LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Policia blindon Kryeministrinë/ Ironizon Paloka: Po kërkojnë Kajmakun

2 Mars 2020, 16:21, Politikë CNA
Foto-Policia blindon Kryeministrinë/ Ironizon Paloka: Po kërkojnë

Rreth një mijë forca policie janë angazhuar në terren për mbrëvajtjen e tubimit të thirrur nga presidenti Meta.

Këto masa të larta sigurie janë komentuar me ironi nga nënkryetari i PD, Edi Paloka.

Teksa ka shpërndarë dhe fotot nga situata para Kryeministrisë, Paloka shkruan: “Policia në aksion…kërkojnë Kajmakun”.

Ish-kryebashkiaku  i Vorës, Agim Kajmaku prej disa kohësh ndodhet në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për ?falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit?.

Megjithëse ai është kapur disa herë nga mediat duke lëvizur lirisht apo dhe duke pirë kafe në Hotel Autostation në Vorë.

Lajmet e fundit nga