Connect with Us

Vangjush Dako rizgjidhet anëtar i Asamblesë së PS

Politikë

Vangjush Dako rizgjidhet anëtar i Asamblesë së PS

Publikuar

-

Kongresi i Partisë Socialiste ka zgjedhur anëtarët e rinj, të Asamblesë Kombëtare së kësaj force politike.

Pas përfundimit të numërimit të votave, mësohet se pjesëmarrja në votim ka qenë  85.3% ose ndryshe votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë.

Ndërkohë, mësohet se ish-kreu i Bashkisë së Durësit, i shumë akuzuar nga opozita, Vangjush Dako, është rizgjedhur në Asamblenë e PS.

Po ashtu, mësohet se ka edhe rritje të përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare.

LEXO EDHE:  Përgjimet/ Ja deputeti i parë i PS që del kundër Dakos

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama i pabesë”/ Si po tenton të përçajë Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me përplaasjen në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama kërkon me çdo kusht të fusë përçarje në Kosovë.

“Palaçua Rama apo perçaresi i pabese antiKosove!!(FOTO).

Me kurajon qe vetem nje palaço i pabese mund te kete, Rama kerkon te fuse me çdo kusht percarjen ne Kosove.

Dje mbronte haptas taksen 100% ndersa sot ben sikur perkrah heqjen e takses.(FOTO).

Dje shtrengonte duart mbi flamur me Ramushin dhe shante Albinin.

Sot hedh ne gjyq dhe shan Ramushin dhe mburr Albinin.

Ka vetem nje bese ky.

Asaj po i qendron besnik, beses se dhene ne Beograd.

Ne emer te beses se dhene ne Beograd ky e shet Kosoven dhe gjithcka lidhet me Kosoven.”-shkruan Vasili.

LEXO EDHE:  Përgjimet/ Ja deputeti i parë i PS që del kundër Dakos

LEXO EDHE:  Ilir Kulla pro Tom Doshit

Më tej, ai thekson se Kosova ia ka kthyer përgjigjen “palaços percares”, sikurse cilëson ai Ramën.

“Por Kosova dhe burrat e saj, qe e qeverisin ja kane kthyer pergjigjen palaços percares.

Burrat e Kosoves i bejne zgjedhjet shembullore dhe jo si ky “idiot” politik, qe ben zgjedhje me nje parti qe as Milosheviçi i tij i dashur nuk i bente më.

Kosova mbulohet vetem nga bora e bardhe e maleve dhe jo si Rama qe e mbuloi anembane Shqiperine me te bardhen e droges.

Kosova e zhvillon bisnesin ndersa ky e ka lene Shqiperine ku e ku pas Kosoves.

Ndaj Kosoves i mbetet qe vetem te beje gjithmone te kunderten e saj, qe thote palaçua perçares dhe do te jete gjithmone ne rregull.

Shihni fotot dhe kuptoni vete sharlatanin qe dje mbronte taksen sot ne emer te percarjes thote te kunderten.”-përfundon postimin e tij Petrit Vasili.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama kërkoi mandatin e tretë/ PD i numëron “bëmat” e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë Kongresit të PS thaa se kërkon një mandat të tretë.

Në një postim në rrjetet sociale, PD akuzon Ramën se keqqeverisja e vendit dhe rritja e pasigurisë ka shkaktuar shpopullimin dhe eksodin e shqiptarëve drejt vendeve të BE.

Partia Demokratike thotë se Rama akuzon Bashkimin Europian por dhe vetë shqiptarët për largimin, por në fakt fajin e vetëm e ka ai e barazoi Shqipërinë me vendet në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues.

Sipas PD zgjidhja e vetme e këtij fenomeni janë zgjedhjet e lira  dhe se për Ramën nuk duhet të ketë më një mandat të tretë.

“”Kush është i poshtri?

