Connect with Us

Voltana Ademi liston arsyet/ Pse duhet protestuar nesër

Politikë

Voltana Ademi liston arsyet/ Pse duhet protestuar nesër

Publikuar

-

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi, thotë se ditën e nesërme do të dalë në shesh të protestojë krah presidentit Ilir Meta.

Ademi ka listuar në një postim  në rrjetet sociale, një sërë arsyesh se përse do të shkojë nesër në protestë dhe pse duhet t’i bashkohen qytetarët.

Sipas saj, opozitarët do të punojnë me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe te vlera të tjera universale dhe me vendosmëri për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social.

Ajo deklaron se do të garantojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, do sjellë frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare. Demokratja zotohet të mbrojë dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, prosperitetin e të gjithë kombit për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror.

LEXO EDHE:  "Kush do të shkojë para drejtësisë nga ata që po udhëheqin opozitën"?

Ademi thotë se është me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar dhe ka bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit.

Kryebashkiakja e Shkodrës nënvizon se opozita do të mbrojë Kushtetutën e Republikës dhe vendin tonë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha i bashkohet Metës në protestë/ Topalli i kujton me video, premtimin e 2017-ës

Publikuar

-

Nga

Jozefina-Topalli duke folur para mediave

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar videon ku kreu i PD, Lulzim Basha thotë se nuk do të ketë kurrë asnjë pazar me LSI-në.

“Yess, yesss”, shkruan Topalli e cila mesa duket ironizon Bashën i cili nesër pritet t’i bashkohet Metës në Bulevard për manifestimin në mbrojtje të Kushtetutës.

“Unë si kryetar i partisë nuk do të bëj kurrë më një Pazar me LSI. Nëse ky dyshim ekziston atëherë s’ka pse një demokrat të mos joshet nga shitblerja e votës. Unë dua t’i them sot çdo demokrati se nuk do të qeverisim me LSI-në. Mos bëni gabimin fatal se përndryshe do të mbeteni si Baftjar në hauret e Republikës së Shqipërisë”, shprehej Basha përballë gazetares Rudina Xhunga në mitingjet e kohës së çadrës dhe fushatësnë vitin 2017.

Kujtojmë se ka dhe një moment tjetër edhe më të ashpër, në mars te vitit 2015, kur Ilir Meta ishte kryetar Kuvendi dhe Lulzim Basha kërkonte dorëheqjen e tij nga ky post pasi e akuzonte atë si njeri të përfshirë në lidhje me krimin, e akuzonte për vjedhjen e floririt në Krrabë, e akuzonte edhe për 21 janarin.

LEXO EDHE:  Bombat me gaz ndaj protestuesve të opozitës/ Zbardhet marrëveshja sekrete, si gënjeu Lleshaj

LEXO EDHE:  "Kush do të shkojë para drejtësisë nga ata që po udhëheqin opozitën"?

Por, mesa duket Basha ka hedhur pas krahëve çdo gje dhe tashmë do i bashkohet presidentit në manifestimin e thirrur prej tij pasditën e 2 marsit, në mbrojtje të Kushtetutës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kushtetuta është shkruar nga Sorosi”/ Goxhaj: Janë kërcënuar deputetët që ta votojnë

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka bërë deklarata të forta lidhur me protestën e organizuar nga presidenti Ilir Meta, i cili pretendon se po bëhet një grusht shteti.

Goxhaj kritikoi Metën për puthjen e Kushtetutës, pasi sipas tij Kushtetuta e Shqipërisë është shkruar nga Sorosi.

Aio tha në studion e Fax News se për të votuar këtë Kushtetutë janë kërcënuar deputetët.

“Kjo është Kushtetuta e Sorosit, askush nuk e thotë që Kushtetuta është shkruar nga Sorosi. Kjo është kushtetutë e vitit 2016 e marrë me vota peng. Janë kërcënuar deputetët që ta votojnë. Kush është grushti i shtetit, grushti i shtetit është pikërisht votimi i kësaj kushtetute. Thelbi i grushtit të shtetit është në vitin 2017, por fillon në 2016-ën, më 21 korrik kur është miratuar kjo Kushtetutë”, theksoi avokati, ndërsa akuzoi politikanët si njerëz të George Sorosit.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj grave/ Shoqëria civile protestë në Prishtinë (Video)

LEXO EDHE:  Bushati: Opozita gati të shkatërrojë çdo protestë që nuk e sjell atë në pushtet

“Këta janë të gjithë peng të Sorosit, këta janë të gjithë të kapur nga Sorosi, punojnë të gjithë për Sorosin dhe janë të gjithë bashkëpunëtorë për shpopullimin e Shqipërisë”, deklaroi ai më tej./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dua më shumë kohë për familjen”/ Jep dorëheqjen nga posti drejtori i Rezervave të Shtetit

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Rezervave Materiale të Shtetit Paulin Luli, ka dhënë dje dorëheqjen.

Mësohet se Luli i ka dorëzuar dorëheqjen me pretendimet se do t’i përkushtohet më shumë familjes.

Në letrën drejtuar ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ai thekson se ka hequr dorë nga posti që mban me vullnet të plotë. Luli thotë se tani ka kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen.

“Gjatë gjithë kohës në detyrë kam dhënë kuntributë maksimal dhe kam kryer me përgjegjësi detyrat e ngarkuara nga ligji për administrimin e mallrave rezervë shteti si dhe detyrimet ligjore për tu ardhur ne ndihmë familjeve në nevoje,veçanërisht atyre të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit 2019. Realizuam me sukses dhe përkushtim me netë të tëra pa gjumë dhe me orare të stërgjatura me sa mundësi që patëm pritshmëritë e banorëve te zonave të prekura nga termeti dhe menaxhuam më standarte të larta ndihmat humanitare të ardhura nga shumë vënde të botës.

LEXO EDHE:  Protesta e 13 majit/Reagon OSBE për ditë e nesërme

LEXO EDHE:  Bombat me gaz ndaj protestuesve të opozitës/ Zbardhet marrëveshja sekrete, si gënjeu Lleshaj

Gjatë gjithë kohës DPRMSH kishte një ngritje si institucion në realizimin e detyrave dhe përmirsimin e cilësisë së shërbimit. Faleminderit atyre që më besuan këtë dëtyrë. Një falenderim i veçantë shkon për punën e palodhshme të stafit të rezervave të shtetit. Faleminderit pafund të gjithve pa përjashtim për bashkpunimin,mirëkuptimin dhe mbeshtetjen që na dhatë. Tani kam kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen”, thuhet ndër të tjera në letër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE