Connect with Us

Basha dhe Berisha zbresin në Bulevard/ Paralajmëron ish-kryeministri

Politikë

Basha dhe Berisha zbresin në Bulevard/ Paralajmëron ish-kryeministri

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pak minuta më parë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha paralajmëroi se “sot shënohet fillimi i fundit të narkoshtetit”.

Nga ana tjetër, edhe kreu i opozitës Lulzim Basha është bashkuar në protestë nga Hotel Rogner.

Basha falenderoi nga zemra qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes, ndërsa ngriti akuzat se siguria rëndohet kur shkelet Kushteta.

LEXO EDHE:  "Do t'iu ndjekim këmba-këmbës"/ Basha kërcënon deputetët

Teksa u pyet se përse nuk do të mbajë një fjalim, kryetari i opozitës deklaroi se “kjo nuk është protestë, është manifestim. Unë këtu s’jam si kryetar i partisë që përfaqësoj po si një qytetar që manifeston kundër dhunimit të Kushtetutës. Kushtetutes i ka mbetur vetëm kapaku. E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakoshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

30 minuta me vonesë/ Meta i bashkohet qytetarëve në Bulevard

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dalë nga presidenca duke iu bashkuar qytetarëve në manifestimin e thirrur prej tij në mbrojtje të Kushtetutës.

Sapo ka zbritur shkallët e presidencës, Meta ka bërë me duar simbolin e shqimonjës.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artistët i bashkohen tubimit të Metës/ Me parrulla dhe flamuj në duar, nisen drejt Kryeministrisë

Publikuar

-

Nga

Tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta i është bashkuar edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Me parullën “Mbro Teatrin”, artistët dhe aktivistët janë nisur drejt kryeministrisë.

Më herët tubimit ju bashkuan dhe banorët  e Unazës së Re./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Meta nuk ka zbritur ende në Bulevard/ Publikohen pamjet me dron të protestës

Publikuar

-

Nga

Publikohen pamjet me dron nga protesta e thirrur nga presidenti Ilir Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në video shihen qytëtarët të cilët marshojnë në Bulevard për tiu bashkuar tubimit në mbrojtje të Kushtetutës.
Presidenti Meta nuk ka zbritur ende në shesh edhe pse orari zyrtar i fillimi të tubimit ishte ora 17:00.

Ndërkohë krah Metës në këtë protestë pritet të jetë edhe kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Krymadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE