Connect with Us

Foto-Majko shkrin gazi ministret, Kodheli në rolin e fotografes/ Detajet që nuk u panë sot në parlament

Politikë

Foto-Majko shkrin gazi ministret, Kodheli në rolin e fotografes/ Detajet që nuk u panë sot në parlament

Publikuar

-

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenare. Por, përtej debateve, nëpërmjet fotove sjellim edhe disa detaje “pikante” që nuk u panë në media.

Mimi Kodheli duket shumë e përqendruar për t’i shkrepur dy kolegëve të saj një foto.

Ndërkohë, ministret Elisa Spiropali dhe Olta Xhaçka janë fotografuar teksa janë duke qeshur gjatë bisedës me ministrin Pandeli Majkon.

Po ashtu, duket se një incident i vogël është shënuar edhe pranë foltores. Ku një nga deputetët e rinj është ngritur, pa u kuptuar mirë se për çfarë arsye, por punonjësit e Gardës nuk e kanë lejuar të afrohet më shumë.

LEXO EDHE:  Shifrat/ Kush janë 16 deputetët me rrogat më të larta në Shqipëri

Për më tepër shikoni galerinë e fotove të mëposhtme: / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Konflikti i interesit është ulur këmbëkryq”/ Ish-ministri i Ramës: Nuk i besoj raportit të KE

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me raportin e KE-së për Shqipërinë, ku vlerëson reformat dhe ripërsërit qëndrimin për çeljen e negociatave.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se nuk i beson raportit të KE-së, ndërsa shton se konflikti i interesit ekziston i ulur këmbëkryq në marrëdhënien Shqipëri-BE.

“Personalisht nuk i besoj Komisionit Europian kur mat progresin në Shqipëri.

Nuk i besoj sepse ky Komision gjendet në konflikt interesi. I duhet të vlerësojë Reformat që ka bërë vetë. Askush që do ti duhet të vlerësojë veten, nuk është objektiv.

Nuk ka të bëjë fare me individët që kryejnë funksione në Tiranë apo Bruksel. Fare! Por me konfliktin e interesit që ekziston i ulur këmbëkryq në marrëdhënien Shqipëri-BE.

Kjo në fakt është edhe arsyeja që vendet anëtare të BE, mbajtën qëndrim të ndryshëm nga raportet e vlerësimit të Komisionit Europian. Shtetet anëtare, Gjermania e para, preferuan të vënë kushte shtesë, sepse “progresi” që raporton Komisioni i Europian, nuk është bindës.

Arsyeja është pikërisht Konflikti i Interesit që ekziston në misionin dhe mandatin e Komisionit në raport me Shqipërinë.”-shkruan Manjani.

Më tej, ai thekson se uron që të çelen negociatat, sepse sipas tij është kjo e vetmja lidhje zyrtare që na mban me Europën.

LEXO EDHE:  Detaje të reja për drogën e kapur ne Igumenicë

LEXO EDHE:  Sulmi me breshëri në Vlorë/ Zbardhen detaje të reja

“Se si do zgjidhet kjo, nuk e di! As nuk e vras hiç mendjen sepse nuk është punë për ne, në fakt.

Por, uroj megjithë fuqinë e shpirtit që të na çelen negociatat, sa më parë!

Nuk jam besimtar, por jam gati të lutem nëse kjo i shërben hapjes së negociatave!

Negociatat janë e vetmja lidhje zyrtare që na mban me Europën. Për ne ato janë jetike, sepse vendosemi nën një monitorim shumë të rreptë, që ska asnjë lidhje me hyrra-byrrat e deri sotme të Ambasadorëve dhe shpurës së ekspertëve pa lidhje.

Çelja e negociatave i jep fund Konfliktit të Interesit dhe të gjithë interesave gjithfarësh që na i kanë bërë ambasadorët gjithollogë, zëdhënës e guvernantë.

Çelja e negociatave i jep fund kompromisit, ku sundimi i Bosit shitet si sundim i ligjit!

I jep fund edhe “suksesit” fiktiv të reformës ku mbyllja e gjykatave quhet vlerë!!! Kulmi!

Kemi nevojë që dikush të na vërë stekën e standardeve dhe të na masë sa realisht e kalojmë atë stekë. Jo me llafe, as me deklarata, as me raporte fiktive.

Vetëm leximi i realitetit na ndihmon. Vetëm kështu shkojmë drejt Schengenit të vërtetë, duke i përbuzur minischengenarucët.

