Connect with Us

Video-Mirë se vjen kampion, por pa doreza/ Meta tregon një tjetër emër të njohur që do i bashkohet protestës

Politikë

Video-Mirë se vjen kampion, por pa doreza/ Meta tregon një tjetër emër të njohur që do i bashkohet protestës

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta bën të ditur se Kampioni i boksit Christian Demaj do t’i bashkohet tubimit të paralajmëruar nga kreut i shtetit në datën 2 mars.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një video të Christian Demaj, ku ky i fundit shprehet se “Në datën 2 mars do të jem edhe unë në Tiranë, në mbrojtje të Kushtetutës. Rroftë Shqipëria”.

Meta shprehet i lumtur që kampioni Christian Demaj do ti bashkohet tubimit, por njëkohësisht jep edhe një mesazh, ndërsa thekson se do të jetë një manifestim paqësor.

LEXO EDHE:  PD nuk kërkon të vijë në qeveri/ Ja arsyet e protestës

“I lumtur që edhe Kampioni, Christian Demaj, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më ✌mars.
Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi.
Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor”-shkruan Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lefter Maliqi: Basha më ka futur në listën për deputet i Beratit

Publikuar

-

Nga

Lefter Maliqi: Basha më ka futur në listën për deputet i Beratit

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi, u cilësua si “tradhtar” në mars të vitit 2019, pasi pranoi mandatin e deputetit, ndonëse në muajin shkurt opozita i dogji ato duke iu bindur kërkesës së Lulzim Bashës.

Mirëpo, sot Maliqi ka treguar se pavarësisht përplasjeve ai mabn akoma kontakte me kryetarin e Republikës së Re.

Deputeti deklaroi në studion e Report Tv se demokratët e kanë propozuar për të qenë pjesë e listave të deputetëve në Berat në zgjedhjet e ardhshme.

LEXO EDHE:  (Fotot) Fahriu zbarkon në Lalëz/ Pas Metës, shëtitje me Petrit Vasilin

LEXO EDHE:  (Fotot) Fahriu zbarkon në Lalëz/ Pas Metës, shëtitje me Petrit Vasilin

“Unë nuk e kam tradhtuar zotin Basha. Di që më kanë propozuar në Berat për të qenë pjesë nesër e listave të deputetëve. Me Bashën, me Kryemadhin, me zotin Duka dhe Mediu kam kontakte të përditshme, nuk kam vendosur. Kam oferta se mbështes opozitën legjitime”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kryeministri në ikje po prish marrëveshjen e 5 qershorit”/ Opozita dënon qëndrimet e Ramës

Publikuar

-

Nga

"Kryeministri në ikje po prish marrëveshjen e 5 qershorit"/ Opozita dënon qëndrimet e Ramës

Opozita e Bashkuar, përmes një deklarate dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore.

Sipas opozitës, veprimet e fundit të Ramës rrezikojnë të prishin konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE, si dhe vënë në rrezik stabilitetin e vendit. Po ashtu, opozita shqetësohet se Rama po dëmton shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

“Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij. Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane”, shkruhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  A është tërhequr opozita?/ Belind Këlliçi i përgjigjet Ramës

LEXO EDHE:  A është tërhequr opozita?/ Belind Këlliçi i përgjigjet Ramës

Opozita e Bashkuar vë në dukje se ka informuar edhe Presidentin  e partnerët ndërkombëtarë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lefter Maliqi zbulon marrëveshjen me Ramën/ Çfarë më ofroi për t’u bashkuar me PS-në

Publikuar

-

Nga

Lefter Maliqi zbulon marrëveshjen me Ramën/ Çfarë më ofroi për t’u bashkuar me PS-në

Deputeti Lefter Maliqi, ka zbuluar për herë të parë marrëveshjen që ka bërë në vitin 2017 me kryeministrin Edi Rama, kur edhe u përplas me kryetarin e Republikës së Re Lulzim Bashën.

Maliqi tha se kishte rënë dakord me Ramën që të bënte dy investime në zonën e Lapardhasë dhe Lumasë, si dhe për një post drejtuesi, por pretendon se kreu i qeverisë nuk i kishte qëndruar marrëveshjes.

“Marrëveshja ime bashkë me qytetarët dhe Ramën ka qenë në disa pika, kur them unë që jam i zhgënjyer total, imagjino ata që futi në burg. Edhe Gjiknurin ka për ta hedhur në rrugë. Kam mundur edhe Erion Braçen në komunën e Otllakut. Marrëveshja me këtë njeri ishte; dy investime në zonën time në Lapardha dhe Lumas që nuk i mbajti dhe një post drejtuesi, jo kjo se kjo çelësat e kashtës, zv/ drejtor, zv/ ministër, nuk ke autoritetin e duhur…

LEXO EDHE:  Rrëfimi i Lulzim Bashës për IN Tv: Ramës i lëshon një paralajmërim të fortë [VIDEO]

LEXO EDHE:  Opozita ende s’ka dorëzuar mandatet/ Deputetët duhet të paraqiten në Kuvend

Nuk mund të bësh gjë për elektoratin. Ia kërkova se më takonte, jo këtyre barkalecëve, që e kanë mendjen te krimi dhe korrupsioni dhe nuk kanë as shkollë. Nuk mbajti asnjë fjalë dhe fjala e tij ishte se do të ishte drejtues i pushtetit lokal. As këtë nuk e mbajti. Duke qenë deputet, që mua më çoi Zoti, ofertat e tij ishin të qëndroja deputet të bëja lojërat si shtojca e rilindjes, të më vinte ca poste drejtorish në Berat dhe Tiranë që unë kategorikisht se pranova”, tregoi deputeti në Report Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE