Connect with Us

 Doni një jetë më të gjatë e më të shëndetshme?/ Kjo është ajo çfarë duhet të bëni   

Blog

 Doni një jetë më të gjatë e më të shëndetshme?/ Kjo është ajo çfarë duhet të bëni   

Publikuar

-

Rreth kësaj periudhe të vitit, miliona njerëz priren të heqin dorë nga zotimet e tyre ambicioze të marra gjatë festës së Vitit të Ri. Por nëse ju vetë ishit zotuar të ulnit sasinë e kalorive që konsumoni në ditë, këtu keni një nxitje shtesë: një studim i ri, zbulon se kufizimi i konsumit të kalorive, ngadalëson plakjen qelizore, zvogëlon inflamacionin, ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e lidhura me moshën, dhe në fund promovon një jetë më të gjatë.

Studiuesit nga Instituti Salk për Studime Biologjike në SHBA, arritën në këtë përfundim pasi kryen eksperimente me dietat e një grupi minjsh. “Ne e dinim që kufizimi i kalorive e rrit jetëgjatësinë, por tani kemi vërtetuar të gjitha ndryshimet që ndodhin një nivelin qelizor”- thotë Huan Belmonte, bashkëautor i studimit të ri.

“Kjo na jep shpresë se mund të jemi në gjendje, që jo përmes ilaçeve të mund të ngadalësojmë plakjen te njerëzit”- thotë ai. Sado që mundohemi ta shmangim plakjen, ajo është faktori nr.1 i rrezikut për shumë sëmundje të tmerrshme si kanceri, demenca apo diabeti.

Gjithsesi, reduktimi i kalorive është dëshmuar se ndihmon në uljen e rrezikut tek një person për të zhvilluar çrregullime të tilla në pleqëri. Në fakt, deri më tani nuk kishte qenë i panjohur fakti që një konsum më i ulët i kalorive, ndikon në nivelin qelizor në trupin e njeriut.

Në studimin e ri, minjtë që kishin një dietë të rreptë, me 30 për qind më pak kalori se ajo normale, u krahasuan me një grup minjsh të tjerë që kishin një dietë tipike. Të dyja grupet e minjve, u ushqyen me këto dieta nga mosha 18 muajshe deri në 27 muajsh.

Krahasuar me jetëgjatësinë e njeriut, kjo periudhë do të përfaqësonte dikë që ndjek një dietë të rreptë me kalori të ulët nga mosha 50 deri në moshën 70-vjeç. Në fillim dhe në fund të periudhës së dietës, studiuesit izoluan dhe analizuan 168.703 qeliza nga 40 lloje qelizash tek të dyja grupimet e minjve.

Këto qeliza vinin nga një larmi zonash si trurit, muskujt, mëlçia, lëkura, veshka, palca e kockave dhe indet dhjamore. Pastaj, në secilën prej qelizave të izoluara, u përdor teknologjia e përparuar për të matur aktivitetin gjenetik, si dhe përbërjen e përgjithshme të llojeve të qelizave.

LEXO EDHE:  Facebook humb besueshmërinë/ Europianët i largohen rrjetit social

Çuditërisht, shumica e ndryshimeve negative ndodhën tek minjtë me dietë normale, dhe nuk shfaqeshin tek minjtë në një dietë më të rreptë, dhe me pak kalori. Edhe kur këta minj mbërrinin moshën e pleqërisë (27 muajsh), qelizat e tyre dukeshin shumë më të reja se të grupit të parë.

Në përgjithësi, 57 për qind e ndryshimeve të lidhura me moshën, që vëreheshin tek minjtë me një dietë normale, mungonin tek minjtë me një dietike ushqimore të rreptë.

“Kjo qasje, na tregoi jo vetëm efektin e kufizimit të kalorive mbi këto lloje qelizash, por na dha studimin më të plotë dhe më të detajuar, të asaj që ndodh në një nivel qelizor gjatë plakjes”- thotë bashkë-autori tjetër i studimit Guang-Hui Liu, profesor në Akademinë Kineze të Shkencave.

Shumë nga qelizat që dukeshin se ishin veçanërisht më të ndikuara nga dieta, ishin ato që lidhen me inflamacionin, imunitetin dhe metabolizmin e lipideve. “Zbulimi kryesor në studimin aktual, është se reagimi inflamator i rritur gjatë plakjes, mund të shtypet sistematikisht nga kufizimi i kalorive që ne konsumojnë çdo ditë”- shton ai./ Studyfinds.org-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Shpejtoi fundin e Luftës së Dytë Botërore/ Çfarë ishte Projekti Manhatan?

Publikuar

-

Nga

* Projekti Manhatan, i vënë në zbatim gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte një përpjekje e qeverisë amerikane për të hulumtuar, ndërtuar dhe përdorur bombën bërthamore. Në vitin 1939, presidenti Frenklin Ruzvelt mori një letër nga fizikanti i famshëm gjerman, Albert Ajnshtajn.

Fizikantët kishin zbuluar kohët e fundit, se uraniumi mund të gjeneronte një sasi të madhe të energjisë, të mjaftueshme ndoshta për një bombë. Ajnshtajni shprehte në letër dyshimet, se Hitleri mund të ishte tashmë duke punuar për grumbullimin e sasisë së duhur të uraniumit.

Lufta e Dytë Botërore sapo kishte nisur, dhe SHBA do të përfshihej në të 2 vjet më vonë.

Por letra e Ajnshtajnit, e nxiti qeverinë amerikane të angazhojë me shpejtësi fizikanët më të mirë në një projekt sekret. Në fillim, synimi i tyre ishte vetëm të zbulohej nëse ishte e mundur të ndërtohej një bombë atomike.

                 Enrico Fermi, fizikant

Por në vitin 1942, qëllimi ishte ndërtimi i një bombe, para se Gjermania të mposhtej. Kur SHBA-ja hyri në Luftën e Dytë Botërore, projekti përfshiu dhjetëra mijëra shkencëtarë dhe civilë. Pas shumë kohësh, iu vu emri i koduar “Projekti Manhatan”.

Projekti filloi de fakto vetëm në vjeshtën e vitit 1941, kur inxhinieri Vanevar Bush, që drejtonte kërkimet bërthamore, e bindi Ruzvetin se bomba atomike mund të ndërtohej brenda një viti. Projekti u ndihmua nga mijëra shkencëtarë. Një rol të spikatur patën Enriko Fermi dhe Leo Silard, fizikantë në Universitetin e Çikagos.

Shkencëtarët punuan nën drejtimin e J.Robert Openhaimer, drejtorit shkencor të Projektit Manhatan, njëherazi kreu i Laboratorit Kombëtar të Los Alamos në Nju Meksiko. Një nga hapat e parë të projektit, ishte prodhimi i një reaksioni zinxhir, ndarja e disa atomeve që mund të çlironin energji të mjaftueshme për të shkaktuar një shpërthim.

Pavarësisht nga emri i tij, projekti u zhvillua në gjithë SHBA-në, por edhe në Kanada, Angli, Kongon belge dhe disa ishuj të Paqësorit të Jugut. Por çështjet më të rëndësishme kërkimore, u hulumtuan në Laboratorin Kombëtar Los Alamos, që u ngrit në vitin 1943.

Për të ndërtuar një bombë, shkencëtarët kishin nevojë për sasi të mëdha të uraniumit të paqëndrueshëm radioaktiv ose plutonium. Urani ishte më i lehtë për t’u mbledhur sesa plutoniumi, por shkencëtarët menduan se plutoniumi mund të siguronte një rrugë më të shpejtë për zhvillimin e bombës.

Ata vendosën t’i provojnë që të dyja, ndaj ndërtuan reaktorë bërthamorë për secilin element. Për ndërtimin e tyre u angazhuan dhjetëra mijëra njerëz:shkencëtarë, staf mbështetës, sekretarë dhe punonjës administrativë. Deri në fund të luftës, në këtë projekt dhanë kontributin e tyre mbi 500 mijë njerëz.

