Connect with Us

Video-Të rinjtë “i binden” Metës/ Mbledhin lule mimoza nëpër kodra

Politikë

Video-Të rinjtë “i binden” Metës/ Mbledhin lule mimoza nëpër kodra

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka publikuar videon e disa të rinjve të cilët kanë shkuar për të mbledhur mimosa.
Të rinjtë pritet t’i bashkohen manifestimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se Meta ka bërë thirrje se në manifestim të ketë vetëm flamuj shqiptare dhe lule mimoza.

Mesa duket mbështetësit e Metës i janë “bindur” kërkesave të presidentit duke u përgatitur seriozisht me mbledhjen e mimozave nëpër kodra.

“Pranvera Kuqezi nesër në Tiranë! Manifestimi Mbarëkombëtar, më madhështor dhe më paqësor në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! Mirësevini nesër me mimoza dhe flamuj kuqezi”, shkruan Meta bashkëngjitur videos./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Agim Kajmaku lëviz lirshëm me drejtues të PS/ Është nën mbrojtjen e Ramës”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se po lë të lirë ish kryetarin e bashkisë Vorë, Agim Kajmakun, pasi sipas tij nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin.

Sipas Bardhit, Kajmaku lëviz i lirë në kryeqytet, si dhe është parë duke shëtitur në shoqërinë e drejtuesve të Partisë Socialiste.

Ai shprehet se, “Kajmaku është nën mbrojtjen e Ramës pasi jo vetëm që nuk e shkarkoi kurrë por pak javë më parë, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh.”

“Të gjithë e dinë që Agim Kajmaku nuk është në arrati, por jeton i lirë si çdo kriminel tjetër që Edi Rama do që të jetë i lirë. Exit.al provoi sot se Edi Rama i Vorës, Agim Kajmaku, lëviz lirshëm në mes të Tiranës, sa në një lokal në tjetrin. Dëshmitarë të tjerë e kanë parë në Durrës me drejtues të Partisë Socialiste atje. Vetëm Policia e komanduar nga Edi Rama nuk e gjen ku është Agim Kajmaku.
Agim Kajmaku, gjoja më kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi. Për të treguar se Agim Kajmaku është nën mbrojtjen e tij, Edi Rama jo vetëm nuk e shkarkoi kurrë Agim Kajmakun, por pak javë më parë, kur ai ishte në kërkim policor, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh. Që policia të mos veprojë si polici partiake dhe që drejtësia të mos jetë nën kontoll politik, zgjidhja është largimi i Edi Ramës”, shkruan Bardhi në postimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arrestimi i Çilit/ Berisha zbulon “skenarin” e Ramës dhe Blushit për të mashtruar qytetarët

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Top Channel Ben Blushit, lidhur me arrestimin e pronarit të UET-së Henri Çilit.

Berisha deklaron se arrestimi i Çilit dhe fshehja e emrit të drejtuesit të lartë të drejtësisë, nxjerr në dritë kontrollin total të drejtësisë dhe institucioneve të saj, të cilat pretendon se janë produkte të reformës.

Sipas tij, ky akt provon se në krye të institucioneve të reja të drejtësisë janë emëruar përfaqësues të botës së krimit.

Ish-lideri i demokratëve thotë se Rama ka urdhëruar Blushin të mashtrojë shqiptarët duke mohuar në pafytyrësi të plotë dhe në krim të rëndë takimin e zhvilluar në Hotel Tirana midis Çilit dhe zyrtarit të lartë të drejtësisë.

Berisha shprehet se pronari i UET-së është takuar me këtë zyrtar në datën 14 janar 2020, dhe takimi është filmuar dhe regjistruar me zë dhe figurë.

“Në këtë takim, sipas dokumentit zyrtar të narkoprokurorisë, me vulë dhe firmë të saj, “drejtuesi i njërit prej institucioneve të larta të drejtësisë” merr përsipër të plotësojë kërkesën e Çilit, gjë për të cilën ky i fundit dhe u arrestua.

LEXO EDHE:  “Nuk ka ardhur momenti ende”/ Meta kërcënon hapur mazhorancën

LEXO EDHE:  Meta mbërrin në Thumanë për inspektimin e gjendjes/ Takime me ekipet e shpëtimit

Në një akt të rëndë kriminal mediatik, mafiozi Arben Malavita, i cili ka tejkaluar në lëpirjen e Edvinit edhe Karlo Malavitën dhe Ymer Çorapen me teleblushin e tij, ju thotë shqiptarëve se ka një keqkuptim pasi nuk bëhet fjalë për një takim midis Çilit dhe zyrtarit të lartë, drejtues të njërit prej institucioneve të drejtësisë, por për një bisedë telefonike të kunatit të Çilit, në të cilën ai flet për këtë takim!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Berisha thirrje Vjollca Hoxhës/ “Ben Blushi do të grabisë Top Channel”

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD krah presidentit në Bulevard/ Çfarë shkruante RD për Ilir Metën kur ishte kryeministër

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit, presidenti Ilir Meta ka qenë kryefjala e mediave pas përplasjeve mes presdiencës dhe qeverisë.

Së fundmi Meta ka thirrur një manifestim për mbrojtjen e Kushtetutës, ku pjesë e të cilit pritet të bëhen edhe anëtare dhe mbështetës të PD.

Duke filluar që nga kreu i PD, Lulzim Basha, po ashtu edhe emra të njohur të kësaj partie i janë bashkuar thirrjeve për protestën e 2 marsit duke mbështetur presidentin Meta.
Por çfarë shkruante gazeta zyrtare e PD, Rilindja Demokratike në kohën kur Ilir Meta ishte kryeministër?

Në një artikull të botuar më 22 gusht 2001, është publikuar deklarat e ish kryeministrit Sali Berisha i cili shprehej se mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit.
Më tej, Berisha theksonte se nuk do të ishte e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylltë jetën e tij pas hekurave të burgjeve.

Mes të tjerash në këtë artikull të publikuar nga RD, thuhej se “Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë”.

“Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.
Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve. Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër trafiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar.
Ai është vrasësi dhe terroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që torturoi e burgosi qindra kundërshtarë politikë, është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet, korrupsionin e organizuar… Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.
Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve.Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem. Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korruptuar, të autokracisë së krimit dhe korrupsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korruptuar të Metës dhe regjimit të tij. Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit…”, shkruhej në artikullin e botuar nga gazeta Rilindja Demokratike.

LEXO EDHE:  Përplasjet në mazhorancë/ Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme

LEXO EDHE:  Përplasjet në mazhorancë/ Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kujtojmë se edhe Basha, kreu aktual i PD ka qenë një kritik i ashpër i Metës për të cilin ka ngritur mjaft akuza.
Ndërsa sot PD, me në krye Bashën i është bashkuar kauzës së presidentit duke e mbështetur atë në prostestën e thirrur më 2 mars./CNA.al

LEXO TE PLOTE