Connect with Us

Dyfytyrësia e Erion Veliajt/ Zbulohet mashtrimi elektoral, lejet e ndërtimit arrijnë nivele rekord

Politikë

Dyfytyrësia e Erion Veliajt/ Zbulohet mashtrimi elektoral, lejet e ndërtimit arrijnë nivele rekord

Publikuar

-

Ish-mjaftisti që dikur protestonte kundër socialistëve, Erion Veliaj, prej pothuajse pesë vitesh drejton Bashkinë e Tiranës.

Gjatë fushatës elektorale për pushtetin vendor në vitin 2015, Erion Velaj, në atë kohë kandidati i PS-së për kryetar bashkie i Tiranës, zotohej dhe premtonte bujshëm se nëse do ti besohej administrimi i Bashkisë do të anulonte të gjitha lejet e ndërtimit të dhena nga paardhësi i tij i PD-së Lulzim Basha, kurse ato që do ti jepte do të ishin sa më larg qendrës së kryeqytetit. Por, faktet tregojnë se ka ndodhur krejt e kundërta.

Faktet tregojnë se gjithçka ka qënë një mashtrim elektorale, dhe jo vetëm që nuk janë anulluar lejet që pretendonte Veliaj, por për më tepër, Erion Veliaj, rezulton të jetë drejtuesi që ka dhenë më shumë leje ndërtimi gjatë viteve të qënies së tij në krye të Bashkisë më të madhe të vendit.

Sipas INSTAT, vetëm në periudhën brenda dy viteve, 2016-2018,  janë dhënë plot 313 leje ndërtimi.

Ndërkohë, në një shkrim të publikuar në “Monitor”, referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT, për gjithë vitin 2019, lejet e ndërtimit  kanë arritur një nivel rekord.

Po sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019-n u dhanë gjithsej 373 leje ndërtimi dhe sipërfaqja e dhënë për ndërtim është rritur ndjeshëm, në një tregues se ato kanë qenë për banesa të larta.

LEXO EDHE:  Rrahën rëndë të riun për parkimin e biçikletës/ Arrestohen babë e bir

Në total, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për 2019-n, sipas INSTAT ishte rreth 1.5 milionë metra katror, me një rritje prej 55% në raport me vitin e mëparshëm dhe duke shënuar një nivel rekord të paktën që prej vitit 2010, kur raportohen të dhënat e detajuara sipas rretheve (shih grafikun).

Sipas INSTAT, sipërfaqja e dhënë për ndërtim në Tiranë i korrespondon një vlere prej rreth 52 miliardë lekësh, ose rreth 420 milionë euro.

Vrulli më i madh i dhënies së lejeve ishte në tremujorin e parë dhe të tretë, me përkatësisht me 480 mijë dhe 556 mijë metra katror. Niveli më i ulët u shënua në tremujorin e katërt me 147 mijë metra katror, i ndikuar nga amullia që u shkaktua pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pezullimit të përkohshëm të lejeve të ndërtimit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vasili ironizon raportin e KE/ Faleminderit për rekomandimin e katërt

Publikuar

-

Nga

Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin për Shqipërinë, ku vlerëson proçesin e reformave dhe përsërit qëndrimin për çeljen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i ish-kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ironizon raportin, ndërsa shkruan “faleminderit për rekomandimin e katërt”.

LEXO EDHE:  Festimi i 25-vjetorit të PS-së/ Arian Galdini letër socialistit

LEXO EDHE:  Protestë para Bashkisë/ Jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës po shfarosen qentë

“Faleminderit per rekomandimin katert te KE.

Po nente kushtet u permbushen?

Po Bundestagu cfare mendon?

Po Gjykata e kushtetuese dhe e Larte u ngriten?

Po populli shqiptar si mendon?”-shkruan Vasili në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Disa orë para tubimit të Metës/ Basha takon ambasadoren e SHBA

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Takimi i Bashës me ambasadadorene SHBA është mbajtur disa orë para tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Që prej marrjes së detyrës si ambasadore, Yuri Kim ka zhvilluar dy takime me kryedemokrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbardhet raporti/ Komisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin për Shqipërinë, ku vlerëson proçesin e reformave dhe përsërit qëndrimin për çeljen e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në progres raport, theksohet se Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë

“Në kuadër të arritjes së një progresi domethënës dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara në mënyrë unanime nga Këshilli Evropian në Qershor 2018, Komisioni Evropian rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit në Qershor 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme.”- thuhet në konluzionet e Raportit.

Gjithashtu në raport theksohet edhe përparimi që ka bërë vendi ynë në luftën kundër krimit e korrupsionit si dhe për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

LEXO EDHE:  Akuzat e opozitës në mbledhjen e Kryetarëve/ Kundërpërgjigjet PS

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet e grabitjes në Tiranë/ Pronarit i morën 60 mijë dollarë

“Nga vettingu janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vettingu ka çuar në shkarkimin nga detyra të një numri të magjistratëve të rangut të lartë, duke përfshirë në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Në shtator 2019, një ish-ministër i Brendshëm u shpall fajtor për shpërdorim detyre nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda dhe u dha dënua me tre vite e katër muaj shërbim prove”, shkruhet më tej në raport./CNA.al

LEXO TE PLOTE