Connect with Us

Berisha braktis protestën/ Nuk pret të dëgjojë fjalimin e Metës

Politikë

Berisha braktis protestën/ Nuk pret të dëgjojë fjalimin e Metës

Publikuar

-

Ish kryministri, Sali Berisha, ka braktisur protestën e thirrur nga presidenti, Ilir Meta, për mbrojtjen e Kushtetutës.

Berisha zbriti në Bulevard vetëm pak minuta, para fillimit të protestës, por ka zgjedhur të largohet para se të merrte fjalën presidenti Meta.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha paralajmëroi se “sot shënohet fillimi i fundit të narkoshtetit”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Flamuri amerikan në tubimimin e Metës/ Reagon Yuri Kim: Nuk kemi lidhje

Publikuar

-

Nga

Menjëherë pas mbylljes së fjalimit nga presidenti Meta nga tubimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ardhur edhe reagimi nga ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Kim thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës distancohen nga tubimi i presidentit Ilir Meta.

“E surprizuar të shikoja flamurin amerikane në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se teksa SHNA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”.”, shkruan ajo përmes një postimi në Tëitter./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i lutet protestuesve/ “Lule mimozat dhurojani policëve”

Publikuar

-

Nga

Në fund të fjalës së tij para qytetarëve, Ilir Meta bëri një lutje publike për të gjithë ata që mbanin lule mimosa në duar.

Meta i kërkoi protestuesve që mimozat të mos i hidhinin në kosha, pro t’ja dhuronin punonjësve të policisë.

“Asnjë mimozë mos hidhni te institucionet, ato dhurohen, dhurojani policëve tanë kudo që ndodhen. Në çdo institucion nis marshimi i popullit kuq e zi. Zëri i popullit, zëri i zotit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, jemi popull i shqiponjës, dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart. Falenderim i madh për bashkëatdhëtarët që erdhën nga gjithë Europa dhe gjithë bota”, nënvizoi Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “elektrizon” protestuesit dhe betohet në flamur/ Do firmos shpërndarjen e parlamentit në mes të krimit

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, firmosi dekretin kundër ligjit që i hoqi presidentit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues.

Pas firmosjes së këtij dekreti, Meta u betua për flamurin kuq e zi dhe deklaroi se, nëse grushti i shtetit nuk e merr seriozisht këtë dekret, mbas datës 15 mars do të firmosë shpërndarjen e Parlamentit.

“Nësë grushtit i shtetit nuk e merr seriozisht këtë dekret i jap fjalën në emër të këtij flamuri për të cilin janë vrarë mijëra heronj, se mbas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, populli kuq e zi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret do e firmos në mes të Parlamenit, në mes të krimit dhe do i bëj thirrje të gjithë popullit”, u shpreh Meta para qytetarëve që brohorisnin.

Meta deklaroi se nuk ka treguar as 10% të krimeve që kanë ndodhur kundër Reformës në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Hashim Thaçit në Shqipëri/Berisha thyen heshtjen pas gati 3 dekadash (Video)

LEXO EDHE:  Shoqëria civile proteston kundër dhunës policore

“Prandaj dua tju siguroj se kjo pranverë nuk ndalet më deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE