LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Ilir Meta, lideri i munguar i opozitës

2 Mars 2020, 18:32, Politikë CNA
Shënim/ Ilir Meta, lideri i munguar i opozitës

Sot u shfaq si nuk është shfaqur kurrë, me karizëm, spektakolar,  denoncues, energjik, premtues me fakte dhe çështje konkrete.

Ilir Meta u shpalos në tërësinë e tij si një lideri i vërtetë i opozitës, si njeriu  që mund të qëndrojë përballë Edi Ramës me gjithë mëkatet e tij, me gjithë përgjegjësitë e tij për të sjellë Rilindjen në pushtet, për gjithë pushtetshmërinë  e Kryeministrit aktual.

Ilir Meta sot bëri atë që nuk ka mundur ta bëjë Lulzim Basha në 7 vite si kryetar i opozitës, ndezi turmën në një mënyrë që nuk kishte ndodhur në këto 7 vite.

Atë që Lulzim Basha nuk kishte bërë kurrë, e bëri sot në gati një orë Ilir Meta, duke folur qartë dhe pastër, me një shqipe që kishte brenda kryefjalën, kundrinorin dhe kallëzuesin të përcaktuar qartë. Gjithçka e denoncuar ishte me fakte dhe çështje konkrete, duke filluar që nga konsensusi për Reformën në Drejtësi e deri tek dekreti që ai firmosi sot, pra kthimi pas i betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në finale e mbylli me një premtim, që Ilir Meta është nga ata burra që i mban. E tha copë, në rast se ky dekret do të votohet nga Parlamenti dhe me një votim do të hyjë në fuqi, ai do të shpërndajë Parlamentin në mes të tij.

Presidenti Ilir Meta ishte edhe kërcënues në qëndrimin e tij, ishte ai që kanë kërkuar demokratët të kenë, ishte lideri i opozitës, i opozitës përballë Edi Ramës, pasi Lulzim Basha sot ishte thjesht një spektator. Ai mori një leksion shumë të mirë, pa se si duhet të sillet një kryeopozitar dhe një lider i vërtetë dhe Luli në 7 vite nuk mundi dot të dilte kurrë dhe të bëhej një Ilir Metë. Ndoshta është i dyti, pas Sali Berishës, me këtë karizëm dhe me këtë stil politik.

Në fakt, me këtë akt, Ilir Meta sot vrau dhe Lulzim Bashën, e vrau atë politikisht, tregoi se do të jetë një lider i ardhshëm në politikë për opozitën në mënyrë të padiskutueshme. Ai me shumë gjasa me stilin e Ariel Sharon, pra duke dalë nga Presidenca më vonë dhe duke themeluar një parti të re, do ta detyrojë opozitën t?i shkojë pas atij, ndërkohë që PD, “Republika e Re” e Lulzim Bashës, thjeshtë dhe vetëm janë rrudhur.

Bashën nuk e beson më askush.

Ilir Meta këtë e ka kuptuar, e di mjaft mirë, prandaj dhe sot mund të themi se shkëlqeu përpara turmës me gjithçka që ai tha, me çdo qëndrim që ai mbajti, që në fakt i ka të përsëritura dhe tregoi se ka kurajon dhe është politikani që mund të bëhet lideri i opozitës dhe zor se mund ta ndalin, këtë e di shumë mirë edhe Edi Rama edhe Lulzim Basha, të cilët kanë bërë shpesh marrëveshje politike me Ilir Metën, ashtu siç e di mjaft mirë dhe Sali Berisha.

Sot Meta tregoi se ishte një Sali Berishë i vogël, por ndoshta me largimin e këtij të fundit dhe kalimin në thjeshtë në skenë të dytë të politikës, duket se Presidenti ka vendosur të jetë zëvendësi i tij dhe për këtë nuk po pret më. Ai po konfigurohet qartë si një lider i ri i opozitës, jo vetëm me tezat dhe çështjet që sot artikuloi por edhe me stilin e politikanit që ai tregoi duke folur përpara disa mijëra vetëve në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Për Ilir Metën kjo e sotmja mund të quhet një sukses. Shumë mund të jenë kritikë, shumë mund të akuzojnë, por sot Ilir Meta duket se i mundi të gjithë, të parin Lulzim Bashën duke kapur rolin e kryeopozitarit dhe të dytin Edi Ramën duke i treguar se nuk do ta falte në rast se ai do bënte një hap pas. Tani lideri i opozitës në aksion, marrëveshja e Edi Ramës ngelet të bëhet vetëm me të, Lulzim Basha thjeshtë do të ngrohet në diell./ CNA.al

Lajmet e fundit nga