Connect with Us

Ylli Dylgjeri rrëfen historinë e padëgjuar me Fatos Nanon/ Tre “pengjet” e ish-kreut të PS

Politikë

Ylli Dylgjeri rrëfen historinë e padëgjuar me Fatos Nanon/ Tre “pengjet” e ish-kreut të PS

Publikuar

-

Fatos Nano në dhimbje për humbjen e Bashkim Finos/ Një shok i rrallë dhe i pazëvendësueshëm

Nga Ylli Dylgjeri

“Hapni sytë katër, Zotat…”,
(pas videos ne Kongres me Dritëroin e Nanon)

Propaganda! Propaganda! Propaganda! -Rama po i mban socialistet ngulur ne karriget e Kongresit te PS
Them Prapagande dhe jo Mardhenia Publike per faktin e thjeshte se kjo e dyta eshte thare, eshte shkurtuar eshte larguar, nga Partia ne pushtet. Kerkohet me djallezi te evokohet e kaluara por eshte e kote. Memorja institucionale eshte perzene me kohe nga Partia Socialiste. E meqenese video e Rames therret: “Hapni syte kater, Zotat…” , po Ju njoh te dashur Socialiste me nje emocion tjeter te jetuar me nje nga Zotat e PS, te titulluar nga Unë : “Hapni veshet 102.4”. Duke kujtuar njeheresh edhe teksin e publicitetit te nje stacioni te njohur Radio qe trasmetonte vite te shkuara me sllogani: Syte kater, veshet 102.4!
Per mos e zgjatur ngjarja ime daton ne 3 korrik 2005.
Ora 18.30 ne Sarande, ne Shtepine e Pushimit te Qeveritareve, ku ish Kryeministri i kohes Fatos Nano priste rezultatin perfundimtar te fushates zgjedhore. Ne keto çaste ndodhesha aty, bashke me Te, per ndare informacionet e fundit, pasi Nano do te fluturonte me helikopter drej Tiranes. Ne keto çaste hyn ne salle piloti i mjetit dhe lajmeron se ne oren 19.00 duhet patjeter te niseshin nga Sarande per aresye se erresohej dhe veshtiresohej fluturimi. Duke thithur cigaren e rradhes, i merzitur, Kryeministri me ben me dije se rezultati zgjedhor nuk eshte premtues: kemi fituar Saranden por kemi humbur Shqiperine !-me thote.
E pyes: Si ka mundesi? Isha prej 3 muajsh ne Sarande nen drejtimin e shtabit elektoral te kandidatures se Kryeministrit per deputet. Njihja ne hollesi Saranden, por jo ecurine e zgjedhjeve ne vend. Nano, pasi thith serisht cigaren, me thote dhimbshem:
Po, i kemi humbur zgjedhjet, por ato çka me mbeten pishman gjate tere kesaj kohe ne Qeverisje jane tre shqetesime madhore,
e para, qeverisja ne PS ka rene,
e dyta, nuk arrita te zgjidh çeshtjen madhore te prones, dhe e treta, nuk zgjidha dot çeshtjen e Kosoves!
Keto 3 çeshtje te mbetuar pa zgjidhur nga koha e Nanos, me mbeten ne mendje per vite te tera. I verejta ato me pas, kur drejtimin ne PS e rrembeu Edi Rama. Do kalonin vite… Do kalonin 15 vite nga 2005, dhe prap sot te treja keto çeshtje jane pa zgjidhur nga qeverisja e PS, nga “Lideri ballkanik Edi Rama”.Çfare zgjidhi?
Kjo eshte historia. Ky eshte realiteti e jo Propaganda ne videon me Zotat…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do marrë vetëm ca vota të PD, jo mandat”/ Murrizi “thumbon” Bujar Çelën: Nuk replikoj me manikina

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PS në qarkun e Fierit Bujar Çela ka ironizuar deklaratën e kreut të Lëvizjes Demokratike Shqiptare Myslim Murrizi, teksa po fliste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Murrizi një ditë më parë në një intervistë për CNA.al u shpreh se do të merrte një mandat në qarkun e Fierit, ndërsa për Çelën kreu i PLDSH do marrë vetëm disa vota nga PD por jo në nivelin e një mandati.

CNA.al kontaktoi me Murrizin, i cili “thumboi” keq deputetin e PS duke deklaruar se do replikojë vetëm me deputetë dhe jo me manikina.

Kush është Bujar Çela? Unë zakonisht komentet i bëj me deputet, Bujari çfarë punon? E ke parë ti ndonjëherë si deputet, ka folur ndonjëherë? Në Parlament paguhen 122 veta.

Ai nuk ka fol asnjëherë dhe unë nuk e njoh për deputet. Unë deputet njoh atë që ka folur. Aty ka dy kategori dhe kështu ka pasur për 30 vjet: Ka deputetë që flain ka dhe makinina që thjesht ngrejnë dorën për të votuar. Unë nuk preferoj të bëj replikë me asnjë lloj manekini, me deputetë po”, tha Murrizi për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Topalli ka nisur luftën kundër krimit në Parlament”/ Çitozi: Është e pakorruptuar

Publikuar

-

Nga

“Minë me sahat për stabilitetin ekonomik”/ Topalli ngre alarmin: Vendi ka nevojë për kurajo

Kryetarja e lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli  është shprehur se problem i shqiptarëve janë 3 kryetarët e partive.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihen disa nga kandidatët për deputet të kësaj partie duke u shprehur se Topalli ka pasur guximin për të nisur luftën kundër korrupsionit në parlament.

“Shqiptarët largohen sepse klasa politike aktuale u ka vrarë shpresën dhe perspektivën. Problemi i tyre janë 3 kryetarët e partive.  Ata duan  të mbajnë peng jetën e 3 milionë shqiptareve, të paktën edhe për një dekadë.  Ata janë bashkë, edhe në këto zgjedhje janë prap ata. Jozefina Topallli ka patur guximin për të nisur luftën kundër krimit në Parlament. Ajo është e pakorruptuar.

Lëvizja për Ndryshim sot ka ekipin më të shkolluar. Ata janë të pakorruptuar. Lëvizja për Ndryshim është alternative. Ajo synon të largojë klasën e korruptuar politike dhe të zëvendësojë politikën e tyre cinike me politikë shprese.

Ne duam që qeveria e ardhshme t’i shërbejë 3 milionë shqiptarëve dhe jo 3 kryetarëve. Votoni Lëvizjen për Ndryshim. Votoni nr. 11. “, thuhet në video./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braktisi Presidencën/ Çela vë Metën para përgjësisë: Ka kryer krim, e pret dënim i rëndë

Publikuar

-

Nga

Braktisi Presidencën/ Çela vë Metën para përgjësisë: Ka kryer krim, e pret dënim i rëndë

Presidenti Ilir Meta prej kohësh tashmë ka braktisur institucionin e Presidencës dhe ka nisur fushatën elektorale për të mbajtur në jetë partinë e tij, LSI.

Qëndrimi i kreut të shtetit është kritikuar ashpër nga Partia Socialiste, e cila e ka konsideruar në shkelje të Kushtetutës.

Për kandidatin e PS në qarkun e Fierit, qëndrimi i tij është stoik dhe i njëjtë me ata që janë përballë togave të zeza.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al, Çela u shpreh se Meta është koshient për krimet që ka kryer dhe dënimin që e pret.

Madje e konsideroi një reklamë të shkëlqyer kundër LSI dhe PD.

LEXO EDHE:  Shokon Rama: Opozita po na vështirëson punën/ “Na sfidon fizikisht”

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë me “Air Albania”/ Përgjigjet Edi Rama

“Qëndrimi i Ilir Metës është stoik, është i njëjtë me ata që janë përballë togave të zeza. Ata ulërijnë duke thënë që jemi të pafajshëm kur janë të sigurt për krimin që ka kryer dhe për dënimin që e pret.

Ilir Meta thjesht na ndihmon, është një reklamë e shkëlqyer kundër LSI, kundër PD dhe pro aleatit të vetëm që kemi ne, aleatit popull”, theksoi Çela./CNA.al

LEXO TE PLOTE