LEXO EDHE:  Thaçi flet për sfidat e paszgjedhjeve dhe garancinë e marrëdhënieve me SHBA e BE

LEXO EDHE:  Thaçi flet për sfidat e paszgjedhjeve dhe garancinë e marrëdhënieve me SHBA e BE

Kjo gjë krijoi një sfidë të madhe: Si mund të punësoheshin dhjetëra mijëra njerëz për një operacion, dhe ai të mbahej sekret gjatë gjithë kohës? Përgjigja ishte:qytetet e fshehta. Ato u ndërtuan pranë reaktorëve të rinj, për punëtorët dhe familjet e tyre.

                             Qyteti Oak Ridge

Në fund të luftës, qyteti Oak Ridge kishte një popullsi prej 75.000 banorësh, ndëra Hanford 50.000 banorë. Por këto qytete nuk figuronin në asnjë hartë, dhe shumica e punëtorëve nuk e kishin idenë se për çfarë po punonin. Aty iu jepej vetëm një lloj informacioni bazik, pa shumë detaje.

Më 16 korrik 1945, bomba e parë atomike ishte gati. Rreth 240 km nga Los Alamos, në shkretëtirën ‘Jornada Del Muerto”, studiuesit kryen testin e parë atomik. Por me kalimin e kohës kishin ndodhur shumë gjëra, dhe synimet e Projektit Manhatan kishin ndryshuar drastikisht. Tashmë qëllimi nuk ishte garimi me Gjermaninë për ndërtimin e bombës, por Japonia perandorake, që nuk pranonte që të kapitullonte, duke e vazhduar me fanatizëm luftën.

Menjëherë pas testit të parë, dy bomba atomike u dërguan në ishullin Tinian në Paqësorin e Jugut, dhe prej andej ato u nisën drejt Japonisë. Më 6 gusht 1945, bomba e parë u hodh në Hiroshima. Vetëm tre ditë më vonë, më 9 gusht, bomb tjetër ra mbi Nagasaki.

Rreth 110 mijë njerëz vdiqën nga 2 shpërthimet fillestare. Më pak se një javë më vonë, Japonia u dorëzua tek forcave aleate, duke i dhënë kështu fund Luftës së Dytë Botërore. A ishte një histori suksesi Projekti Manhatan? Përgjigja varet nga këndvështrimi.

Disa shkencëtarë, ishin kritikë për drejtimin që mori Projekti i Manhatan. Atyre u pëlqente ideja e garimit kundër Gjermanisë në këtë aspekt, por ngurronin shumë kur disktohej për përdorimin e kësaj arme. Një nga kundërshtarët ishte edhe fizikanti Silard.

Para Hiroshimës dhe Nagasakit, ai i kërkoi personalisht presidentit Harri Truman, që të mos e hidhte bombën mbi një qytet. Pas përfundimit të Projektit Manhatan, ai hoqi dorë nga fizika për biologjinë. Disa shkencëtarë që punuan me zell për ndërtimin e bombës, besuan së kërcënimi i shkatërrimit të plotë, do t’i jepte fund luftërave në botë.

Dhe bazuar në këtë shpresë, projekti mund të cilësohet një dështim. Zhvillimi i bombës atomike, nxiti më pas një garë të armëve bërthamore dhe Luftën e Ftohtë. Megjithatë, ai e arriti një qëllim:Ndihmoi në dhënien fund të Luftës së Dytë Botërore./ Llivescience–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si t’i mbrojmë institucionet tona demokratike nga sulmet e Rusisë dhe Kinës?

Publikuar

-

Nga

Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”

* Në fillim e pamë si një problem të vogël. Tani e shohim si shumë të madh. Ky vlerësim, është në thelbin e shumë analizave perëndimore, mbi kërcënimin që na vjen nga Rusia. Në vitet 1990, marrëdhëniet e vështira me Rusinë u konsideruan si raste të izoluara, me gjasë si rezultat i keqkuptimeve apo i gabimeve jo dashakeqe.

Në këtë prizëm mund të shpjegohet konflikti mbi Jugosllavinë, apo sjellja e keqe në Krime dhe shtetet balltike. Nganjëherë problemi ishte propaganda, dhe ndonjëherë shantazhi përmes furnizimit me energji, dhe në raste të tjera sherret e ndryshme diplomatike.

Askush nuk donte ta pranonte që Rusia – edhe pse nën udhëheqjen gjoja demokratike dhe miqësore të Boris Jelcinit – po bëhej një problem serioz dhe sistematik. Tashmë gjërat kanë ndryshuar. Termi në modë “luftë hibride” dhe “doktrina Gerasimov”, u kanë dhënë shumë vendimarrësve perëndimorë një kuptim më të gjerë të asaj çfarë po bën realisht Kremlini.

Synimi i tij është përçarja dhe sundimi, nxitja e polarizimit brenda vendeve perëndimore dhe dobësimi i aleancave dhe strukturave shumëpalëshe. Arsenali i mjeteve të përdorura, është kompleks dhe i fuqishëm, duke nisur nga përdorimi i parave të pista dhe frikësimi, deri tek ndikuesit e fuqisë së butë, sikurse është Kisha Ortodokse Ruse.

Nëse fokusohemi tek dezinformimi (ose “lajmet e rreme”), rrezikojmë që të merreni vetëm me pjesën më të dukshme të problemit, por jo me pjesën më të rëndësishme të tij. Çfarë kuptimi ka të hedhim poshtë “fake neës” dhe të verifikojmë faktet, kur platformat e teknologjisë vazhdojnë t’i lejojnë armiqtë tanë që ta furnizojnë publikun me thashetheme dhe gënjeshtra?

Çdo përpjekje për t’iu kundërvënë kësaj dukurie në një nivel kombëtar, do të jetë e vështirë. Sigurisht, përgjigja është bashkëpunimi ndërkombëtar. Kjo është e vërtetë. Por kjo të çon me lehtësi tek disfatizmi. Zgjidhjet janë të shumta, dhe aq të largëta, sa ne na duket sikur ndjehemi të pafuqishëm.

Ndërkohë, Rusia dhe Kina vazhdojnë të shkatërrojnë shoqëritë, institucionet dhe aleancat tona.

E hasa këtë gjë edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih në mesin e këtij muaji, kur prezantova raportin mbi përballimin e sulmeve të “fuqisë së ashpër” ndaj demokracisë.

LEXO EDHE:  Vuani nga tensioni i gjakut? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

LEXO EDHE:  VIDEO - Imami shqiptar akuzon mediat pro-Clinton/ Mashtruat për Trump

Unë kisha disa ide specifike praktike, se si ta mbrojmë sistemin tonë të informacionit. Por shumë njerëz në audience, menduan se po synoja shumë pak. A është vërtet çështja thelbësore vetëm disiplinimi i Facebook? Përgjigja ime është se duhet t’i bëjmë që të dyja.

Natyrisht, ne kemi nevojë për një reagim të një niveli të lartë. Dhe kjo ndodh ngadalë, madje edhe kur flasim për një efekt parandalues. Ndërkohë, duhet të ndërmarrim hapa specifikë kudo që të kemi mundësi, madje edhe në nivelin më mikro.

Për shembull, nxjerrja në pah e sulmeve të informacionit sa herë që ato ndodhin, paralajmërojnë njerëzit e tjerë dhe ndihmojnë që sulme të tilla të jenë më pak efektive herën tjetër. Vendosja e standardeve për praktikën e mirë, u jep të tjerëve shembuj që mund të kopjohen.

Shihni për shembull Finlandën. Pesë milionë finlandezë, nuk mund të përballojnë dot të vetëm Rusisë (edhe pse bënë mjaft mirë në vitet 1939-1940). Por përsosmëria e tyre në fushën e mbrojtës dhe sigurisë, meriton të kopjohet. Ata mbrojnë gjithçka – nga gazetarët, akademikët dhe të tjerët jashtë qeverisë, që mund të jenë viktima të veprimtarisë armiqësore.

Ata ndërtojnë kohezion në elitën e tyre me Kurset e Mbrojtjes Kombëtare, të cilat bëjnë bashkë njerëz nga qeveria, sektori privat dhe shoqëria civile. Aftësia e tyre ushtarake, përfshin raketat me rreze të gjatë, artilerinë e rëndë, dhe mobilizimin më të shpejtë në Evropë:një parandalues ​​i madh për çdo agresor.

Ata mësojnë në shkolla, sesi të orientohen me mediat dhe lajmin. Këto masa nuk janë veçanërisht të kushtueshme apo të diskutueshme. Ato pasqyrojnë vullnetin politik, dhe një kulturë të mirë-zhvilluar të sigurisë.

Finlandezët e vlerësojnë problemin e madh (fqinji i tyre i madh), por ndërkohë e zbërthejnë atë në probleme më të vogla, dhe më pas gjejnë zgjidhje për to. Kur është fjala për mbrojtjen, ata preferojnë me zgjuarsi të mbajnë një profil të ulët. Por kjo nuk është arsye, që të tjerët të mos i kopjojnë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Çfarë është “viti i brishtë”, dhe nga se shkaktohet ai

Publikuar

-

Nga

29 shkurti, që qëllon këtë vit ditën e shtunë, njihet si Dita e Kapërcimit (Leap Day). Por ai nuk ndodh çdo 4 vjet siç mendojnë shumica, dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme në ruajtjen e kalendarit tonë. Pa një ditë të tillë, fizika e planetit Tokë, do të bënte që stinët të zhvendoseshin jashtë fazës së kalendarin tonë vjetor, dhe ekuinokset dhe solsticet të zhvendosshin në kohë me nëpër ditë, muaj dhe stinë.

Dita nuk është tamam 24- orëshe

Lëvizja e Tokës ka dy pjesë themelore:lëvizjen rrotulluese rreth boshtit të vet, dhe atë rreth Diellit. Ne mendojmë se rrotulli i Tokës rreth vetes zgjat 24 orë. Në fakt, nuk është saktëssiht kështu. Nëse Toka do të ishte plotësisht e palëvizshme, duke mbetur në të njëjtin pozicion, atëherë një rrotullim i plotë 360° do të barazohej me 1 ditë.
Por ai rotullim nuk është një ditë, por disi më pak. Tokës i duhen vetëm 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda për t’u rotulluar rreth vetes 360°. Por për shkak se Toka lëviz nëpër hapësirë në orbitën e saj përreth Diellit, duhet të rrotullohet pak më shumë për ta pozicionuar Diellin në të njëjtin vendndodhje si një ditë më parë. Kjo lëvizje shtesë, është ajo që bën ditën mesatarisht 24 orë.

Disa ditë, janë në fakt më të gjata se të tjerat

A keni menduar ndonjëherë përse lindja e hershme e diellit dhe perëndimi i tij, nuk ndodhin në solsticin e verës, dhe pse agimi dhe perëndimi i hershëm i diellit, nuk përputhen me solsticin e dimrit? Kjo është për shkak se Toka rrotullohet nga Dielli në formën e një elipsi, që do të thotë se kur Toka është më pranë Diellit (perihelion) ajo lëviz me shpejtësinë e saj normale, dhe kur është më larg Diellit (apelion), lëviz më ngadalë.
Rrotullimi i Tokës rreth Diellit, nuk është saktësisht një vit kalendarik. Në astronomi, kjo është ajo që ne e quajmë një vit anësor, pra sasinë e kohës që i duhet Tokës për t’u rikthyer në të njëjtin pozicion relative, që kishte më herët në raport me Diellin. Por një vit i brishtë, nuk është i njëjtë me vit kalendar (i njohur edhe si një vit tropikal).
Dallimi midis një viti anësor dhe një viti tropikal është i vogël, vetëm rreth 20 minuta. Por kjo do të thotë që një vit kalendarik, është në fakt 20 minuta më i shkurtër se një rrotullim i plotë rreth Diellit.

Numër i pabarabartë ditësh në një vit

Me një llogaritje të thjeshtë do të arrini në përfundimin se një 1 vit ka 365.2 ditë. Por kjo shifër nuk është e njëjtë çdo vit. Por të kishte çdo vit 365 ditë, do të duhej vetën një shekull që kalendari ynë të shfazohej me 1 muaj plotë.
Nëse vendosim një Ditë të Kapërcimit çdo katër vjet, do të llogarisim vitin me 365.25 ditë, çka i afrohet shumë realitetit. Dhe kjo është ajo që bënte edhe Kalendari i vjetër Julian, që ne ndoqëm për 1.600 vjet. Nga fundi i viteve 1500, ky ndryshim ishte aq i dukshëm (kalendari ynë ishte i kapërcyer me rreth 10 ditë shumë), sa që kalendari duhej që të rishikohej.
Në Itali, Poloni, Spanjë dhe Portugali, datat 5-14 tetor në vitin 1582, nuk kanë ekzistuar kurrë. Vende të tjera i kaluan ato 10 ditë në një datë të mëvonshme. Isak Njutoni që lindi në ditën e Krishtëlindjes në Angli, vetëm sepse anglezët nuk i kishin kapërcyer ato data deri në vitin 1642 . Diku tjetër në botë, Njutoni konsiderohet se ka lindur më 4 Janar 1643.

LEXO EDHE:  Ja pse përgjumemi, kur konsumojmë një vakt të rëndë ushqimor

LEXO EDHE:  Trump përgatit sanksione kundër Turqisë

Pse kalendari gregorian është më i saktë

Kalendari Gregorian i përcakton shumë mirë Ditët e Kërcimit. Çdo vit që përmban datën 29 shkurt, quhet një vit i brishtë. Çdo vit që është i pjestueshëm me 100 por jo me 400, nuk mund quhet një vit i brishtë. Pra vitet 2004, 2008, 2012, 2016, 2020, etj, që të gjitha janë vite të brishta, pasi pjesëtoheb me 4.
Por nëse viti shënon fillimin e një shekulli rë ri, është vetëm një vit i brishtë, nëse është i pjesëtueshëm me 400. Viti 2000 ishte vit i brishtë, por viti 1900 nuk ishte, dhe as 2100 nuk do të jetë. Thënë këto, miratimi i kalendarit Gregorian na jep 365.2 ditë në vit, çka do të thotë se ne nuk do të kemi asnjë ditë të vetme më shumë deri sa të kalojnë më shumë se 3.200 vjet, kur mund të na duhet t’i shtojmë një ditë tjetër shkurtit.

Pse duhet të ndryshojmë në të ardhmen kalendarin

Nëse gjithçka do të ishte konstante – shkalla e rrotullimit të Tokës rreth Diellit, kalendari gregorian do të ishte praktikisht i përsosur, por vetëm tani. Sa herë që ndodh një tërmet i fuqishëm, shkalla e rrotullimit të Tokës rreth vetes dhe Diellit përshpejtohet.
Por ky efekt, bie ndesh me efektet gravitacionale të Diellit dhe Hënës ndaj Tokë, të cilat na ngadalësojnë. Efekti i ngadalësimit njihet si frenim i baticës, dhe të orës mesatarisht 14 mikrosekondave në vit. Kjo mund të duket e papërfillshme, por me kalimin e kohës është e konsiderueshme.
620 milion vjet më parë, dita në Tokë ishte më pak 22 orë, çka do të thotë se kur u formua Toka për herë të parë, dita ishte e gjatë vetëm 6-8 orë. Me kalimin e kohës, do të na duhen më pak ditë për të përfunduar një vit tropikal. Ndërkohë është llogaritur që pas 4 milionë vjetsh, Ditët e Kërcimit do të jenë të panevojshme./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE