Connect with Us

DEKRETI I PRESIDENTIT/Ilir Meta nuk shpërndan Parlamentin, tallet me protestuesit

Politikë

DEKRETI I PRESIDENTIT/Ilir Meta nuk shpërndan Parlamentin, tallet me protestuesit

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka shpërndarë Parlamentin dhe ka firmosur gjatë manifestimit përpara godinës të Presidencës kthimin e ligjit të qeverisë për betimin e antarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku u mblodhën militantë të PD dhe LSI dhe nuk munguan dhe drejtuesit kryesorë opozitarë, Berisha, Basha dhe Kryemadhi.

Meta gjatë fjalës së tij tha se “Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi dhe para popullit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe Kushtetutën tuaj. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si parate e oligarkëve”, tha META.

Presidenti u shpreh se “Shqipëria e sotme është ndarë në dytë botë antagoniste. Një botë e vogël, e errët, e oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë me koncesionet e frikshme të PPP. Jemi vendi i parë në botë për kostot e autostradave për km/2, i kemi më të shtrenjtat.

Unë si Presidenti i kam rrëzuar publikisht këto dekrete, të arsyetuara mbi Kushtetutë. Këto dekrete për koncesione kanë qëllim vetëm grabitjen e Shqipërisë. Ata tani kërkojnë dhe rrëmbimin në mënyrë mafioze të Gjykatës Kushtetuese, që krimet e tyre kushtetuese të mbeten pa gjykuar, dhe që oligarkët të fitojnë sa më shumë. Jemi këtu, se asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit.

Jemi këtu kundër grushtit të shtetit. Pse Presidenti thirri popullin? Sepse i shteroi të gjitha përpjekjet demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit. Presidenti ka thirrur popullin, sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë, është ajo që Zoti iu ka dhënë gjithë shqiptarëve. Sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti nga sekti anti-shtet. Sepse kemi drejtësi me regjim, që godet të varfrit. Sepse financat po shterojnë dhe borxhet po rriten, dhe ato i paguani të gjithë ju.

LEXO EDHE:  Rama paralajmëron/E vërteta për Babalen e parë do ju habisë

Sepse ekonomia juaj është në ditët më të errëta. Sistemi i drejtësisë është kapur për fyti, sepse kemi drejtësi me regjim që godet të varfërit, të pambrojturit dhe të ndershmit, sepse financa publike po shteron dhe borxhet publike. Ky është instrument shtypës, ky gjysmë Parlament është shndërruar në një kungull të këtij shteti, ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë. Ata provokuan opozitën për tu larguar nga Paralmenti, ata vrapuan të zëvendësonin deputetët në kundërshtim me ligjin. Ata shkelën Kushtetutën dhe regulloren e Kuvendit vetëm që të largonin opozitën”, theksoi META.

Për Parlamentin ai u shpreh se: “ky gjysmë Parlament është shndërruar në një kungull të këtij shteti, ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë. Ata provokuan opozitën për tu larguar nga Paralmenti, ata vrapuan të zëvendësonin deputetët në kundërshtim me ligjin. Ata shkelën Kushtetutën dhe regulloren e Kuvendit vetëm që të largonin opozitën. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta Ministër i Brendshëm?/ “Shpërthen” Braçe: E kanë Shqipërinë pronë private!

Publikuar

-

Nga

Meta Ministër i Brendshëm?/ “Shpërthen’ Braçe: E kanë Shqipërinë pronë private!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se ka gjasa që Presidenti Ilir Meta të jetë Ministër i Brendshëm në zgjedhjet e 25 Prillit.

Braçe është shprehur se ndryshimet e një posti sipas opozitës, sipas Monika Kryemadhi dhe Ilir Metës, bëhen më t’u tekur dhe jo me votën e popullit.

Ndër të tjera Erion Beaçe ka thënë se Shqipëria në sytë e tyre eshtë një pronë private duke kaluar sa në një karrige në tjetrën.

“E KANE SHQIPERINE PRONE PRIVATE!