Vetëm kështu perëndimi nuk na sheh më me syze diplomatike. Nuk i duam më ato syze.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Diktaturat që nuk ikin, përmbysen nga sovrani”/ Berisha mesazh para manifestit të thirrur nga Meta

Publikuar

-

Nga

Pak orë para nisjes së manifestit të thirrur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës, ish kryeministri Sali Bereisha ka publikuar një mesazh.

Berisha shkruan se vetëm diktaturat vendosen duke dhunuar ligjet dhe Kushtetutën.

“Diktaturat vendosen duke dhunuar ligje dhe kushtetutat! Ato nuk ikin por vetëm përmbysen nga sovrani! Mësimi i pandryshueshëm i historisë! Sb”, shkruan Berisha në mesazhin e tij të shoqëruar me një video nga momentet më pikante që ka kaluar vendi ynë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali me “Dosjen Çili”/ Dvorani sqaron rolin e Dvoranit

Publikuar

-

Nga

Katër ditë më parë, arrestimi i pronarit të UET, Henri Çili bëri bujë të madhe në media. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, i cila çoi në pranga gati 40 persona.

E gjithë vëmendja mediatike por edhe e politikës u përqëndrua tek arrestimi i Henri Çilit, fajësia apo pafajësia e tij, por u la në heshtje një tjetër detaj.

Në lidhje me këtë dosje, del dhe një zyrtar i lartë i drejtësisë, tek i cili pretendohet se Henri Çili do të ushtronte ndikimin për të liruar apo ulur dënimin e një të dënuari me burgim të përjetshëm.

As policia dhe as prokuroria nuk dhanë asnjë informacion apo të dhënë se kush është personi në fjalë, apo pse nuk u arrestua ai.

Por, sipas të gjithë hetimit dhe publikimit në media ai është Ardian Dvorani, kreu i KED dhe i vetmi person që vazhdon detyrën në Gjykatën e Lartë.

Ka pasur shumë akuza për qëndrimin e tij në detyrë dhe mënyrën sesi ai e kaloi vettingun, ndërkohë që shumë kolegë të tij në gjyqësor dhe Prokurori e “pësuan” për gjysmën e problematikave që kishte Dvorani.

Vetë Dvorani në një qëndrim për mediat, ditën e arrestimit të Henri Çilit, e pranoi se e njihte këtë të fundit, por tha se nuk kishte asnjë kontakt me të, duke “harruar” se djali i tij ka studiuar pikërisht në UET-in e Henri Çilit.

Por, ndërkohë sot ka pasur një tjetër reagim, që në media u shit se “Reagim i Gjykatës së Lartë”.

LEXO EDHE:  Disa detaje pse dha dorëheqje e Eduard Halimi

LEXO EDHE:  Përgënjeshtrohet zyrtarisht lajmi për Gramoz Ruçin/Ja e vërteta për Kryetarin e ri të Parlamentit

Në një deklaratë për mediat, Gjykata e Lartë, ndërsa tenton të sqarojë opinionin në lidhje me çështjen në fjalë, shprehet se “gjykata dhe prokuroria po kryejnë dhe duhet të kryejnë detyrat e tyre deri në fund edhe në këtë drejtim, duke ripërsëritur se në mënyrë kategorike nuk ka pasur asnjë lloj kontakti, të çfarëdo natyre dhe me çfarëdo personi, të gjyqtarit Ardian Dvorani, lidhur me çfarëdo çështjeje gjyqësore, përfshirë edhe çështjen penale nr. 52105-00941-00-2019”.

Pra, vetë Dvorani shpjegon përfshirjen e Dvoranit në çështjen në fjalë.

Nëse akuzat se do të kishte një ndërhyrje për lirimin e të arrestuarit Arbjon Aliko janë të vërteta, do të thotë që ndërhyrja do bëhej në Gjykatën e Lartë, pikërisht aty ku bëhet rekursi i tij. Anëtar, dhe kryetar i vetëm i Gjykatës së Lartë, deri në këto momenti është vetëm Ardian Dvorani.

Por, sërish është po ky Dvoran, që sqaron opinionin për përfshirjen e Dvoranit në dosjen e bujshme.

Mesa duket Ardian Dvorani, e paska “pasion” të shesë veten një herë si KED, një herë si Gjykata e Lartë. Sigurisht gjithçka në varësi të interesit të momentit./ CNA.al

Operacioni ku u arrestua Henri Çili/ Gjykata e Lartë shpjegon përfshirjen e Dvoranit në këtë ngjarje

Skandali i “Dosjes Çili”/ Pse nuk arrestohet zyrtari i lartë i drejtësisë?

LEXO TE PLOTE