Connect with Us

“A mund të jetë ky Parlamenti juaj?”/ Meta nuk përmbahet para turmës

Politikë

“A mund të jetë ky Parlamenti juaj?”/ Meta nuk përmbahet para turmës

Publikuar

-

Gjatë fjalës së tij para protestuesve Meta tha se Parlamenti është shndërruar në kukull të këtij sekti pa shtet pa atdhe.

Sipas tij ky nuk është shtet i së drejtës por një instrument shtypës i disa puçistëve.

“A mund të jetë ky Parlamenti juaj? A mundet një investitor i huaj të besoj tek sundimi i ligjit në këtë vend? A mundet të mbijetojnë bizneset e vogla kur përmes ligjit prapaveprues oligarkët u bënë më të fortë?! Ato miliona shkuan nëpër llogari off-shore.  Ky nuk është shteti i së drejtës dhe qytetarëve, por instrument shtypës i disa puçistëve të pushtetit të oligarkëve dhe klientëve të tyre.

Ky gjysmë Parlament është shndërruar në kukull të këtij sekti pa shtet pa atdhe, pa familje. Ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë. Një vit më parë, ata provokuan opozitën për ta larguar nga Parlamenti. Ata vrapuan për të zëvendësuar 82 deputetë edhe pse procedura për një deputet kërkon të paktën 30 ditë.

Ata shkelën Kushtetutën vetëm për të eliminuar opozitën e vendit. Jemi kthyer në një shtet ku kujtohemi për shkencëtarët vetëm kur na bie tërmeti. Kemi zero investime në dije dhe progres. Ata bënë një ligj kundër Kushtetutës për t’i mbyllur gojën qytetarëve dhe gazetarëve.

LEXO EDHE:  Mazhoranca i tregon “dhëmbët” Metës/ Rrëzon një tjetër dekret

Grushti i shtetit në këtë vend ka avancuar paralelisht me shpopullimin e vendit. Shqipëria është lënë pa Gjykatë Kushtetuese sepse në kokën e puçistëve ka vetëm një synim, kapjen me çdo kusht të shtetit dhe për ta mbrojtur për interesa korruptive dhe antikombëtare.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

SHUPLAKA E AMBASADES TE SHBA PER FLAMURIN NE TUBIM/ Yuri Kim: Nuk kemi lidhje

Publikuar

-

Nga

Menjëherë pas mbylljes së fjalimit nga presidenti Meta nga tubimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ardhur edhe reagimi nga ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Kim thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës distancohen nga tubimi i presidentit Ilir Meta.

“E surprizuar të shikoja flamurin amerikane në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se teksa SHNA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”.”, shkruan ajo përmes një postimi në Tëitter./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i lutet protestuesve/ “Lule mimozat dhurojani policëve”

Publikuar

-

Nga

Në fund të fjalës së tij para qytetarëve, Ilir Meta bëri një lutje publike për të gjithë ata që mbanin lule mimoza në duar.

Meta i kërkoi protestuesve që mimozat të mos i hidhnin në kosha e nëpër institucione, por t’ja dhuronin punonjësve të policisë.

“Asnjë mimozë mos hidhni tek institucionet, ato dhurohen, dhurojani policëve tanë kudo që ndodhen. Në çdo institucion nis marshimi i popullit kuq e zi. Zëri i popullit, zëri i zotit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, jemi popull i shqiponjës dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart. Falenderim i madh për bashkëatdhëtarët që erdhën nga gjithë Europa dhe gjithë bota”, nënvizoi Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “elektrizon” protestuesit dhe betohet në flamur/ Do firmos shpërndarjen e parlamentit në mes të krimit

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, firmosi dekretin kundër ligjit që i hoqi presidentit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues.

Pas firmosjes së këtij dekreti, Meta u betua për flamurin kuq e zi dhe deklaroi se, nëse grushti i shtetit nuk e merr seriozisht këtë dekret, mbas datës 15 mars do të firmosë shpërndarjen e Parlamentit.

“Nësë grushtit i shtetit nuk e merr seriozisht këtë dekret i jap fjalën në emër të këtij flamuri për të cilin janë vrarë mijëra heronj, se mbas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, populli kuq e zi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret do e firmos në mes të Parlamenit, në mes të krimit dhe do i bëj thirrje të gjithë popullit”, u shpreh Meta para qytetarëve që brohorisnin.

Meta deklaroi se nuk ka treguar as 10% të krimeve që kanë ndodhur kundër Reformës në Drejtësi.

LEXO EDHE:  “Kemi marrëdhënie të shkrumbuar me presidentin”/ Salianji tregon “prapaskenat” për zgjedhjet e parakohshme

LEXO EDHE:  "S'ka afat për Presidentin!"/ Meta akuza KED: Dërgimi i listave, absurde, e turpshme dhe mafioze

“Prandaj dua tju siguroj se kjo pranverë nuk ndalet më deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE