Connect with Us

Çfarë prodhoi manifestimi i sotëm i Ilir Metës

Politikë

Çfarë prodhoi manifestimi i sotëm i Ilir Metës

Publikuar

-

Presidenti që në muajin nëntor paralajmëroi një protestë që do ta mbante në Qytetin Studenti në 8 dhjetor, por tërmeti tragjik i 26 nëntorit e shtyu dhe e anulloi atë.

Zgjati disa muaj, skena politike u mbars edhe më shumë dhe presidenti njoftoi për një protestë-manifestim sot më 2 mars, përpara Presidencës.

PD e LSI çuan trupat e tyre, rreth disa mijëra njerëz rreth presidentit sot i kërkonin shpërndarjen e Parlamentit. Ilir Meta në fakt firmosi kthimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe kërcënoi hapur se nëqoftëse nuk do hidheshin hapa pas nga mazhoranca, ai do shkonte në Parlament dhe do firmoste atje dekretin për shpërndarjen e tij.

Çfarë prodhoi në fakt kjo protestë?

Përtej showt të Ilir Metës, i cili bëri një fjalim me fakte dhe argumenta të fortë, ndezi turmën, ajo prodhoi dhe një kërcënim të ri për kryeministrin , duke i thënë se përballë do të kishte një opozitar të ri dhe ai nuk do të ishte më Lulzim Basha. Kaq dhe asgjë më tepër përtej një show dhe një dekreti thuajse të papërtypshëm nga qytetarët, siç është ai i kthimit të ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Rama takon Donald Trump në Bruksel/Kongresmeni amerikan zbardh bisedën

Ilir Meta s’tha asgjë tjetër, shkëlqeu në shown e tij pa asnjë diskutim, kishte një fjalim të fortë, një fjalim politik si të ishte një lider i munguar i opozitës, por protesta nuk prodhoi asgjë më shumë se kaq. Ilir Meta show ishte mesazhi i vërtetë që në fakt të elektizonte me fjalimin e tij, nxiste dhe ndizte turmën. Ky erdhi si një mesazh për qeverinë, por edhe për kryetarët e opozitës Basha e Kryemadhi, të cilët në fakt nuk emocionojnë më akënd.

Ajo çka prodhoi në finale protesta, përtej Ilir Meta showt, ishte ai dekreti që shpesh presidenti i firmos nëpër zyrë, një rutinë dhe tani ka ngelur të presim lëvizjet e mazhorancës, të cilat janë ato që do na tregojnë se ku do shkojë më tej Ilir Meta, do të qëndrojë si një president apo do të shpërndajë parlamentin dhe vetë do tentojë ta çojë vendin në zgjedhje për të rimarrë dhe ai pozicionin e tij në spektrin politik shqiptar. Në fakt protesta e sotme përtej Ilir Meta showt, nuk prodhoi asgjë tjetër të jashtëzakonshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përgjimet e antimafies italiane/ Balla e kalon topin në fushën e Bashës

Publikuar

-

Nga

Përgjimet e antimafies italiane/ Balla e kalon topin në fushën e Bashës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, ku foli edhe për përgjimet e antimafias italiane për ndërtimet në Shqipëri.

Ndonëse në këto përgjime u lakua edhe emri i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe komponentëve të tjerë të politikës, Balla e kaloj “topin” në fushën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas Ballës eurodeputeti që ka dalë në përgjime është mik i ngushtë me Bashën dhe për këtë ai tha kryeopozitari mund të përgjigjet më mirë për këtë gjë.

“Unë jam kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian dhe jam i bindur që eurodeputeti që përmendet është miku i ngushtë i Lulzim Bashës, madje e ka pritur edhe në zyrë. Shko pyeteni Bashën sepse e di mirë. Si politikan shqiptar, meqë është përmendur një politikan

LEXO EDHE:  Rama i shuan shpresat naftëtarëve/ Nuk janë çështja jonë paga e prapambetur, detyrim i kompanisë

LEXO EDHE:  Akuzat e Eduart Selamit/ Basha: Nuk jam unë e keqja më e madhe në vend!

Ata që janë përmendur i keni në presidencë dhe miq të kreut të opozitës. SPAK do të bëj verifikimet përkatëse dhe do I shkoj deri në fund kësaj çështje. Kjo çështje po hetohet nga drejtësia e vendit fqinj.

Ora News e ka një çështje të hapur për këtë gjë e nuk duhet të hyj më thellë”, tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja me drejtuesit e qarqeve/ Balla zbardh takimin, çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka dhënë detaje lidhur me mbledhjen e sotme ku kryeministri Rama mblodhi të gjithë drejtuesit politik të qarqeve.

Balla bëri me dije se gjatë mbledhjes është bërë një raportim i 12 drejtuesve të qarqeve mbi detyrat specifike.

“Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm për ecurinë e fushatës zgjedhore. Ka qenë një raportim i 12 drejtuesve të qarqeve mbi detyrat specifike. Ëshët e rëndësishme që zgjedhjet janë zgjedhje me standarde demokratike. Bien të gjithë dakord që PS ka filluar një proces shumë të paanshëm për vlerësimin dhe përcaktimin e kandidaturave. I kemi dhenë mundësinë shumë të rinjve të konkurojnë dhe tashmë kemi arritur në një grup përfaqësuesish shumë të mirë. Kjo cështje ka qenë një prej diskutimeve të sotme me gjithë drejtuesit e qarqeve”, u shpreh Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezantohet programi i LSI/ Kryemadhi: Synimi ynë punësimi me paga të larta!

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot programin e saj politik, teksa na ndajnë tre muaj nga zgjedgjet e 25 prillit.

Kryetarja Monika Kryemadhi tha se ky program ka synim punësimin me paga të larta. Ajo u shpreh se ka rënë dakord me aleatët opozitarë të PD-së për taksën e sheshtë me 9%.

“Në këto 4 vite, shqiptarët jetojnë më keq se më parë. Të rinjtë kanë humbur shpresën ndaj sot lind nevoja për besim dhe ngjallje të shpresës. Kjo mund të arrihet vetëm me një program të qartë. Kemi një program që ka në synim punësim me paga të larta. Është koha për ndryshim. Ne prezantojmë prioritetet tona. LSI ka hartuar politika specifike për të ulur koston e jetesës dhe për të rritur standartin. Politikat e LSI janë të drejtëpërdrejta. Punësimi dhe ekonomia është prioritet i panegociuseshëm për ne. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës (premtim i PS). Ne synojmë punësimin e të rinjve dhe profesionistëve. Kemi rënë dakord me taksën e sheshtë 9% me PD-në. E kemi parë formalizimin e ekonomisë si një bashkëpunim me biznesit dhe shtetit” – tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE