LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fahri Balliu mohon PD, Berishën dhe Bashën/ Mitingu i Metës më i madhi në histori

2 Mars 2020, 21:01, Politikë CNA
Fahri Balliu mohon PD, Berishën dhe Bashën/ Mitingu i Metës

Botuesi, Fahri Balliu, njëherësh dhe këshilltar “vullnetar” i presidentit Meta, i ftuar në emisionin  ?Real Story? ka komentuar mbarëvajtjen e mitingut të iniciuar nga ky i fundit mbremjen e sotme.

Sipas Balliut kjo nismë e sotme solli zhdukjen e luftës së klasave, që solli Rama për natyrë të konfliktualitetit, ndërsa e vuri theksin tek pjesëmarrja e madhe e qytetarëve.

?Unë e konsideroj emancipim të çdo intelektuali që të përcaktojë dhe deklarojë qëndrimet. Jam shumë i impresionuar nga mitingu, unë jam një mitingash i vjetër që nga dhjetori i ?91, si dhe opozitën e gjatë me PD 1997, 1998, 1999, 2000, 2001, ishte më i madhi. Ky miting më bëri të jem me demokratët, socialistët, legalistët, republikanët. Çfarë është Agim Nesho?

Ky miting zhduku luftën e klasave që solli Rama. Për natyrë të konfliktualitetit ai ka sjellë luftën e klasave. Meta ka sjellë një element paqëtues për t?u marrë populli me problemin themelor që nuk është problem i një partie por i një populli që është uzurpimi i një shteti. Ka mbetur vetëm Presidenca dhe ky do që të bëjë një ligj për gjyqtarët që të betoheshin tek ura e Lanës, se kryeministri është mësuar me urat. Unë nuk e kam menduar që ky i qëndis dhe pas tij qëndrojnë njerëz që ja qëndisin marrjen e pushteteve. Shpik roja ilire që kjo të varet nga Ministria e Brendshme, kjo të jetë shtetërore dhe kjo të marrë kompanitë shtetërore.

Ky e shpik këtë dhe merr të gjitha dhe privatët shkojnë tek ky dhe lekët i paguan shteti. I do për vota, do t?ia japi për koncesion, njërin do e çojë në PPP. Të njëjtën gjë ka bërë me ministren e Drejtësisë, marifetin me Dvoranin, të gjitha t?i qepi që të dalë me një Gjykatë Kushtetuese të kapur. Ligji për dividentin është një shkelje spektakolare Ky e miraton me ato konkubinat, njëri merr një peshk Divjakë, tjetri këtë shtetëzimin e basteve.

Është bërë një katrahurë që arrestohet tjetri me 6 akuza, që s?del për 100 vjet. Gjithë kjo tabllo që është shprishje. Populli doli në një përmasë të paparashikueshme përfshi dhe optimistët e protestave?, tha Balliu.

Lajmet e fundit nga