LEXO EDHE:  Kryemadhi mesazh Ramës dhe Bashës: LSI nuk është më patericë e askujt

LEXO EDHE:  PS drejt zgjedhjeve të brendshme/ Zbulohen emrat që do t'i drejtojnë

Në 2 mandatet e Edi Ramës kryeministër më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi. Me korrupsion, krim, arbitraritet, papunësi dhe injorancë, Edi Rama e barazoi Shqipërinë me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues në Bashkimin Europian. Poshtërsi është të mohosh këtë të vërtetë, duke bërë me faj herë Bashkimin Europian, herë shqiptarët që ikin se nuk pajtohen me qeverisjen e keqe të Edi Ramës. Kjo do të marrë fund me votë të lirë! Për Edi Ramën nuk do të ketë më një mandat të tretë! Për Shqipërinë nuk do të ketë më eksod!” thuhet në mesazhin e PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

SPAK përballë skandalit/ Hetoi Pezën, hesht për Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Tre vite më parë, në 13 Janar, 2017, CNA.al pas një investigimi publikoi pasurinë e plotë të ish-deputetit socialist, gazetarit, aktualisht sekretar në PS, Alfred Peza.

Peza ishte një nga njerëzit e mediat, që iu bashkua Rilindjes në vitin 2013, duke marrë edhe një post të rëndësishëm, duke qënë në një zonë thuajse të fituar nga e majta dhe më pas sekretar në Partinë Socialiste.

Peza do të mbahet mend për dy gjëra. Së pari, për premtimet e tij në Peqin, ku thoshte se do ta lidhte ekipin e Peqinit me Lacion, ku do të ndërtonte një stadium si në Romë, e të tjera pallavra si këto.

Dhe e dyta, pasuria e tij prej 1 milion dollarësh, blerë aksione në një bankë private.

Pas një investigimi disa mujor të CNA.al, të dhënave zyrtare nga QKB, deklarimeve të tij të pasurisë e të gjithë të tjerave, është zbuluar se Peza kishte një shumë marramendëse parash, në një bankë të nivelit të dytë. ( Lexo këtu)

Më pas lajmi i publikuar në CNA.al bëri bujë. Të gjitha mediat e raportuan, pa asnjë përjashtim. Dikush që tentoi ta mbronte ishte e pavlerë. SPAK i sotëm, atëherë quhej Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky institucion, ende i pareformuar menjëherë hapi hetimet, dhe çështja shkoi në gjykatë. Me justifikime, me dokumente, Peza tha se paratë e tij nuk ishin të fshehura, ishin të fituara nga rrogat, proçeduralisht paratë i shpëtoi duke i justifikuar ato me punën e bërë, por megjithëse ne kemi pretenduar se aty minimalisht kishte një evazion të pastër fiskal, Alfred Peza, duke shfrytëzuar pushtetin e Rilindjes doli i pafajshëm. Çështja u mbyll dhe ai ka një vendim gjykate në dorë që tani mund ta shkundë kudo ekraneve, por ashtu njësoj nuk mund të shkundë edhe vërtetimin e pagës së tij prej 80 mijë lekësh të reja, të cilën e çonte në gjykatë, për djalin e tij.

Përtej Pezës qëndron Ben Blushi. Prej dy javësh CNA.al ka sjellë një investigim disa mujor të filluar në muajin tetor, në lidhje me pasurinë e ish-ministrit, ish-prefekt, ish-deputet, ish-kryetar i partie, Ben Blushi. Ky i fundit në më shumë se 15 vite është paguar nga taksat e shqiptarëve, në të gjitha postet publike që ai ka mbajtur.

Pasi investiguam sërish si rastin e Pezës në QKB, ku bashkëshortja del aksionere në katër biznese, zbuluam se edhe në Bullgari kishte aksione tek një kompani private, ku ishte bashkëortake me biznesmenët të cilët kanë koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, i shumë akuzuar nga opozita dhe opinioni publik, për të cilin është thënë se është aferë mbi 300 milion euro. (Lexo këtu)

Gjithashtu bashkëshortja e tij Eva Blushi, me kompaninë bullgare, ku ishte aksionere me 33% të kuotave, kishte blerë Valtelina shpk, e cila mban emrin tregatr Lori Kafe, që ka të njëjtët aksionerë me Top Channel. (Lexo këtu) 

               Prona në Korçë

Gjithashtu, CNA.al publikoi, edhe një pronë në Korçë të deklaruar nga Ben Blushi për vetëm 30 mijë euro, e cila në fakt vlen të paktën 500 milion sipas vlerës së tregut, në kohën kur ajo është blerë ( Lexo këtu). Dhe i njëjti biznes është dhënë me qera për 2 mijë euro në muaj dhe për gati 18 muaj ka nxjerrë të gjithë lekët e investimit.

Në krah të këtij biznesi qëndron dhe një tjetër objekt. Sërish një ambient tregtar, në emër të ish-vjehrrit të Ben Blushit, i shkëmbyer me një apartament 120 metër katëror në Tiranë, i cili vlente të paktën 250 mijë euro. Por, ky biznes regjistrohet dhe duket se ka vlerë reale, por ajo e Ben Blushit megjithëse më e madhe si sipërfaqe, gati edhe një herë më e madhe regjistrohej me një vlerë qesharake.

LEXO EDHE:  Kryemadhi mesazh Ramës dhe Bashës: LSI nuk është më patericë e askujt

LEXO EDHE:  Ilir Kulla pro Tom Doshit

             Pallati në Tiranë

Pas kësaj CNA.al ka denoncuar edhe një pallat në Tiranë, ndërtuar nga një jurist A. Brati, i cili nëpërmjet një proçedure e cila duket të jetë qartazi një skemë, përfiton një pjesë trualli me një gjyq, ku pala e paditur nuk ka asnjë pretendim, por thjeshtë dhe vetëm bëhet marrëveshja. Se pse duhet të ketë një gjyq ku pala tjetër e bën marrëveshje, dorëzohet dhe firmos në gjykatë pa asnjë pretendim kjo tregon se gjithçka ka qënë formale dhe një “dhuratë” i është bërë vjehrrit të Ben Blushit nga ndërtuesi i atij pallati, i cili pretendon se ka qënë Blushi ortaku i vërtetë dhe jo vjehrri i tij. (Lexo këtu) 

Pasuria e përfituar nga ai truall dhe leja e ndërtimit e dhënë më pas me një gjyq formal, më pas shkoi të paktën në pesë milion dollarë. Këto janë shkruar dhe publikuar vazhdimisht në CNA.al dhe do të përsëriten. Por, ajo që duhet të ndodhë  tani është vendosja përballë SPAK.

SPAK, ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, tashmë institucion i reformuar, duket të jetë përballë skandalit. E në rastin e Alfred Pezës, atëherë Prokuroria e Krimeve të Rënda reagonte dhe regjistronte procedimin penal, dhe hetonte qoftë edhe formalisht, kishte një gjyq dhe në fund jepej një vendim.

Ndërsa për rastin e Ben Blushit askush nuk lëviz gishtin. Askush nuk cel hetimet. Asnjë vepër penale nuk po regjistrohet. SPAK po hesht.

Ne do të jemi këtu për të mos u ndalur dhe për të detyruar SPAK të flasë. Për t’i detyruar institucionet të reagojnë. Nuk mund të ndodhë më në Shqipëri, zhurmë zhurmë për asgjë. E vërteta duhet një dhe vetëm një.

Ben Blushi duhet të hetohet për pasurinë e tij të fshehur, për deklarime të rreme. Këto janë faktet minimale që ne kemi zbuluar. Mund të ketë edhe shumë të tjera që prokurorët duhet t’i hetojnë dhe t’i zbulojnë.

E në rast se Alfred Peza rrogën si gazetarë e kishte fshehur për të mos paguar taksat, Ben Blushi ka përfituar qindra miliona lekë pasuri në marrëdhënie me biznesmenë të ndryshëm, duke ushtruar influencën e tij si deputet, prefekt apo ministër.

SPAK ndodhet përballë një skandali. Heshtjes dhe mbulimit të çështjes së Ben Blushit. Po duket qartazi se ky institucion, përtej pretendimit publik, është kapur nga mazhoranca e cila merr në mbrojtje shërbëtorët e saj të shpërndarë në media.

SPAK të paktën në kaq kohë duhet të kishte regjistruaar fillimin e hetimit, por nuk ka ndodhur ende asgjë. Faktet dhe argumentat janë publikuar, dosja është e plotë. Por, ajo që u quajt shpresa e shqiptarëve, po hesht. Megjithëse për të do të ishte një fillim i mirë. Tani ndodhemi përballë faktit se ka vetëm heshtje. Asnjë reagim. Një institucion që u pretendua se do të reagonte fort ndaj denoncimeve të korupsionit, por po hesht dhe po bën tani avokatinë e Ben Blushit, jo publikisht, por ligjërisht, duke e shpëtuar atë nga akuzat./ CNA.al

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

Ekskluzive-SKANDALI/Deputeti i Rilindjes dhe ish-gazetari Alfred Peza ble 1.1 miliard lekë, 1% aksione në një bankë private (Dokumentat)

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

LEXO TE PLOTE