Connect with Us

Edith Harxhi ngre alarmin/ “PD po vdes, ngrihuni demokratë”

Politikë

Edith Harxhi ngre alarmin/ “PD po vdes, ngrihuni demokratë”

Publikuar

-

Ish anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edith Harxhi ka ngritur alarmin se partia më e madhe opozitare po vdes.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Harxhi i kërkon demokratëve dhe qytetarëve të ngrihen kundër kryetarit të opozitës Lulzim Basha, për të cilin pretendon se po e nëpërkëmb këtë parti.

“Hej demokratë, studentë të dhjetorit, antikomunistë, ish-pronarë, themelues të demokracisë ngrihuni se PD-ja po vdes, shtëpia e lirisë po ndërron adresë, nuk mund të lejojmë që Partia e Lirisë të nëpëkëmbet nga Kryetarucë që shesin kauzat tona. Ky sistem rrëzohet si në 90-tën”, shkruan ajo.

LEXO EDHE:  Basha ngre alarmin/ Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik

Alarmi i saj vjen pas protestës së Ilir Metës, i cili luajti sot rolin e kryetarit të opozitës me fjalimin e fortë që ndezi turmën dhe bëri që t’i kërkojnë shpërndarjen e Parlamemntit./ CNA.al

Shënim/ Ilir Meta, lideri i munguar i opozitës

Çfarë prodhoi manifestimi i sotëm i Ilir Metës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Kronika e një mitingu që u njoftua për në 5 dhe filloi në 6

Publikuar

-

Nga

Mitingun e hapi baxhanaku i Genc Pollos, një ish gjyqtar i Gjykatës së Strasburgut, i cili pas ftesës që paskesh marrë nga Presidenti, kish pyetur veten pse po shkoj! Pasi shpjegoi përgjigjen që i kish dhënë vetja, vijoi me gjithë pyetjet e tjera që i kish drejtuar himself-it dhe më pas me leximin e një përmbledhje leksionesh dhe liste juristësh nga e gjithë bota. Pa dyshim të gjithë patën rastin të shijonin sesi ai çdo emër e lexoi me theksin përkatës në vartësi të gjuhës së kombit të cilit i përkisnin personat e përmendur e që sigurisht ja ngritën peshë zemrën Fatmir Mediut.

Pas tij, foli një ish ambasador që mosha e ka bërë që gjithë Shqipëria ti duket më e plakur.

I treti foli Bujar Kapexhiu. Prania e këtij mund të justifikonte kolonën zanore të mitingut, me këngë nga festivalet në radiotelevizion. Bujari foli dhe besoj të gjithë besuan se i bëri thirrje Metës të japë dorëheqjen kur u bëri thirrje hajdutëve dhe injorantëve të braktisin karriket shtetërore ku ishin ulur.

Populli në shesh dëgjoi Bujar kapexhiun të ishte ishte kundra shpullave, por pas tij në skenë doli Kristjan Demaj, boksier jo i zakonshëm. Dhe Kristjani nga Gjermania u bëri thirrje shqiptarëve që Shqipëria mos shpopullohet!

LEXO EDHE:  MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

LEXO EDHE:  MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën

Më pas në skenë doli Oneida Skënderi, studente juridiku që kish marrë zërin e të gjithëve e megjithatë stonoi. Shpjegoi çdo të thotë të kalosh kufijtë, pasi parafolsi u kish bërë thirrje shqiptarve të rrinin në Shqipëri e të mos i kalonin kufijtë!

I parafundit foli Edmond Budina. I kthyer në Shqipëri pas 30 vjetesh, i ikur na shpjegoi sesi këto 30 vjet paskesh patur një ëndërr ndaj besojmë se nuk ka parë dot që Ilir Meta në këto 30 vjet ka qenë gjithmonë në pushtet. Shpresojmë që Budina i madh nuk është zgjuar nga gjumi nga puthja e Metës në Kushtetutë.

Kur të gjithë po prisnin të dilte Ija e Bes Kallakut, doli vetë Ilir Meta por me flamurin amerikan në dorë.

Presidenti foli! Foli për drejtësi me regji dhe duhet thënë që nuk foli keq. Foli si lideri që i duhet opozitës i futur gabimisht në lëkurën e gabuar.

Ija e Besit nuk u pa në protestë! Ndaj besojmë se nuk mori dot kopje nga kushtetuta e Presidentit e prontuar format menu restoranti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fakti/ CNA.al e paralajmëroi dekretin që do firmoste presidenti Meta

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një shënimi të publikuar dy ditë më parë në mesditë, CNA.al tregoi se çfarë po bënte presidenti Ilir Meta me paralajmërimet e tij për të mbledhur turmën dhe për të ngjallur kuriozitetin me dekretin e tij, apo superdekretin që do firmoste, një superdekret që gjithkush mendonte se ishte shpërndarja e Parlamentit, hap të cilin ai nuk e hodhi, por i la mazhorancës së Rilindjes dhe dy javë kohë për të bërë pazarin e ri.

Ilir Meta sot firmosi një dekret të zakonshëm, atë që mund të kishte bërë edhe nga zyra e tij. Pra siç ka paralajmëruar  CNA.al, presidenti nuk do të dekretonte ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në linkun e mëposhtëm ne kemi shkruajtur qartë se çfarë do të bënte Ilir Meta. E kemi theksuar se superdekreti do të ishte thjeshtë dhe vetëm betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe aspak shpërndarja e Parlamentit, një akt të cilin Ilir Meta nuk e bëri dot sot.

LEXO EDHE:  Video/ Kryetari i PD-së kërcënon policët

LEXO EDHE:  Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës

Në një miting përtej pritshmërive të kritikëve të tij, në një fjalim të fortë me qëndrime të ashpra që në finale prodhoi vetëm Ilir Meta shoë dhe asgjë më tepër, apo fytyrën e një lideri të munguar politik në Shqipëri dhe më pas qershia mbi tortë, përqafimi me Fahri Balliun dhe hyrja në selinë e Presidencës. Kjo ishte gjithçka ndodhi, por dhe kjo ishte e paralajmëruar nga CNA.al, por përqafimin me Fahri Balliun nuk e dinim se do ndodhte./ CNA.al

Superdekreti që po paralajmëron Presidenti

Foto – Meta shkëmben puthje e përqafime me Fahri Balliun pas protestës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto – Meta shkëmben puthje e përqafime me Fahri Balliun pas protestës

Publikuar

-

Nga

Fahri Balliu është personi që ka tentuar gjithmonë të bëjë bashkë Partinë Demokrtatike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Tentativat e tij kanë qenë edhe në kohën kur Ilir Meta ka pasur nën drejtim LSI-në dhe ka qenë në koalicion me Partinë Socialiste.

Duket se koalicioni i dy partive më të mëdha opozitare ka afruar më shumë Metën me Fahri Balliun dhe kjo është vënë re sapo ka përfunduar manifestimi i organizuar nga Presidenti.

LEXO EDHE:  Tërhiqet PD-ja/ Nuk ka protestë përpara Parlamentit

LEXO EDHE:  Si ndikon alarmi juaj në mëngjes?

Me të mbaruar fjalimin, Kreu i Shtetit ka shkëmbyer puthje e përqafime me Fahri Balliun dhe më pas është drejtuar drejt zyrës së tij në Presidencë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE