Connect with Us

Tre testime të reja nga coronavirusi/ Del përgjigja e analizave, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Sociale

Tre testime të reja nga coronavirusi/ Del përgjigja e analizave, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Publikuar

-

Specialistja e sëmundjeve infektive në ISHP, Eugena Tomini ka theksuar se deri tani nuk ka asnjë rast me koronavirus në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat, Tomini tha se edhe tre rastet e dyshuara për koronavirus, të cilat janë testuar një ditë më parë, rezultuan negative.

Po ashtu ajo tha se deri tani kanë marrë 1485 telefonata, ku vetëm 57 prej tyre kanë qënë me probleme respiratore.

LEXO EDHE:  Coronavirus regjistron raste të reja/ Konfirmohen të prekur në Rusi, Gjermani dhe Angli

Gjithashtu ajo i drejtoi edhe një mesazh qytetarëve, ndërsa theksoi se “Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar në vendet e prekura nga coronavirusi, ose kanë shenja të infeksionit të telefonojnë në numrin 127”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Më shumë punë më pak pension

Publikuar

-

Nga

Pensioni i pleqërisë, si u rritën me shpejtësi vitet e punës dhe mosha në tri dekadat e tranzicionit. Por ndonëse punojmë më gjatë, frenohen përfitimet pas reformës. 

Nga viti 1993 dhe deri më tani, mosha dhe vitet e punës për të përfituar një pension të plotë pleqërie janë rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare nga ISSH-ja, në vitin 1993, një burrë përfitonte pension të plotë pleqërie në moshën 60 vjeç dhe me 25 vite punë, ndërsa një grua e përfitonte të drejtën e pensionit të plotë në moshën 55 vjeç dhe me 20 vite sigurime të paguara.

Aktualisht, një burrë e përfiton pensionin e plotë të pleqërisë me 65 vite jetë dhe me 37 vite sigurime të paguara, ndërsa një grua e përfiton këtë të drejtë me 61.2 vite dhe 37.4 vite pune të siguruara. Nga viti 1993, mosha e daljes në pension për burrat është rritur me 5 vite, ndërsa kriteri për vitet e punës është rritur me 12 vite, ose 48 %.

Për gratë, mosha e daljes në pension është rritur me 6.2 vite, ndërsa vitet e sigurimeve nga viti 1993 në vitin 2020 janë rritur me 17.2 vite ose me 86%. Deri në vitin 2032, një grua që të përfitojë pension të plotë pleqërie duhet të jetë së paku 63.2 vjeçe dhe të ketë 40 vite punë. Akoma më e vështirë do të jetë në vitin 2057, ku pensioni për gratë do të jepet në moshën 67 vjeç, kundrejt 40 viteve punë. Pas vitit 2050, kriteret themelore si për burrat dhe gratë do të jenë barazohen.

Kriteri i moshës dhe viteve të punës për të përfituar pension ka ndryshuar me tendencë rritjeje gjatë dekadave të fundit, për shkak të rritjes së jetëgjatësisë në vend, si për burrat dhe për gratë. Gjithashtu, plakja e popullsisë dhe rënia e forcës së punës po ushtron presion mbi skemat e pensioneve kudo në botë, duke i përballuar ato me deficit për shkak të përkeqësimit të raportit kontribuues-përfitues. Një tendencë e ngjashme verifikohet edhe në Europë, ku mosha e daljes në pension në dekadën në vijim synon të jetë 67 vjeç, si për burrat dhe për gratë.

BURIMI: ISSH

Frenohen përfitimet pas reformës

Edhe pse inflacioni është rritur me rreth 2 për qind në vit gjatë dekadës së fundit, pensionet e reja mesatare thuajse kanë ngelur të pandryshuara përgjatë pesë viteve të fundit. Në periudhën janar-shtator të vitit 2019, personat që dolën në pension morën mesatarisht 14 794 lekë në muaj, me rritje vetëm 1 për qind nga pensioni mesatar i atyre që dolën në pension në vitin 2015.

LEXO EDHE:  Check Up skemë mashtrimi për të vjedhur paratë publike

LEXO EDHE:  Skandali-110 milionë euro që burrat të dalin me barrë e gratë me prostat/Kompania telefonike analiza profesionale falas tek privati

Para reformës së re të pensioneve, që nisi zbatimin në vitin 2015, masa e pensioneve të reja ishte në rritje të shpejtë. Personat që dolën në pension në vitin 2014 në zonat urbane e kishin pensionin mesatar 13 611 lekë në muaj. Ndërsa personat që dolën në pension në vitin 2012 morën pension mesatar mujor 12 719 lekë.

BURIMI: ISSH

Pensionistët e rinj që dolën në pension në vitin 2014 morën mesatarisht 7 për qind më shumë se ata që dolën në pension në vitin 2012. Ndërsa pas zbatimit të skemës së re të pensioneve, pensionistët që dolën në pension në vitin 2019 morën vetëm 1 për qind më shumë se ata që dolën në pension në vitin 2015.

Sipas skemës së re të vitit 2015, pensioni nuk mund të jetë më i madh se 75% e pagës mesatare neto në tre vite të njëpasnjëshme në dhjetë vitet e fundit të punës dhe nuk mund të jetë më i madh se dyfishi i pensionit bazë.
Kur nisi reforma e re në vitin 2015, ekspertët në ISSH lajmëruan se pensionistët që do të dalin në pension nga viti 2015, për një periudhë afatmesme, do të kenë një rritje të moderuar të masës së pensionit, krahasuar me pensionistët para 2015-s.

Ndërsa në periudhën afatgjatë, për personat që kontribuojnë me paga më të larta, pensionet do të jenë më të qenësishme dhe të mbështetura mbi pagat e tyre reale, të deklaruara në listë-pagesa dhe të indeksuara sipas rregullave të qarta dhe të qëndrueshme, të cilat do të japin një bazë të vlerësuar më të lartë dhe, për rrjedhojë, një masë më të madhe për pjesën e kontributeve të pensionit.

 

BURIMI: ISSH

Formula e llogaritjes së pensionit është P= PS + Sh, ku “P” është masa e pensionit mujor, “PS” është pensioni social, masa e të cilit është jo më e lartë se masa e pensionit të pjesshëm, që arrihet nga skema e kontributeve, ndërsa “Sh” është shtesa, vlera e së cilës është 1% e vlerës së bazës së vlerësueshme për çdo vit, e cila përfaqëson raportin e kontributeve./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Pasditja sjell “surpriza”, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Paraditje e sotme do të ketë mot kryesisht të qendrueshëm, por në mesditë gradualisht nis shtimi i vranësirave mesatare deri të dendura.

Sipas SHMU, në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intesitet të ulët do të prekin zonen jugore dhe atë veriperëndimore.

Era me shpejtësi mesatare 5-8m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton intesitet deri në 15-20m/s shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 1 mars 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Tregohuni më të dashur dhe më të ëmbël me partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse keni për të pasur një marrëdhënie akoma më të mirë. Ndonjë surprizë e vogël nuk do ju bënte keq. Beqarët kësaj here do kenë mundësi të njohin dashurinë e madhe, por nuk duhet t’ua thonë këtë gjë të gjithëve. Sektori i financave nuk do jetë shumë i qëndrueshëm. Kujdes me çdo hap.

DEMI 21. prill – 21. maj

Nëse lidhja juaj është e fortë, sot nuk do ndodhë asgjë e keqe për ju. Përkundrazi në mbrëmje do arrini të krijoni një klimë romantike që do ju falë kënaqësi. Edhe për beqarët do ketë ndodhi shumë të bukura. Ata do realizojnë takime interesante që shumë shpejt do i bëjnë ta shohin botën ndryshe. Që financat të mbeten te mira mundohuni të mos ia besoni askujt tjetër menaxhimin e tyre.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Tension, konflikte, debate. Jeta juaj ne çift ka për të qenë shumë e trazuar dhe do ju sjellë mërzitje të madhe. Në disa momente do keni vetëm dëshirë të mbylleni ne vetvete. Beqarëve nuk do ju krijohen aspak mundësi për të realizuar takimet që kishin ëndërruar kështu që do mbeten vetëm. Për të stabilizuar financat do luftoni shumë fort.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Lidhja juaj me partnerin ka për të qenë e vështirë dhe shumë problematike sot. Do jeni kokëfortë të dyja palët dhe nuk do doni të ulni hundën. Nëse jeni ende një zemër e vetmuar, ka mundësi që sot të merrni ftesa ose propozime. Me financat duhet të tregoheni akoma më të matur sepse në të kundërt nuk do mund t’ia dilni dot as të kryeni shpenzimet më të domosdoshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ditë shume e qetë ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do merrni vesh për mrekulli me partnerin, do kaloni më tepër kohë së bashku dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje të vjetra. Beqarët do kenë takime të cilat shume shpejt do sjellin ndryshime edhe në status. Me financat duhet të merreni më seriozisht pasi çdo gabim sot do sjellë probleme të mëdha nesër.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Çiftet do kenë disa probleme të vogla, por asgjë alarmante apo që të kenë pasoja për të ardhmen. Ndikimi i shkëlqyer i Uranit dhe Neptunit premtojnë takime te jashtëzakonshme për beqarët. Të gjithë kanë për të pasur ndryshime pozitive. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do sjelle fat me shumice dhe do ju ndihmojë të pasuroheni më shpejt.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Sado që të mundoheni sot nuk do arrini të ruani një klimë të qëndrueshme ju të dashuruarit. Debatet do jenë të vazhdueshme dhe ndonjëherë për gjëra pa rëndësi. Beqarët do kenë një ditë shumë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat do kenë një përmirësim të dukshëm gjatë kësaj dite çka do ju ndihmojë të shlyeni disa borxhe.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Ditë shumë konfliktuale do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jenë personat e tretë ata që do iu nxitin idetë negative që do sjellin debate të njëpasnjëshme. Beqarët nuk duhet ta humbin shpresën deri në sekondën e fundit. Me financat do jeni realistë dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim të tepruar. Kjo sjellje do bëjë që paratë t’iu mjaftojnë për gjithçka.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Shmangni mundësitë për aventurat gjatë kësaj dite nëse nuk doni te keni probleme me partnerin. Kushtojini më tepër rëndësi atij qe keni ne krah. Beqaret do ndihen shume mire ne praninë a personave qe do i joshin dhe do hedhin hapa me shume. Ne planin financiar jo çdo gjë do shkoje mire sidomos nëse tregoheni shume te pakujdesshëm me shpenzimet.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do kaloni momente shume te qeta gjate kësaj dite dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhe pranë partnerit. Ne shume momente do ndiheni te plotësuar dhe nuk do kërkoni asgjë me tepër. Beqaret nuk do arrijnë dot te gjejnë një person perfekt prandaj do vendosin te presin ende për te hedhur hapa. Gjendja e financave do përmirësohet shume me tepër nga me pare.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dielli do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe mund te sjelle probleme te njëpasnjëshëm. Nuk do i bindeni atij për asgjë dhe do doni t’iu dale e juaja. Beqaret nuk duhet t’i refuzojnë ftesat qe do ju bëhen sepse prej tyre do fillojnë lidhje fantastike. Ne planin financiar do merrni masa shume strikte dhe situata do përmirësohet goxha. Vazhdoni me këtë mënyrë menaxhimi.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Sot do përjetoni momente shume te lumtura pranë partnerit tuaj dhe do iu vini njëherë e mire kapak problemeve te se shkuarës. Për beqaret Dielli do jete planeti me i favorshëm. Gjithçka do ju realizohet ashtu si keni ëndërruar dhe do ndiheni te përmbushur. Financat do ndikohen nga Saturni jo shume i favorshëm. Ai nuk do ju beje te logjikshëm dhe mund te bëni edhe gabime menaxhimi.

LEXO TE PLOTE