Nje here, ne televizionin e tyre thane se nga Presidenti do iki kur ti teket, domethene kur ti duhet pushtet edhe me shume, pra kryeminister dhe do behet i tille ose zevendeskryeminister por patjeter minister i Brendshem; Heren tjeter, domethene dje, ne televizionin tjeter te tyre thane se po te doje te behet minister i Brendshem-nga President!!!!!!, sepse kryeminister, ne qe vendosim-domethene kjo dhe Lyli, kemi Lylin!

LEXO EDHE:  Eksperti i ekonomisë: Kriza do na shoqërojë gjatë gjithë vitit, qeveria nuk dha mbështetjen e duhur

LEXO EDHE:  Nga Ndriçim KULLA/ Përse e do më partinë Basha?

Po njerezit dhe vota e tyre?!



Mos kini asnje iluzion, as qe pyesin per ju, si ju votoni.

E KANE PRIVATE SHQIPERINE DHE VEC KETA KANE LINDUR PER TE KALUAR ME TE NDENJURA NGA NJE KARRIGE NE TJETREN, VEC KETA!

Nuk u flasin ju, por ju degjoini!

JU FLASIN KRIMINELEVE, TE CILET,

ME AXHENDE PO I TAKOJNE NJE NGA NJE E NE GRUP, MADJE DHE NGA ATA QE OFL JU KA CUAR LETREN!
Kete Shqiperi doni?”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha kopjon Biden/ Trump e tall

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha në fushatën e tij duket fiks sikur po kopjon Joe Biden, i cili duke qënë se nuk artikulon mirë përpiqet të mos dalë shpesh në publik dhe të mos flasë. Kompanitë që i kanë organizuar fushatën dhe trupa e tij e propagandës ka zgjedhur që ai të dalë më pak në publik, të flasë më pak, të ketë më pak debate, të shfaqet më pak në turma me fjalime të gjata apo me qëndrime në debate televizive.

Kështu presidenti Donald Trump është tallur duke thënë se për shkak të koronës, duket se është fshehur dhe nuk është përfshirë shumë në fushatën zgjedhore, megjithëse është kandidat për president dhe rivali kryesor i presidentit Donald Trump.

Njësoj si Biden është edhe Luli në Shqipëri, vetëm me një ndryshim.

Biden, sipas presidentit Trump fle gjumë dhe dihen defektet e tij në artikulim, kurse Luli nuk del në publik i këshilluar sepse sa herë shfaqet flet budalliqe e pastaj do të duhen muaj të tërë për t’i korrigjuar.



Ka gënjyer kaq shumë, ka thënë kaq shumë idiotësi, sharlatanizma, gënjeshtra publike, është tallur kaq keqazi sa askush nuk e beson më.

LEXO EDHE:  Basha mbledhje urgjente me aleatët/Nga duhet të vijë kryeministri i qeverisë teknike

LEXO EDHE:  PD kundër aleatëve/ Basha në mbrojtje të sistemit zgjedhor

Në fakt është krahasim i pa qëndrueshëm ky mes Bashës dhe Biden, se Basha të ishte një “Biden” diçka do të ishte, por e përdorim për këtë çështjen e gjumashit, të artikuluar nga presidenti Trump dhe Luli për gjumë ia kalon të gjithëve.

Të ishte pak “Biden” mirë do kishte qënë. Por, në fakt Luli është një gjumash alla shqiptar i korruptuar, i djallëzuar dhe një pazarxhi i fëlliqur në shërbim të Edi Ramës, që nuk i duhet tashmë as dreqit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E ngacmoi seksualisht te shkallët e pallatit/ Nëna në Tiranë denoncon abuzuesin e vajzës së saj

Publikuar

-

Nga

E ngacmoi seksualisht te shkallët e pallatit/ Nëna në Tiranë denoncon abuzuesin e vajzës së saj

Një grua në Tiranë ka denoncuar në polici abuzuesin e vajzës së saj të mitur.

Mësohet se një person ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së mitur në shkallët e një pallati në zonën e Qesarakës. E mitura i ka rrëfyer të ëmës ngjarjen, e cila më pas ka bërë denoncimin në polici. Nuk dihen ende më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë.



Ndërkohë po punohet nga autoritetet me kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE