorja e një force politike janë zgjedhjet, dy vende të para nuk mund të ketë, por dy fitues kemi vetëm kur dy palë bëjnë qeverinë bashkë.

LEXO EDHE:  Ilir Meta “kërcënon” Bashën/ Zbulohet loja e presidentit, një tjetër opozitë në horizont?

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Matthew Palmer bisedë telefonike me Presidentin Meta

Rama dhe Basha tentuan edhe në vitin 2017 të bënin në qeveri të përbashkët pasi në zgjedhjet e atij viti sulmuan të dy ashpër LSI-në.

Rezultatet e dobta dhe marrja e 74 mandateve bënë që Edi Rama të qeveriste i vetëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim, mos i hap listat, sepse Jozefina apo Dash Shehi votohen nga populli më shumë se ty

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu*

Ndodh dhe kështu, që një kauzë 7 vjeçare të shembet me 7 fjali dhe për 7 minuta.
– PD kundër votës emigrantve,
– PD kundër votimit elektronik,
– PD kundër depolitizimit komisioneve,
– PD kundër heqies koalicioneve,
– PD kundër lëvizjeve të reja,
– PD kundër uljes pragut 5%
– PD kundër ndryshimit sistemit elektoral
Me pak fjalë Partia Demokratike dëshiron të hyj 100% me kushtet e zgjedhjeve të 2013, 2017 dhe 2019.
Me të drejtë lind pyetja pse bojkoti zgjedhjet në 2019?
Përgjigje mos prisni kurrë se ajo nuk është Parti Demokratike. Thjesht ka vjedhur një emër dhe e mban peng 30 vjet.
A e dini që Partia Demokratike nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje me këtë model elektoral?
A e dini që Partia Demikratike fitoret historike i ka pas me modelin tjetër mazhoritar të deputetve në zona dhe ku populli votonte drejtpërdrejt deputetët dhe jo listat e kryetarit.
A e dini sa vota ka marr Partia Demokratike me sistemin e hapur dhe sa me të mbyllur?
1.200.000 vota me sistemin e hapur
450.000 vota me sistemin e mbyllur.

Çdo lexues do pyes:
Pse atëherë PD ka frikë ta ndryshoj sistemin?
– sepse Partia Demokratike nuk është ajo e 30 apo 15 vite më parë, ku aderonin familjet dhe intelektualët shqiptar. Tashmë PD është biznes i dy familjeve dhe që i rrin tek dera, qindra ish të punsuar që ëndërrojnë të rikthehen në postet që kanë pasur nē dogana, polici, tatime, bashki, ministrira etj,
– sepse ndryshimi i sistemit e nxjerr në pah dobësitë dhe mangësitë e figurave që kanë larguar,
– sepse ndryshimi sistemit rrezikon që Luli Bashës t’ja marrin kreun e partisë,
– sepse me lista të hapura deputet votohet kë do populli dhe jo kë do Luli,
– sepse me lista të hapura nuk u merr dot nga 1 milion euro kandidatve për deputet që ti vendos në krye të listave,
– sepse me lista të hapura populli voton më shumë Jozefina Topallin se Lulzim Bashën, më shumë Dash Shehun sesa Klevis Balliun, më shumë Grida Dumëm sesa Gaz Bardhin…… dhe kështu bie hierarkia e paetisë.
– sepse me lista të hapura nuk bën dot pazar me kryetarët e partive të koalicionit
– sepse me ndryshim sistemi nuk bën dot koalicion me Monika Kryemadhin
– sepse me heqien e koalicioneve PD s’ka shpresë edhë për 30 vjet të dal parti e parë.
– sepse me një sistem të ri fiton një parti me struktura të forta dhe jo të shkatrruara si kjo OJQ-ja e Lulit
– sepse me sistemin e ri duhe vota nga emigrantët dhe Partia Demokratike ka zero struktura në diasporë
– sepse emigrantën nuk e voton askush Monikëm apo kthimin e Berishës
– sepse 500.000 emigrant jugor në Greqi nuk votojnë atë që i ndryshoj kombësitë nga shqiptare në greke,
– sepse me votën elektronike nuk ankohet dot pas humbjes që mi vodhën votat.
Për të gjitha këto arsye Partia Demokratike është dhe do mbetet kundër ndryshimit sistemit dhe kundër listave të hapura.
Lulzim Basha ka filluar Teatrin që do e fundos atë dhe partinë e tij.
Ka hapur garën fasadë dhe 5000 demokrat do aplikojnë për deputet.
Ky do jetë fundi i partisë së tij sepse ai mund kandidoj vetëm 70 veta në pozicione fituese nga 5000 që kanë aplikuar.
Me këtë logjikë 4930 do i bëhen armiq se nuk do i kandidoj. Duke pas parasysh inatin e shqiptarve të gjithë do jenë në fushatë për ta fundos sepse, në fund Luli do dal me listat që aprovon Sali Berisha dhe që parimisht do jenë të njëjtët emra që kishte në 2017 dhe që Berisha i dha besën që nëse e djegin mandatin ai do i garantoj futjen sërish nē listat e 2021.
Duroni se koha do të prodhoj sërish ermrat e palaçove dhe çarjen fatale të opozitës në prag zgjedhjes.
Fundja të gjithë “rrojmë për me tregue”

LEXO EDHE:  Meta-Meidani, drekë në një nga restorantet në qendër të Tiranës/Negociatat për Kryeministrin e ri

LEXO EDHE:  Eduart Ndocaj, video për Ramën dhe Metën

Ata s’kanë objektiv të ndryshojnë dhe populli ti votoj si burra më të mirë.
Thjesht duan me prit kohën kur populli do lodhet me Ramën dhe këta të përfitojnë nga vota anti-Rama duke mos lejuar krijimin e asnjë partie të re opozitare që ti rivalizoj.
Për t’ja arritur këtij synimi, për ata s’ka rëndësi koha sepse kanë kursyer boll lek.
S’kanë rëndësi vitet që kalojnë.
Halli i demokratve, s’është halli tyre!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Politika, një pazar i pistë”/ Basha zbulon paktin Rama-Meta?

Publikuar

-

Nga

Avokati zbulon formulën/ Si t’i jepet fund tranzicionit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka aluduar sot për një pakt të mundshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe presdintit Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se Edi Rama e shikon si pazar të pistë politikën.

Lidhur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar koalicionet parazgjedhore, Basha tha se kjo bëhet për arsye sipas tij Rama ka frikë nga koalicioni opozitar.

LEXO EDHE:  Krisja e koalicionit PS-LSI/ Meta: Gati të shkoj në grupin parlamentar socialist për sqarime

LEXO EDHE:  Si po shkërmoqet LSI-ja/ Kryemadhi me gisht “në gojë”

“Heqim koalicionet, ti president, unë kryeministër. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar i pistë. Por, kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 120 deputetë”-tha ndër të tjera Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE